LIVE UPDATES
Ekonomi

AKU 272 kontrolle në fast food-et afër shkollave: Shumë biznese janë gjobitur e të tjera janë mbyllur

11 Tetor 2019, 16:27 Nga DOSJA
AKU 272 kontrolle në fast food-et afër shkollave: Shumë biznese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar sot një raport në lidhje me mbarëvajtjen e vitit shkollor 2019-2020, për garantimin e sigurisë udhqimore. Në një njoftim për mediat, AKU bën me dije në të gjithë territorin e vendit janë ushtruar kontrolle në shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Po ashtu bëhet me dije se nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer  272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor si fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj. Mësohet se shumë nga operatorët e kontrolluar kanë marrë masa administrative deri në bllokim produkti.

NJOFTIMI I PLOTË

Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe. Kështu, gjatë periudhës 16 Shtator-09 Tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

Janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj),

Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

Përsa i përket masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, vërehet se:

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 78 inspektime, është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 400,000 lekë, 50 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan janë kryer 48 inspektime dhe janë vendosur 11 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 28 inspektime, ku janë marrë 10 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 23 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër janë kryer 22 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Lezhë janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Cjobë” me vlerën totale 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 2 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Berat janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 50,000 lekë dhe 10 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 14 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 510,000 lekë dhe 4 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Durrës janë kryer 9 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 450,000 lekë dhe 5 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë janë kryer 8 inspektime dhe janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Kukës janë kryer 6 inspektime dhe janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër janë kryer 4 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kontrolle nga aku siguria ushqimore kontrolle nga aku siguria ushqimore

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Tetor 2019, 18:25

TIRANË- “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dor...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet