23 Gusht 2024, 12:03
Nga E. D
foo ilustruese
DIMAL- Efektivë të Forcave të Armatosura në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të Qarkut Berat dhe forcat policore, kanë përfunduar me sukses operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në Urën Vajgurore.
Gjithashtu flakët përfshinë një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme. Ndërsa në operacion për izolimin e flakëve u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrëfikës, 20 efektivë policie si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.
Shkak i zjarrit është bërë këputja e një linje të tensionit të lartë. Angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në të gjithë vendin.
Njoftimi;
Efektivët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të Qarkut Berat dhe forcat policore, kanë përfunduar me sukses operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu afërsi të fshatit Skrevan në Urën Vajgurore, Bashkia Dimal. Zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme, ndërsa në operacion u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrëfikës, 20 efektivë policie si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.
Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë këputja e një linje të tensionit të lartë por pas rreth 8 orëve, situata u normalizua. Angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura, përveç sigurimit dhe mbajtjes së gatishmërisë së kapaciteteve të nevojshme operacionale për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit në bashkëveprim NATO, dhe përmbushjen e detyrave në kuadër të Aleancës, kanë objektiv të rëndësishëm edhe mbështetjen e popullsisë në përballimin e fatkeqësive natyrore e misionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve jane pjesë e kësaj përgjegjësie.
Aktualitet
23 Gusht 2024, 11:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bashkia e Tiranës p-parashikon që të ndërhyjë për rehabilitimin e rrugëve në disa njës...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 11:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rreth 25 kilometra, pjesë së rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen janë me dy kalime dhe pë...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 11:35
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Greqi, saktësisht n&eum...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 11:27
M.B
Erjon Goxhara
TIRANA- Ka dalë sot në gjykatën e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, për caktimin e masës së siguris&eum...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 11:13
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçar ka p&e...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 10:48
E. D
pamje nga arrestimi
ELBASAN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka kanosur një punonjës policie për t...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 10:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Në qarkun e Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë kanabis....
Aktualitet
23 Gusht 2024, 10:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Policia ka njoftuar se një 30-vje&cc...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 10:16
M.B
Mario Barjamaj
TIRANA- Futbollisti i Laçit Mario Barjamaj është në kërkim nga Policia e Tiranës pas sherrit të dj...
Aktualitet
23 Gusht 2024, 10:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës ku m&...