Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas hetimeve, Policia ka dalë në përfundimin se 58-vjeçari është plagosur me armë gjahu nga pakujdesia nga i njohuri i tij, J.E., 62 vjeç.
KUKËS- Policia e Kukësit ka zbardhur plagosjen me armë gjahu të 58-vjeçarit, të identifikuar me inicialet D.T., për të cilin familjarët kishin deklaruar se është vetëplagosur. Pas hetimeve, Policia ka dalë në përfundimin se 58-vjeçari është plagosur me armë gjahu nga pakujdesia nga i njohuri i tij, J.E., 62 vjeç. I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i ngjarjes, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Procedohet penalisht edhe i plagosuri, shtetasi D. T., për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Në spitalin e Kukësit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi D. T., 58 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me armë gjahu, për të cilin fillimisht familjarët deklaruan së ishte vetëplagosur aksidentalisht. Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore rezultoi se në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit të Fierzës”, në fshatin Dukagjin, shtetasi J. E., 62 vjeç, banues në Kukës, gjatë gjuetisë së bashku me shtetasin D. T., aksidentalisht e ka plagosur shtetasin D. T., me armën e gjahut, me të cilën kishte dalë për gjueti”, sipas policisë.
Në vijim të veprimeve, u vu nën hetim për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër” shtetasi J. E., banues në Kukës. Gjithashtu, u vu nën hetim edhe i plagosuri, D. T., për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan të dyja armë gjahu, të cilat shtetasit J. E. dhe D. T. i kishin me leje, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Banoret TIRANË- Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është paditur në SPAK. Kanë qënë banorët e Fierit ata t&eum...
Foto ilustruese SHKODËR- Armand Babaj është 42-vjeçari që i ka mbijetuar atentatit në Shkodër. Mësohet se 42...
Kolegji TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kolegjit 'Mehmet Akif', kundër vendimit të Ministrisë së Arsi...
Foto Ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Denoncimi është bërë nga një 42-vje&cc...
Kontroll TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia. I riu është ndaluar për kontroll ...
Vendi ku ndodhi sherri VLORË- Plagosja e tre personave me thikë në berberhanen në Vlorë ka ndodhur pas një sherr të nisu...
Foto ilustruese ITALI- Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali. Operacioni është zhvilluar nga njësia e polici...
Hekuran Marku TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 12 vite burg për ...
Foto ilustruese ATHINË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos u emërua Dokto...
Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në masën 'arrest me burg' ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-ministri dhe...