Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Jorgo Goro ka qenë paraditen e sotme në SPAK, i thirrur për të dhënë dëshmi për këtë çështje.
TIRANË-Fredi Beleri, fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit në Himmarë ka bërë një kallëzim penal ndaj ish kryebashkiakut Jorgo Goro si falsifikues për një sipërfaqe të madhe toke. Beleri kallëzon dhe ish ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi i njohur si “Investitor strategjik”, për transformimin pronësisë e 5512 m2 tokë.
Goro akuzohet në kallëzim se i ka dhënë tokën ish ministres duke qenë në shkelje të ligjit. Jorgo Goro ka qenë paraditen e sotme në SPAK, i thirrur për të dhënë dëshmi për këtë çështje.
KALLËZIMI
“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në kallëzim. Po ashtu sqarohet se Jorgo Goro e ka nënshkruar këtë planvendosje. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi. Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme. Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj. Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaxhka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore.”-thuhet në padi.
gjyshi i 3-vjeçarit TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ak...
foto ilustruese TEPELENË- Policia ka proceduar penalisht 4 persona në fshatin Mezhgoran të Tepelenës. Sipas informacioneve polico...
GJKKO TIRANË- Kalon për gjykim dosja e xhihadistëve, mes tyre dhe 7 gra që kanë qenë në kampet në Siri, por ja...
pamje nga klinika dentare TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë ku një 3-vje&ccedi...
Policia DURRËS- Një 54-vjeçar është arrestuar në Manëz të Durrësit. Policia thotë se i arrestuari mbant...
Foto ilustruese TIRANË- Daja i të miturit në Tiranë, që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tekdentis...
Gjyshi TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ka bërë pretendi...
pamje nga vendngjarja TIRANË-Mëngjesin e ditës së sotme një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokal...
Foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur detaje lidhur me vdekjen e një të mituri në Tiranë, pasi iu nënshtrua një op...
Foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar. Rrok Gjoni&n...