LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese mban seancë përmbyllëse për çështjen e Skavicës

Një grup organizatash mendojnë se ligji dhe vendimi i qeverisë janë të papajtueshëm me Kushtetutën. Institucionet dhe shoqatat sollën para gjykatës prova dhe argumente pro dhe kundër ndërtimit të hidrocentralit.

10 Janar 2024, 20:17 Nga h.k
Gjykata Kushtetuese mban seancë përmbyllëse për
Foto ilustruese

TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën përmbyllëse mbi aktet ligjore, që i hapin rrugën studimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Një grup organizatash mendojnë se ligji dhe vendimi i qeverisë janë të papajtueshëm me Kushtetutën. Institucionet dhe shoqatat sollën para gjykatës prova dhe argumente pro dhe kundër ndërtimit të hidrocentralit.

Për qeverinë, Skavica është projekti më i rëndësishëm strategjik në fushën e energjisë.

Tre organizatat i kërkuan Gjykatës të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin e Kuvendit dhe vendimin qeveritar të vitit 2021, që i hapin rrugën procedurave të kontratës dhe studimeve në fazën e parë për ndërtimin nga kompania amerikane Bechtel e një dige në Skavicë të Kukësit, e cila sipas tyre shkakton dëme të pakthyeshme në jetën, ekonominë dhe mjedisin e krahinës së Dibrës.

Jordan Daci, një nga avokatët e organizatave, shpreson që gjykata të vendosë pro banorëve të asaj krahine, sepse ligji dhe vendimi, sipas tij, shkelin hapur të drejtat kushtetuese social ekonomike, mjedisore, të drejtën e informimit, liritë ekonomike dhe barazinë para ligjit.

“Kemi një kontratë të veshur me ligj, gjë që nuk të justifikohet në asnjë kohë dhe për mendimin tim kjo është në vazhdimësi të abuzimit me ligjin, duke e përdorur atë si një instrument për të siguruar mbrojtjen si për ata që i miratojnë ashtu edhe për ata që përfitojnë. Së dyti, patjetër që ligji cënon parimet themelore kushtetuese si dhe trashëgiminë. Bëhet fjalë për një trevë, e cila lidhet në mënyrë të pandashme me familjen e Kastriotëve dhe me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej”, i tha Zërit të Amerikës, avokati Daci.

Nga ana tjetër, përfaqësues të institucioneve shtetërore vlerësojnë se "pretendimet e shoqatave janë në fazë hipotetike, hamendësime teorike, derisa nuk ka ende përfundime shkencore", studimet vazhdojnë dhe në to do të mbështeten vlerësimet e mëtejshme.

Përfaqësues të Kuvendit dhe të qeverisë theksuan se "ligji është në përputhje me Kushtetutën, përcakton procedura në dy faza", studimin dhe propozimin mbi ndërtimin e hidrocentalit.

Faza e parë parashikon mbledhje të dhëna e studime ku do të bazohet propozimi, nëse apo si do të ndërtohet hidrocentrali.

Sipas tyre, kontrata e fazës së dytë do të sillet nga qeveria sërish në formën e projekt-ligjit në Kuvend.

Por veprimtarët vlerësojnë se me gjysmën e fondeve të digës hidrike në të njëjtin terren mund të ngrihen impiante të energjisë diellore, që mund të prodhojnë dyfishin e energjisë.

Ne kemi shumë shpresë që ligji të shfuqizohet dhe t’u jepet përparësi zhvillimit ekonomik në Dibër, duke investuar në parqe voltaike, që janë mënyra më e mirë për sigurimin e energjisë, janë më miqësore me mjedisin dhe nuk shkaktojnë zhvendosje të komunitetit të banorëve”, tha për Zërin e Amerikës, Ferzileta Gjika, përfaqësuese e shoqatës “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”.

Avokatët e Komitetit të Helsinkit, të shoqatës “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi” si dhe të shoqatës “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” theksojnë se diga do të përmbytë mbi 17 mijë hektarë toka bujqësore, i quajtur si hambari i veriut, një terren i njohur për vendndodhjet historike e arkeologjike.

Ata dhe veprimtarët i krahasojnë me pasojat e një tërmeti zhvendosjen nga përmbytja të mijëra banorëve nga vendbanimet e tyre pa u marrë mendim dhe pa u garantuar të ardhme të sigurtë.

Ky hidrocentral është hidrocentrali i mbytjes së Dibrës. Të gjithë jemi të prekur. Ç’është ky hidrocentral?! Ai do të dëmtojë një komunitet shumë të rëndësishëm dhe një popull, që ka luftuar në shekuj për liri e pavarësi, një popull që ka patur përplasje me armiq të shumtë, i cili ka nxjerrë heroin tonë kombëtar Skënderbeun pikërisht nga ato troje, që sot rrezikojnë të përmbyten nën ujë, e që nuk do të mundemi as t’ua tregojmë fëmijëve si fushëbeteja të njohura”, thotë për Zërin e Amerikës, Munir Hoxha, inxhinier i pyjeve dhe mjedisit, njohës me përvojë shumëvjeçare pune në atë rajon.

Hidrocentrali i Skavicës cilësohet nga qeveria si projekti më i rëndësishëm dhe më strategjik në fushën e energjisë, i cili do të sjellë me fitime të drejtpërdrejta në energji, punësim, turizëm dhe ekonominë.

Ajo ka ngarkuar kompaninë amerikane Bechtel që të kryejë studime dhe propozime për digën.

Kontrata për fazën e parë të projektit u nënshkrua me këtë kompani në korrik 2021, pasi ligji u miratua në Kuvend në mars të po atij viti.

Ligji i 23 marsit 2021 bën “përcaktimin e procedurës së veçantë për negocim dhe ekzekutim të kontratës me shoqërinë Bechtel International Inc, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Ndërsa vendimi i qeverisë 30 korrikut të po atij viti është “për miratimin e kontratës së fazës së parë për shërbime teknike - projekti hidroenergjitik i Skavicës ndërmjet KESH dhe Bechtel Limited”.

Gjykata Kushtetuese merr vendim brenda një muaji nëse do t’i shfuqizojë ligjin e Kuvendit dhe vendimin e qeverisë të vitit 2021 për këtë çështje./VOA

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet