LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarri në landfill/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan: Situata, rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve! Drejtësia të hetojë investimin për ndërtimin e inceneratorit

Në deklaratë shprehet shqetësimi i thellë për gjendjen e ndotjes së ajrit në qytet teksa  vihet theksi te fakti se situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit dhe zjarreve të përsëritura në landfillin e mbeturinave.

4 Korrik 2025, 22:18 Nga M.B

 

Zjarri në landfill/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka bërë një deklaratë publike lidhur me situatën kritike të krijuar nga zjarri në landfillin e këtij qyteti. Në deklaratë shprehet shqetësimi i thellë për gjendjen e ndotjes së ajrit në qytet teksa  vihet theksi te fakti se situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit dhe zjarreve të përsëritura në landfillin e mbeturinave.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar thotë se ndotja përbën një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve dhe mjedisin përreth, ndërsa vihet në dukje mungesa e zgjidhjeve afatgjata për këtë problem që përsëritet çdo vit. Gjithashtu në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë që të ndërmarrë me urgjencë ndërtimin e një inceneratori të ri, që të përmbushë standardet bashkëkohore dhe të garantojë mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit.

Gjithashtu me anë të deklaratës kërkohet nga organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet abuzimet me fondet dhe menaxhimin e inceneratorit ekzistues, si dhe të nxirren para drejtësisë personat përgjegjës për keqadministrimin e kësaj çështjeje.

Deklarata e plotë e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar:

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar kërkon zgjidhje të përhershme për situatën e inceneratorit në Elbasan. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar shpreh shqetësimin e thellë për situatën alarmante të ndotjes së ajrit në qytetin e Elbasanit, si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit ekzistues dhe shpërthimeve të përsëritura të zjarreve në landfill.

Kjo situatë përbën një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe një kërcënim të vazhdueshëm për mjedisin dhe të ardhmen e brezave të rinj. Në këtë kuadër:

1. I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të ndërmarrë me urgjencë investimin për ndërtimin e një inceneratori të ri, sipas standardeve bashkëkohore, që garanton mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

2. U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë me përparësi dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë ata individë apo struktura që kanë abuzuar me fondet dhe menaxhimin e inceneratorit të mëparshëm, tashmë jashtë funksionit.

3. Kërkojmë nga institucionet vendore dhe kombëtare të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për këtë problem që përsëritet çdo vit.

Ne falënderojmë institucionet përgjegjëse, lokale dhe qendrore, për përpjekjet e deritanishme në shuarjen e zjarreve dhe stabilizimin e situatës.

Qendra jonë beson se një mjedis i pastër, i krijuar nga Zoti, është një e drejtë themelore për çdo qytetar dhe një detyrim moral për çdo shoqëri që synon zhvillim të qëndrueshëm, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.

zjarri ne landfillin e elbasanit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet