SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit, në pranga ka përfunduar N.S pasi ka djegur një sipërfaqe toke me bimës në fshatin Tragjas. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishekë. Dy të tjerët me iniciale E.B dhe M.B janë proceduar penalisht për zjarrvënie në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.
NJOFTIMI I POLICISË:
I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me bimësi, në fshatin Tragjas, arrestohet në flagrancë autor i dyshuar, i cili dyshohet gjithashtu edhe si autor i një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole. Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për zjarrvënie, në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:
-E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr, dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë;
-M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Alesia Prendi ITALI- Autoritetet fqinje dyshojnë se një nga pistat e vdekjes së shqiptares Alesia Prendi është vetëvrasja.&nb...
Foto ilustruese GREQI-Një grabitje me armë ka ndodhur në mëngjes në një lokal në Paleo Faliro, ndërsa pas nj&e...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al dhe Panorama kanë në faqe ...
Vendi i ngjarjes MILOT-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë af&eu...
Shkolla TIRANË-Fondacioni Gulistan ka reaguar pas vendimit të publikuar ditën e djeshme nga Qeveria ku u mbyll shkolla private “Mehmet...
Gjethe TIRANË- Dita e sotme do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cil...
Alban Shkalla TIRANË- Alban Shkalla 43 vjeç që prej muajit nëntor të vitit 2021 vuan nga mosfunksionimi i të dyja veshkave...
Kastriot Piroli KURBIN- Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Piroli ka hedhur poshtë deklaratën e thënë nga gazetari Artan Hoxh...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklaratën e fortë teksa komentonte fatin e të shumëkërkuarit t&eu...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë teksa u shpreh se i shumëkërkuari i drejtësisë, Er...