LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet projekti/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben Muçobega kompleks pallatesh

Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka marrë edhe një leje nga KKT së fundmi, për kullë 58 kate.

28 Korrik 2025, 13:07 Nga DOSJA
Zbulohet projekti/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben
Projekti i reklamuar në internet nga kompania Bega 07

TIRANË- Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë pritet të betonohet. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e cila u emërtua "Kodra e Diellit". Më pas u ndërtuan pallate sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët. Nëse do të bëjmë një krahasim me 15 vite më parë, Kopshti Botanik ka vetëm 1/3 e sipërfaqes. Një pjesë ia zuri rruga dhe shumë të tjera komplekset e pallateve.

Ndërkohë, beton masiv është hedhur te zona e Liqenit Artificial. Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka marrë edhe një leje nga KKT së fundmi, për kullë 58 kate. Më pas ndërtime pati afër Kopshtit Zoologjik, sërish nga të gjitha anët, duke i "detyruar" kafshët të jetojnë në një habitat shumë herë më të vogël nga sa ka qenë i projektuar. Dhe, pasi ndërtimet po bashkohen me Saukun, ku janë ndërtuar komplekse në gjithë atë zonë, betonit nuk po i shpëton as kodrat e gjelbra me ullinj. Krahas Parkut të Liqenit, ajo zonë ishte e vetmja pjesë e gjelbër.

Por, në gjithë këtë masiv betoni, një kompani ka filluar të reklamojë në internet një projekt masiv pallatesh në gjithë atë kodër. 

Projektin e ka reklamuar një nga kompanitë që po merr leje në gjithë Shqipërinë, firma Bega 07. Pronari i kompanisë Arben Muçobega, po ndërton në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi. Por, ka projekte edhe në Tiranë e Durrës dhe të gjitha lejet i ka marrë nga KKT-ja, me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Dhe, kur betoni po hidhet me shumicë në bregdet, s'kishte si të mungonte edhe në ullishte, në kodrat e Tiranës. Në internet, firma shkruan se projekti quhet "Centaurea".

"Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi  ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni" shkruan kompania.

Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t'i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s'bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim. Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet.

Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?!/ VoxNews

arben muçobega liqeni i thate

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet