LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Mbi 185 mijë hektarë me pyje dhe kullota të djegura në një dekadë

17 Prill 2025, 13:18 Nga Esmeralda Topi
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Zjarr pas zjarri, vit pas viti — mbi 185 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional mbetet i vakët. 2024 theu rekordet, teksa 2025 pritet të jetë i njëjtë.

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 184 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Nga 2014 e deri në fillim të këtij viti, vendi është përfshirë nga 943 vatra zjarresh, fenomen që po përkeqësohet nga rritja e ndjeshme e temperaturave. 

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Viti i shkuar që shënoi rekordin e të nxehtit ishte po ashtu edhe viti me numrin më të lartë të zjarreve dhe sipërfaqeve të djegura dekadën e fundit. 46 mijë hektarë pyje dhe kullota u shkrumbuan. 

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët nuk ndalën vetëm në pyje e kullota; ato përparuan drejt banesave, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve nga veriu në jug të vendit.

Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës kanë bërë që zjarret të jenë më agresive- ndaj sipas tyre rekordi i zjarreve dekadën e fundit nuk është rastësi.

“Ndryshimet klimatike tani janë të prekshme për një brez, më parë ishin disa breza që të shihje dicka ndryshe në efektet e klimës”, thotë Lulëzim Shuka, profesor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës. 

“Temperaturat janë dukshëm më të rritura dhe mungesa e dëborës në zonat malore nuk mundëson lagështirën në thellësi të tokës. Sipërfaqja e tokës është në vlim”, argumenton më tej ai. 

Për këtë arsye, e ardhmja nuk sjell zgjidhje, por përsëritje me flakë edhe më të mëdha.

“Situata këtë vit do jetë njëjtë, në mos më keq!”, paralajmëron inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku. 

“Më shumë zjarre e më shumë dëme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbështetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, veçse do bëjmë statistikat e dëmeve nga zjarret në pyje”, vijon më tej ai. 

Edhe profesor Lulëzim Shuka ndan të njëjtin shqetësim. Pa ndërhyrje të menjëhershme, e ardhmja do të jetë edhe më e vështirë, nënvizon ai.

“Shqipëria duhet të përgatitet për zjarre edhe më të mëdha nga ndryshimet e klimës”,  pohon Shuka. 

 Emergjencë fondesh dhe mjetesh

Verën e kaluar, Parku Kombëtar i Prespës u përfshi për ditë të tëra nga flakët, ndërsa ndërhyrja e autoriteteve u vonua. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarri doli jashtë kontrollit. Si rrallëherë, banorët e zonës u mobilizuan vetë, duke përdorur mushka dhe gomarë për të ndihmuar zjarrfikësit në Malin e Thatë.

“Prioritet duhet të jetë ngritja e një flote ajrore, për shkak të terrenit të vështirë, si dhe pajisja e bashkive me sipërfaqe të mëdha pyjore me mjete të reja zjarrfikëse,” thotë profesor Lulëzim Shuka.

Por, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve pavarësisht premtimeve për zgjerimin e flotës ajrore për emergjencat civile. 

“Është në proces hartimi kërkesa për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë të lehtë me krah fiks. Këta avionë do të përdoren për ndërhyrje në raste fatkeqësish natyrore dhe për mbështetje agrokulturore,” shpjegon Ministria e Mbrojtjes për Faktoje.al, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Sipas Ministrisë, afati i parashikuar për vënien në funksion të avionëve është fundi i vitit 2025 ose fillimi i vitit 2026.

Nga ana tjetër, përballja me zjarret nuk varet vetëm nga shtimi i flotës ajrore. Ekspertët thonë se emergjencat civile kërkojnë financim të qëndrueshëm dhe planifikim serioz, gjë që në Shqipëri mungon prej vitesh.

“Pararësisht se kemi pasur buxhet të lartë të planifikuar, niveli i realizimit ka qenë i ulët”, vëren Ilir Brasha, ekspert për ekonominë dhe financat. 

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Burimi: Ministria e Financave

Sipas tij, problematika më e madhe qëndron në faktin që nivelin më të ulët të realizimit e kanë pasur investimet. 

“Kjo tregon që fondet e vëna në dispozicion nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk janë përdorur duke krijuar edhe problematika në lidhje me situatën në terren”, shton më tëj ai. 

Për pasojë, shqetësimi nuk qëndron vetëm te mungesa e fondeve, por edhe te mënyra se si ato menaxhohen dhe përdoren në praktikë.

“Kjo vë në dyshim edhe faktin, se edhe nëse në të ardhmen do të ketë vlerë më të lartë parash të planifikuara për këtë program, përsëri realizimi dhe punët konkrete që do të realizohen do të jenë fare të vogla”, përfundon Brasha.

Më shumë zjarre por më pak ndëshkim 

Në Shqipëri zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg. Por dekadën e fundit, zbatueshmëria e ligjit ndaj krimeve mjedisore i ka lënë vend pandëshkueshmërisë. 

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Bilanci i dekadës së fundit tregon se ashpërsimet e Kodit Penal për zjarrvënien e qëllimshme apo zjarrin nga pakujdesia nuk kanë dhënë rezultat. Dhjetëvjeçarin e e fundit janë regjistruar 253 procedime penale për shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor. Krimi ndaj mjedisit është rritur ndjeshëm, por ndëshkimi mungon. Nga qindra të proceduar, pas hekurave kanë përfunduar vetëm dy piromanë.

“Digjen e do t’i djegin për resorte turistike apo për të fshehur gjurmë të tjera krimesh mjedisore. Askush nuk do kapet e dënohet, sepse askush nuk dënon veten për një krim të bërë me gjakftohtësi. Ai që ka paranë, blen gjithçka, edhe dënuesin”, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.  

Ndëshkimi rezulton minimal edhe për zjarret nga pakujdesia. Nga 85 të proceduar janë dënuar vetëm 8 individë.   

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Ndërsa toka vazhdon të digjet dhe pasojat e zjarreve bëhen gjithnjë e më të rënda, Shqipëria mbetet e zhveshur përballë një krize që kërkon reagim emergjent. Pa një strategji të qartë, financim të qëndrueshëm dhe ndëshkueshmëri reale për krimet mjedisore, bilanci i viteve në vijim rrezikon të matet me hektarë të tjera të djegura dhe humbje të pakthyeshme të natyrës./ Faktoje.al

zjarret ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj