Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VËZHGIMI në Myslim Shyri! Duhet të mbyllnin qepenat për një orë, dështon protesta e bizneseve, nuk i mbyllim qepenat
Jashtë kamerave, disa prej pronarëve janë shprehur se nuk kishin dijeni për protestën e sotme ndaj dhe nuk ishin solidarizuar.
5 Nëntor 2022, 10:10Nga k.m.
Pamje nga bizneset në Tiranë
TIRANË- Bizneset e vogla dhe të mesme do të ulnin sot qepenat për rreth një orë në shenjë proteste kundër qeverisë. Por duket se sot ka dështuar.
Nga një vëzhgim i bërë në rrugën Myslim Shyri që është e mbushur me bizese në të dy anët e saj, duke se asnjë nuk e ka respektuar rregullin e protestës, ku të gjithë pronarët duhet t'i "vinin çelësin" nga ora 10 deri në 11 të paradites së sotme. Jashtë kamerave, disa prej pronarëve janë shprehur se nuk kishin dijeni për protestën e sotme ndaj dhe nuk ishin solidarizuar.
Përmes kësaj proteste, drejtuesit e shoqatës i kërkojnë qeverisë të anulojë rritjen e gjobave, të mos rritë çmimin e energjisë dhe të përgjysmojë taksat e karburantit. Po ashtu, duan të hiqet nga paketa fiskale 2023 rritja e gjobave nga dy deri në tre herë; të hiqet nga paketa fiskale e 2023, ligji i tatimit mbi të ardhurat. Kërkesat e tyre pritet që të merret parasysh nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.