LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda shqiptare në Angli, grupi ndante pamje nga fitimet e paligjshme! Autoritet britanike: Mburreshin me krimet (EMRAT+ PAMJET)

Kamerat e sigurisë i nxjerrën zbuluar anëtarët e bandës, duke grabitur një kasafortë, të cilën po e kalonin mbi një gardh që rrethonte kopshtin. Autoritet thonë se banda është përfshirë në të paktën 59 vjedhje me thyerje në Derbyshire, Cheshire, Cleveland, Leicestershire, Nottinghamshire, Staffordshire, Warwickshire dhe West Mercia.

15 Prill 2026, 10:58 Nga E. D
Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda
banda shqiptare

ANGLI- Anëtarët e një bande kriminale shqiptare janë burgosur pasi kanë vjedhur sende me vlerë më shumë se 1 milion paund. Policia ka deklaruar se shqiptarët mburreshin me krimet e tyre dhe ndanin pamje nga të fitimeve të paligjshme, të tilla si ora dhe çanta firmato.

Anëtarët e bandës janë Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, të cilët pranuan fajësinë për komplot për të kryer vjedhje me thyerje dhe komplot për të poseduar pasuri kriminale.

Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda

George Pepa u dënua me 10 vite burg, ndërsa Krisjian Dedndreaj u dënuan me 10 vjet e nëntë muaj burg. Ndërsa për Endrit Nikolli ghykata do të vendosë gjatë një seance tjetër. Gjithashtu, një grua 33-vjeçare britanike, Jade Tubb pranoi fajsinë për konspiracion për të poseduar pasuri kriminale dhe mori një dënim me kusht prej 12 muajsh.

Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda

Grupi zakonisht hynte në prona duke përdorur një shkallë dhe përmes dritareve ose ballkoneve të katit të parë. Gjatë grabitjes ata vodhën bizhuteri, çanta firmato, ora dore dhe para të gatshme.

Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda

Policia nisi një hetim në tetor 2024 pas një serie vjedhjesh me thyerje në të gjithë Cheshire-in lindor. Duke punuar me policinë në Nottinghamshire dhe Staffordshire, detektivët nga Macclesfield i lidhën incidentet me disa të tjera përmes shenjave në këpucë.

Grabitën sende me vlerë mbi 1 mln paund/ Çmontohet banda

Më pas, oficerët përdorën njohjen automatike të targës (ANPR) për të identifikuar automjetet e pranishme në të gjitha incidentet. Ata zbuluan se një Ford Focus i kuq, i siguruar nga Kristian Gropcaj, kishte qenë i pranishëm në shumë nga vendet.

Policia zbuloi gjithashtu, nëpërmjet të dhënave telefonike, se Gropcaj kishte qenë në kontakt të rregullt me ​​Nikollin, Dedndreajn dhe Lleshajn. Hetimet e mëtejshme zbuluan se katër burrat ishin takuar rregullisht në një kafene në Lagjen e Argjendarive në Birmingham. Gjurmë të ADN-së nga Nikolli ishin gjetur gjithashtu në vendin e një vjedhjeje me thyerje në Staffordshire.


Më 2 korrik, policia bastisi prona në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham dhe arrestoi Nikollin, Lleshajn, Gropcajn dhe Tubb. Oficerët gjetën 13 çanta dore firmato, 14 ora dore me vlerë gati 17,000 paund, telefona celularë që përmbanin kërkime në Google Maps që lidheshin me vjedhjet dhe informacione që tregonin se Lleshi ishte gjithashtu pjesë e bandës./Dosja.al

angli banda shqiptare


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit