Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në datë 6 Qershor, Sinani ka vënë zjarr në zyrën noteriale duke djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës)

SARANDË- Arrestohet Mario Sinani në Sarandë. 41-vjeçari është autori i dyshuar i zjarrëvënies së noterisë në qytetin e Sarandës, e cila është në pronësi të Aleko Anagnostit. Pas operacionit policor të koduar 'Flames', u vu në pranga Sinani, i cili është person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e shkatërrimit të pronës me eksploviz dhe për zjarrëvënie. Në datë 6 Qershor, Sinani ka vënë zjarr në zyrën noteriale duke djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës). Policia i ka sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Sinani do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit A. A. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: – M. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. S., më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të shtetasit A. A., në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga shtetasi A. A., në ambientet e zyrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
VLORË- Greqi ka nisur të shuajë flakët në ishullin e Sazanit. Mëngjesin e ditës së tretë që zona turistike n...
Poliia e Tiranës TIRANË- Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi ishte sh...
Gent Golemi SARANDË- Gent Golemi (Jorgo Golemi), 43 vjeç, banues në Sarandë ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, Kl...
Pishina në Vlorë VLORË- Ngjarje tragjike në Vlorë. Një turist polak, vetëm 18-vjeçar ka humbur jetën teksa i...
Turisti, Zvërnec VLORË- Udhëtimi i katër anëtarëve të një familjeje italiane thuajse u kthye në tragjedi kur m...
AMA TIRANË- Reklamat për shërbimet spitalore dhe medikamente që ofrohen pa recetë, quhen abuzim nga Autoriteti i Mediave Audiviziv...
Policia ne Gjirokaster GJIROKASËR- Një 25-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transp...
Protesta KOSOVË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas protestës së një dite më parë e cila u zhvillua para amb...
Momenti i arrestimit TIRANË- Dy të rinj janë vënë në pranga nga forcat e posaçme “Shqiponja” pasi arkullon...
Gledis Nano SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhv...