10 Janar 2024, 17:48
Nga r.ll
momente nga videoja
GREQI- Një video është publikuar në mediat greke ku shihen dy personat që akuzohen si autorët e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati,duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash.
Videoja është kapur nga kamerat e sigurisë së dyqanit pranë banesës së viktimës, rreth orës 12:15 të mesnatës. Fillimisht në pamje shihet duke ecur në rrugën e Perikleut, partneri 39-vjeçar i Gjeorgjia së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar, duke parë në dy anët e rrugës. Më pas ata shihen duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e krijuar nga ato për largimin e 41-vjeçares nga shtëpia.
Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe me ritme të shpejta. Edhe më herët, të njëjtat kamera fiksuan shqiptaren me partnerin e saj duke ecur dorë për dore pak minuta para se ai ta qëllonte tre herë me thikë.
Kujtojmë se ditën e djeshme ai ka dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se natën e ngjarjes ai kishte qenë duke fjetur, sepse sipas tij kishte pirë ilaçe gjumi dhe e ka vënë re mungesën e Gjeorgjia, vetëm në mëngjes.
39-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme, pasi është arrestuar dhe dënuar disa herë për rrahjen e motrës së tij, ndërsa ndaj tij janë bërë edhe denoncime për abuzim nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka dy fëmijë.
gjeorgjia murati greqi
Aktualitet
10 Janar 2024, 16:02
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin. Ndaj tij i...
Aktualitet
10 Janar 2024, 15:14
N.F
Policia italiane
ITALI- Mbrëmjen e djeshme banorët në Casarile në provincën e Milanos janë alarmuar pas të ...
Aktualitet
10 Janar 2024, 15:09
GREQI- 50-vjeçari shqiptar, autori i dyshuar i vrasjes së kunatit të tij mbrëmjen e së martës në afërsi të...
Aktualitet
10 Janar 2024, 14:39
M.B
BRITANI E MADHE- I riu shqiptar Leondard Farruku i cili u gjet i vdekur në anijen-hotel për azilkërkues, Bibby Stokholm, pë...
Aktualitet
10 Janar 2024, 14:40
N.F
Erjon Pelivani
GREQI- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Greqi ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari vrau k...
Aktualitet
10 Janar 2024, 14:37
I.A
TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një dyqan në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se zjarri në r...
Aktualitet
10 Janar 2024, 14:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar se ekonomia e vendit po hyn në një fazë të re zhvillimi. Duke bërë...
Aktualitet
10 Janar 2024, 14:06
M.B
Belgjika- Një operacion për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shqiptarë, me bazë në Antwerp t&e...
Aktualitet
10 Janar 2024, 13:46
M.B
Shkodër- Një 50-vjeçar me inicialet H. F., nga Vlora, është proceuar penalisht pasi kishte braktisur djalin e tij 9-vjeça...
Aktualitet
10 Janar 2024, 13:35
M.B
Shkodra- Trupi i pajetë i një 47-vjeçari me inicialet A. M., është gjëtur ditën e sotme rreth orës 12:00 në ban...