"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Xhaxhai i tij, Faik Martinaj shkoi pak ditë më parë tek Prokuroria e Kurbinit, kërkoi informacione
Klodiana Lala ka treguar se pak ditë më parë, xhaxhai i të zhdukurit, Faik Martinaj ka shkuar në Prokurorinë e Kurbinit për të marrë më shumë informacion se çfarë ka ndodhur lidhur me dosjen.
4 Janar 2023, 22:22Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se një telefonatë e përgjuar në burg ka sjellë kontrollet në banesën e Ervis Martinajt. Në fjalën e saj gjatë emisionit "Opinion", Klodiana Lala ka treguar se pak ditë më parë, xhaxhai i të zhdukurit, Faik Martinaj ka shkuar në Prokurorinë e Kurbinit për të marrë më shumë informacion se çfarë ka ndodhur lidhur me dosjen.
"Një person brenda burgjeve ka vënë në alarm Policinë. Ervis Martinaj është i shpallur në kërkim. Unë mendoj se të dy opsionet qëndrojnë. Jam e ndarë në mes. Por di që ky aksion është i vonuar. Nga informacionet që unë kam nga Prokuroria e Kurbinit, Faik Martinaj ka shkuar për të kërkuar informacion për hetimet por nuk ka asgjë të re. Jeton Lami nuk ka dhënë asnjë të dhënë në rrugë zyrtare. Përveç bisedës që ka pasur me Gledis Nano. Konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë. Ai është çelësi i vetëm për të shkuar tek Ervis Martinaj. Ka pasur disa të shoqëruar që kanë lidhje me Martinaj, disa janë lënë të lirë për strategji hetimi, një tjetër është lënë në "arrest shtëpie". Kjo është një histori që do të vazhdojë shumë gjatë. Autoritetet janë shumë larg zbulimit të të vërtetës,"-tha Klodiana Lala.