LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e të miturës së abuzuar në Pogradec, 29-vjeçari i jepte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë

Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.

10 Janar 2024, 21:06 Nga r.ll
Zbardhet dëshmia e të miturës së abuzuar në Pogradec,
foto e 12-vjeçares

POGRADEC- Emisioni Fiks Fare solli detaje tronditëse nga ngjarja e fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku një 29 vjeçar abuzonte me një 12 vjeçare prej 2 vitesh dhe që të mos mbetej shtatzanë ai i jepte kontraceptivë që 10 vjeç.

E ëma e të miturës tregoi për Fiksin se vajza e saj prej 2 vitesh flinte në dhomë vetëm me 29 vjeçarin, por ajo kishte kuptuar se kishte marrëdhënie seksuale mes tyre vetëm para dy muajsh. “Unë nuk e dija këtë gjë deri para 2 muajsh , kur i dëgjova pas dere edhe pse e mbanin të mbyllur dhe mbyllnin edhe vrimën e çelësit” tregoi per Fiksin nëna e të miturës.

Ndërkohë e mitura në prezencë të gazetarëve tregon se sa herë kryenin marrëdhënie seksuale 29 vjeçari kujdesej t’i merrte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzanë. Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.

12 vjeçarja duket e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Edhe pse gjatë bisedës me Fiksin pranon se 29 vjeçari  ishte bërë shpesh herë pengesë për të mos shkuar në shkollë , duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.

Kjo gjë ka sjell edhe problemet shëndetësore për të miturën gjë që e ëma i  ka vënë re, pasi shpesh ajo mungonte në shkollë nga dhimbjet e barkut.

Fiksi nuk qëndroi vetëm te dëshmitë e tyre, por trokiti nëpër institucione për të mësuar mbi fatin e të miturës.

Në shkollën ku 12 vjeçarja mësonte, nëndrejtoresha tregon se ajo prej 2 ditësh nuk ka ardhur në shkollë, madje nuk ka asnjë informacion se ku është.

“Kam telefonuar diosa herë të ëmën nuk më është përgjigjur, nuk e di fare pse s’ka ardhur dhe ku është” thotë nëndrejtoresha.

Ndërkohë për psikologen e shkollës shqetësimi kryesor është gjendja e tyre ekonomike, pasi edhe vajza edhe e ëma trajtohen me KEMP. Kjo se edhe e mitura ka një problem në këmbë, ndërsa e ëma në shikim.

Për rastin ajo është e painformuar, duke referuar rastin tek punonjësja sociale e bashkisë, e cila mjaftohet me faktin që e mitura do jetë në një fshat të largët të Pogradecit.

Gazetarët e Fiksit morën një përgjigje edhe nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki, ku sipas punonjëses ky institucion po merret me rastin. “ Akti ekspertimit nuk është bërë, se nuk kemi më ne kompetenca i ka vetëm prokurori. Përsa i përket shkollës do shkojë pasi t’i gjejmë një banesë që t’ja paguajë bonusin bashkia” thotë punonjësja.

Kështu e mitura e cila mori vëmendjen mediatike për tre ditë me radhë mbi atë çka ka i ka ndodhur, por askush nuk u morë me faktin sesi është ajo pas gjithë kësaj historie. Sot është pa shkollë dhe e braktisur./TCH

pogradec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj