LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2015 niveli i çmimeve sipas fuqisë blerëse ishte sa 48.3% e mesatares së BE, duke pasur çmimet më të lira në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut.

15 Prill 2026, 07:23 Nga E. D

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e

TIRANË- Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2015 niveli i çmimeve sipas fuqisë blerëse ishte sa 48.3% e mesatares së BE, duke pasur çmimet më të lira në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Në një dekadë, ndërsa pagat vijojnë të mbeten më të ulëtat në rajon, çmimet kanë kërcyer.

Në vitin 2024, (e dhëna e fundit e Eurostat), çmimet në tërësi ishin sa 70.6% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë si më të shtrenjtin në rajon, nga më i liri që ishte një dekadë më parë, duke ia kaluar Serbisë e Malit të Zi, që kanë pasur historikisht produktet më të shtrenjta.

Eurostat e mat treguesin e nivelit të çmimeve në raport me mesataren e BE-së, bazuar në fuqinë blerëse, ku mesatarja e  Bashkimit Europian merret 100%. Ky tregues tregon sa të shtrenjta janë çmimet në një vend krahasuar me mesataren e BE-së, duke marrë parasysh fuqinë blerëse, pra sa mallra dhe shërbime mund të përballohen realisht me të njëjtën shumë parash.

Një dekadë më parë, çmimet në vend ishin sa gjysma e mesatares së BE-së, ndërsa në 2024-n ishin sa dy të tretat e BE-së. Madje çmimet e ushqimeve për herë të parë kapën mesataren e Bashkimit Europian (101%) dhe ishin më të shtrenjtat në rajon.

Kjo ecuri dëshmon se kostoja e jetesës në Shqipëri po i afrohet me ritme të shpejta niveleve europiane, duke u shtrenjtuar ndjeshëm për konsumatorin vendas, por ndërkohë pagat dhe pensionet nuk po ndjekin të njëjtin trend. Teksa çmimet tona po europianizohen me shpejtësi, pagat mesatare në Shqipëri mbeten ende në nivele shumë më të ulëta.

Të dhëna të tjera të publikuara më herët nga Monitor treguan se paga mesatare në vend vijon të jetë më e ulëta në rajon, duke e bërë më të ndjeshme rritjen e çmimeve.

Paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Bosnjë-Hercegovinë ishte 30-50% më e lartë sesa e atyre shqiptarë, bazuar në statistikat e vendeve përkatëse. Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte 860 euro në 2025-n, përkundrejt 1290 euro në Serbi, 1245 euro në Bosnjë Hercegovinë, 1206 euro në mal të Zi, 1100 euro në Maqedoninë e Veriut. Vetëm Kosova e ka pagën më të ulët në 639 euro, për vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se çmimet në vendin tonë pësuan një rritje të fortë pas vitit 2021. Rritja e kërkesës nga turizmi masiv ka ushtruar presion mbi çmimet e shërbimeve dhe ushqimeve, banesave dhe qirave, të cilat sipas raporteve të fundit të Eurostat, kanë arritur nivele që në disa kategori i kalojnë edhe vendet fqinje të BE-së.

Shqipëria ka arritur standardin europian me çmimet shumë më shpejt se sa te të ardhurat, duke krijuar një presion të lartë mbi buxhetet familjare, ku një pjesë e madhe e pagës shkon vetëm për nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi. Familjet shqiptare janë të vetmet që çojnë 40% të shpenzimeve për ushqim e pije joalkoolike, nga 13% që është mesatarja e BE-së, ndërsa në rajon kjo peshë varion nga 25-35%.

Rajoni amortizon çmimet, Shqipëria nuk mundet dhe shkon të blejë tek fqinjët

Konvergjenca e çmimeve, tregon se diferenca e dikurshme e madhe mes kostos së jetesës në rajon dhe asaj në Europë po ngushtohet me ritme të shpejta, veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit. Në fillim të periudhës, në vitin 2015, vendet e Rajonit ( Bosnia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria)  luhateshin mes 48% dhe 56% të nivelit të çmimeve të BE-së, ndërsa në 2024, ky raport ka pësuar një rritje domethënëse. Shqipëria spikat si rasti më ekstrem, nga një vend që në vitin 2015 kishte një nivel çmimesh prej vetëm 48.3% të mesatares evropiane, ajo arriti në 70.5% në vitin 2024.

Në krahun tjetër, Serbia dhe Mali i Zi ndjekin një trend rritës por shumë më të avashtë. Në vitin 2024 çmimet në Serbi ishin sa 67% e mesatares së BE-së, nga 51.4 % qind që ishin në 2015, duke shënuar një rritje  15.6 pike% në krahasim me  mesatare n e BE-së. Kjo ecuri e Serbisë reflekton integrimin e saj të shtuar në zinxhirët e furnizimit evropian dhe rritjen e pagave në sektorin privat. Mali i Zi rezulton gjithashtu më i lirë se Shqipëria me çmime mesatare sa 64.2% e BE me rritje 8 pikë % në krahasim me 2015.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina paraqesin një ecuri më të ngadaltë të çmimeve, duke u renditur me kostot më të ulëta në Rajon. Bosnja i kishte çmimet sa 58.4% e BE-së me 2024 me rritje vetëm 4.6 pike % në krahasim me 2025.

Në Maqedoninë e Veriut çmimet ishin sa 54% e mesatares së Be-së me 2024, me rritje 6 pike % në krahasim me 2015, duke u renditur me koston më të ulët në rajon.

Diferenca e çmimeve është e lartë jo vetëm bazuar në fuqinë blerëse, por edhe në vlerë absolute. Kjo ka bërë që shumë familje shqiptare, sidomos në kufi, të bëjnë blerje në vendet e rajonit. Shembulli kryesor është nafta, që në Shqipëri është 30-40% më e shtrenjtë se në Mal të Zi apo Serbi, duke nxitur “turizmin” e blerjeve jashtë. E njëjta tendencë është dhe për ushqimet, që shumë i blejnë në Mal të Zi, Maqedoni, apo dhe në Greqi, deri te ilaçet./MONITOR

shqipëria rritja e cmimeve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë