LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet DOSJA e arrestimit të Fredi Belerit! 400 mijë lekë u shkëmbyen në tualet, zbardhen PËRGJIMET: Ka lënë gjë për mua?

Në dosje theksohet se paratë nuk u dhanë nga Beleri por nga një person i tretë, i cili takoi shtetasin A.R, në një lokal në Potam të Himarës.

17 Maj 2023, 12:31 Nga A.B
Zbardhet DOSJA e arrestimit të Fredi Belerit! 400 mijë lekë u
Fredi Beleri

TIRANË- Është zbardhur dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, i cili rezultoi fitues në Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 Majit. Në dosjen në fjalë flitet për veprimtari të kryera nga Beleri, që thuhet se ka kontaktuar qytetarë të ndryshëm dhe duke i ‘joshur’ me para, nga 50 mijë lekë deri në 200 euro, duke kërkuar votën në këmbim të nënshtetësisë dhe pensionit grek.

Po ashtu, thuhet se paratë nuk u dhanë nga Beleri por nga një person i tretë, i cili takoi shtetasin A.R, në një lokal në Potam të Himarës. Në dosje shkruhet se dhe shkëmbimi i lekëve u dha në tualetin e këtij lokali.

Personi me inicialet A.R, pyeti se nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të fliste sërish. 

"Shtetasi A.R., e ka pyetur nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të fliste prapë"

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

“Më datë 10.05.2023 shtetasi A.R ka komunikuar në telefon me shtetasin Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do e verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023  ata janë takuar në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Galateria”, ku sipas bisedave të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën e personave të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës, pro kandidatit Bleri. Në përfundim të bisedës Beleri i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumë prej 50 eurosh për çdo person dhe shumë 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi do të verifikonte se vota është hedhur pro tij.

Po më datë 11/05.2023 është zhvilluar një takim midis shetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku kanë biseduar për personat që janë në listën dhe mënyrën se si do jepen shumat e parave.

Në vijim të kësaj bisede gjatë mbasdites së datës 11/05/2023, rreth orës 21:47, A.R ka komunikuar me Belerin në lidhje me një takim me shtetasin me emrin Pandeliu dhe i ka thënë që do ti thotë ta marrë në telefon Pandel. Më pas shtetasi A.R është takuar me tek lokali Galateria. Të dy janë ulur brenda lokalit dhe Pandeliu i ka marrë telefonin shtetasit A.R dhe i ka lënë në banak së bashku me telefonin e tij. Më ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar Belerit. Më pas Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të dhe së bashku kanë shkuar drejt tualetit dhe i ka dhënë një shumë monetare, prej 40.000 lekë. Shtetasi me inicialet A.R., e ka pyetur se si do t’i ndante paratë, nga 50 mijë lekë secilit. Dhe ai ka pohuar që po. Shtetasi A.R., e ka pyetur nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të fliste prapë”- thuhet në dosje.

fredi beleri


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë