Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hapja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho.
TIRANA- Policia e Shtetit ka nisur sot ciklin e trajnimeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor. Hapja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho.
“Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt.
Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit”, tha Proda.
Ndërkohë ambasadori Tarran se siguria dhe mjedisi paqësor gjatë zgjedhjeve janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve.
“Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë”, tha Tarran.
Gjatë fjalës së tij Celibashi tha se Policia e Shtetit dhe KQZ janë dy institucione që me kohë kanë një bashkëpunim të mirë nes njëri-tjetrit.
“Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve.
Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit”, tha Celibashi.
Banorët FIER- Banorë të tre lagjeve të fshatit Varibop të Cakranit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. ...
Foto ilustruese VLORA- Pasditja e 4 tetorit mbërriti me një shi të rrëmbyer në qytetin e Vlorës. Ndërsa rrugët fill...
safet bajri TIRANË- Avokati i Safet Bajrit ka folur pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" p&...
safet bajri, behar bajri, asmer bilali TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" p&...
foto ilustruese TIRANË -Ka dyshime të forta që emisionet e pullës postare për vitin 2021 janë prodhuar jashtë standartit...
tym ne bashkine e tiranes TIRANË- Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve t&eu...
vendngjarja KAMËZ- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz. Lidhur me ngjarjen policia...
Holta Zaçaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur një konferencë për mediat ku ...
Holta Zaçaj TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet sot në një konferencë për mediat se ne...
holta zacaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur sot një deklaratë për mediat. Ajo ësht&eu...