LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarri në Sazan/ Lala: A mund të jetë nesër një ishull i populluar? Prençi: Koordinimi zero

Nga ana e tij Shemsi Prençi tha se ka pasur një mungesë koordinimi nga Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit e bashkisë së Vlorës. Të ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24 Lala tha se shteti shqiptar duket se është i paaftë për të ndërhyrë në situata të tilla, ndërsa fikja e zjarrin në Sazan u bë me ndërhyrjen e helikopterit të ardhur nga Greqia.

7 Qershor 2022, 21:29 Nga I.A
Zjarri në Sazan/ Lala: A mund të jetë nesër një ishull
Pamje nga studi

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-kreu i emergjencave Shemsi Prençi, folën për situatën në Ishullin e Sazanit i cili prej ditësh ishte përfshirë nga flakët. Të ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24 Lala tha se shteti shqiptar duket se është i paaftë për të ndërhyrë në situata të tilla, ndërsa fikja e zjarrin në Sazan u bë me ndërhyrjen e helikopterit të ardhur nga Greqia.

“Është dashur ndërhyrja e helikopterit nga Greqia. Për fat të mirë ndryshe nga vendet e tjera Sazani është i pabanuar, por duhet të kemi parasysh që dikur ka pasur bazë ushtarake dhe kjo mbetej një rrezik. Ministria e Mbrojtjes nuk kishte mundësi të ndërhynte nga ajri. Flota që u ble vite më parë në Francë, që në momentet e para që ata helikopterë erdhën në Shqipëria u diskutuan për çmimin e lartë që u blenë…  Është neutralizuar deri diku zjarri në Sazan, por duhet të dimë se vera sapo ka trokitur dhe shteti shqiptar nuk është i aftë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar situata të tilla.  Fqinjët mund të gjenden në një situatë të ngjashme pasi vera ka trokitur, dhe mund të ndodhen në pamundësi për të na ndihmuar. Ne nuk jemi të qartë nga hetimet nëse zjarrvënia është e qëllimtë, apo ka diçka përtej kësaj. Mund të jetë nesër Sazani një ishull që mund të popullohet dhe të ngrihen gradaçela. Duhet të dimë çfarë fshihet pas këtij zjarri, është thjesht aksidental, apo ka diçka tjetër”, tha Lala.

Nga ana e tij Shemsi Prençi tha se ka pasur një mungesë koordinimi nga Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit e bashkisë së Vlorës. Po ashtu theksoi se tri ditët e para asnjë strukturë shtetërore nuk ka shkuar për të ndërhyrë dhe se sipas tij zyrtarët e lartë merren me justifikime dhe nuk pranojnë realitetin.

"Situata është drejt përmirësimit më ndërhyrjen nga ajri nga avioni i shtetit grek. Ministria e Mbrojtjes kur shkoi dje u përball me tre zjarrfikës që kishin shkuar më parë dhe i pretenduan si piromane. Pra koordinimi ishte zero. Detyra e Ministrisë së Mbrojtje është fikja e zjarrit. Së pari agjencia Kombëtare  e Mbrojtjes Civile ende nuk ka dërguar në prefektura dhe bashki planin operacional për menaxhimin e fatkeqësive natyrore gjatë verës. Pra kur njëra palë shkon veçmas dhe kur Forcat e Ushtrisë pandehin si zjarrvënës zjarrfikësit e bashkisë Vlorë, tregon se nuk ka aspak koordinim. Nuk është vlerësuar dhe sot është dita e 5 e zjarrit. Tre ditët e para asnjë strukturë shtetërore nuk ka shkuar për të ndërhyrë. Zyrtarët e lartë të shtetit merren me justifikime dhe nuk pranojnë realitetin. Zjarri ka dy metoda efikase për tu luftuar nga ajri, së pari duhet garantuar perimetri me ujë dhe shkumë që të izolohet vatra dhe pas kësaj duhet të kemi goditje të kryqëzuara me qëllim që zjarri të copëtohet," thaPrençi.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet