Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
SPAK lëshoi urdhër arrest për përfshirje në trafik droge/ Kush është Mir Pepa, ish-bashkëshorti i Mariela Berishës qëlloi me armë në mes të koncertit të ‘Cincos’
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër-arreste, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit Pepa Group.
15 Prill 2026, 09:27Nga E. D
SPAK
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, kundër një grupi të trafikut të drogës. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër-arreste, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit Pepa Group.
Urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle. Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.
Jetmir Pepa është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Pepa është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert. Ai rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.
Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, ku po festohej nata e ndërrimit të viteve dhe më pas është largua. Teksa Pepa ka qëlluar me armë, në skenë po performonte reperi Stresi. Koncerti mbahej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë dhe ishte marrë me qira nga Cinco Cavalli Group./Dosja.al