29 Qershor 2022, 15:36
Nga F.M
Arkeologë
DURRËS- Durrësi është një qytet që është ndërtuar dhe rindërtuar gjithnjë mbi veten. Një qytet ekzistencën e të cilit e kanë sfiduar vazhdimisht tërmetet dhe zjarret masive. Për të njohur evolucionin urban të qytetit që nga fazat më të hershme të tij dhe në vazhdim, gërmimet më të fundit arkeologjike nga ekspedita shqiptaro-franceze sjellin të tjera dëshmi të së shkuarës së Durrësit antik dhe fatkeqësive të pësuara
Catherine Abadie Reynal, arkeologe franceze: Kemi arritur të kapim nivelet romake, dy banesa, njëra e shek. II dhe tjetra e shek. III pas Krishtit, të dyja të shkatërruara si pasojë e zjarreve masive, siç mund të shihet. Duhet thënë se veçanërisht banesa e shek. II është shumë e pasur pasi zjarri ka shkatërruar gjithçka pa i lënë mundësi banorëve të hershëm të marrin sendet e tyre, ndaj ka shumë gjetje. Mes tyre dhe një statujë e vogël bronxi që u gjet sot dhe për nga tiparet e veshjes dhe lëvizjes mund t’i përkasë perëndeshës Artemisë, që ka qenë një perëndeshë e rëndësishme për qytetin, kujtojmë sanktuarin e saj në Durrës.
I pozicionuar në zonën arkeologjike A të Durrësit, në qendrën e gjithë hershme të qytetit bregdetar, Forumi Bizantin i qytetit dëshmon faza të ndryshme të zhvillimit të qytetit, ndërsa gërmimet kanë depërtuar në shtresat më të hershme të këtij monumenti të rëndësishëm.
Brikena Shkodra, arkeologe: Ky gërmim na dha mundësinë të dokumentojmë një pas një të gjitha gjurmët e transformimit që ka pësuar monumenti që prej fazës së ndërtimit të tij në fillim të shek. VI dhe transformimet brenda vetë monumentit përgjatë shek. VII kur funksiononte si qendër publike dhe braktisjes së tij nga nga fundi i shek. VII dhe nga kjo periudhë deri në shek. XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti në funksione të ndryshme në mesjetë. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi.”
Pas gërmimeve, gjetjet do t’i nënshtrohen fazës studimore për të hedhur dritë mbi topografinë e Dyrrah-Epidamnit të lashtë, përfshirë dhe vendndodhjen e portit antik si një pikë e rëndësishme orientuese për qytetin.
Marrë nga topchannel
durres arkeologe ne durres
Aktualitet
29 Qershor 2022, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
MAT- Një 42-vjeçar nga fshati Zenisht i Matit ka rënë në pranga, pasi gjatë një konflikti për mot...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 15:17
F.M
Ambulancë
DIBËR- Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Dibër. Mësohet se 60-vje&cced...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 15:12
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e numrit të rasteve të infektuara me Covid ka filluar të shoqërohet edhe me rritjen e numrit të pacient&eum...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 14:53
F.M
Policia e Fierit
FIER- Një vajzë ka rënë pre e një grabitjeje në Fier. Mësohet se një djalë ka sulmuar të...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 14:32
A.B
Delfini
TIRANË- Një delfin është kapur nga qytetarët në plazhin e Spillesë. Nga entuziasmi, të rinjtë kapin d...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 14:18
A.B
ITALI- Një bandë grabitësish shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se kanë thyer disa banesa në ...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 14:21
k.m.
Pamje nga aksidenti në Berat
BERAT- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën n&...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 13:53
k.m.
Kolonitë e karkalecave
FIER- Prodhuesit e shaqirit në Sopëz kanë një muaj e gjysëm që po luftojnë karkalecin, por p...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 14:04
A.B
Energji elektrike
TIRANË- Ditën e sotme kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Tiranë. Shkak i mungesës së energj...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 13:54
A.B
Qytetaret ne vape
TIRANË- Dhjetëra qytetarë po presin ditën e sotme në radhë në qendrën e konsultave ne QSUT, ...