E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Banorët e fshatit Mezhgoran kanë protestuar paraditen e sotme sepse nuk lejojnë që të kryhen punimet për linjën e ujësjellësit që po ndërtohet mes fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran.

TEPELENË- Policia ka proceduar penalisht 4 persona në fshatin Mezhgoran të Tepelenës. Sipas informacioneve policore, procedimi ndaj tyre ka nisur pasi kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në hyrje të fshatit Mezhgoran, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë, për hapjen e rrugës.
Banorët e fshatit Mezhgoran kanë protestuar paraditen e sotme sepse nuk lejojnë që të kryhen punimet për linjën e ujësjellësit që po ndërtohet mes fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran.
Ata janë shprehur se këto punime i kanë lënë pa ujë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë ju kanë shkatërruar infrastrukturën rrugore. Banorët janë shprehur se do të protestojnë derisa qeveria t'i japë zgjidhje çështjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. C., 33 vjeç, F. B., 71 vjeç, A. H., 31 vjeç dhe F. C., 55 vjeç, të katërt banues në fshatin Mezhgoran, Tepelenë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve nisi pasi kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në hyrje të fshatit Mezhgoran, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës, sepse nuk lejojnë që të kryhen punimet për linjën e ujësjellësit që po ndërtohet mes fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran.
Për të mos ndërprerë punimet për ujësjellësin, bashkia Tepelenë ka kërkuar mbështetjen e DVP Gjirokastër. Në bazë të kërkesës së bërë nga bashkia Tepelenë, shërbimet e DVP-së dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë shkuar në mbështetje të punonjësve të kompanisë, ku janë përballur me rezistencën e banorëve të zonës, por në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
GJKKO TIRANË- Kalon për gjykim dosja e xhihadistëve, mes tyre dhe 7 gra që kanë qenë në kampet në Siri, por ja...
pamje nga klinika dentare TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë ku një 3-vje&ccedi...
Policia DURRËS- Një 54-vjeçar është arrestuar në Manëz të Durrësit. Policia thotë se i arrestuari mbant...
Foto ilustruese TIRANË- Daja i të miturit në Tiranë, që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tekdentis...
Gjyshi TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ka bërë pretendi...
pamje nga vendngjarja TIRANË-Mëngjesin e ditës së sotme një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokal...
Foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur detaje lidhur me vdekjen e një të mituri në Tiranë, pasi iu nënshtrua një op...
Foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar. Rrok Gjoni&n...
Ambulance TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak ditë më parë. Një 3-vjeçar ka ndë...
foto nga protesta TEPELENË- Banorët e fshatit Mezhgoranit në Tepelenë po protestojnë ditën e sotme ku denoncojnë se po j...