"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen shkaqet e rënies së zjarrit
Me anë të nëë njoftimin zyrtar thuhet se inspektimi do të kryhet nga trupat Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
15 Prill 2026, 11:30Nga E. D
TIRANË- Një ditë pas zjarrit në kompleksin "Arlis" pranë QSUT në Tiranë, kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka firmosur dy urdhëra për inspektim. Me anë të nëë njoftimin zyrtar thuhet se inspektimi do të kryhet nga trupat Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
“Të kryhet inspektim i menjëhershëm nga trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit me pasojë zjarr, në zbatim të shkronjës “b”, pika 1, neni 33, të ligjit për inspektimin”, thuhet në shkresat e firmosura nga Sula.
Trupa inspektuese përbëhet nga Teuta Kukaj, Drilona Baruti dhe Alma Prendi. Si pasojë e zjarrit masiv, disa persona mbetën të lënduar, të cilët u dërguan menjëherë në QSUT për mjekim. Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë tetë mjete zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar si dhe rreth 50 forca nga ushtria dhe emergjencat civile./Dosja.al