LIVE UPDATES
Politike

Akuzat e opozitës për tenderin e respiratorëve, janë të pavërteta

9 Prill 2020, 21:04 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar një seri tenderash kohët e fundit, për t’i treguar publikut se fondet po shpërdorohen në heshtje, për shkak edhe të situatës së Covid-19. Gazeta SHQIP ka hetuar një nga rastet dhe ka zbuluar se akuzat ne denoncimin e PD janë të pabazuara dhe publiku është keqinformuar.

Bëhet fjalë për tenderin e respiratorëve (pajisjen jetike për të luftuar Covid-19), për të cilën ish deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se “është bërë pa garë, në fshehtësi dhe është fituar nga kompania “TBS 96”. Po ashtu mjeku Petrit Vargu, themelues i Health&Light, një nga kompanitë pjesëmarrese ne këtë tender, i cili njekohësisht flet si zë i opozitës, akuzoi kompaninë “TBS 96”, për origjinën e dyshimtë të respiratorëve që po vinin në Shqipëri. Gazeta SHQIP nëpërmjet një kërkese për informacion pranë Ministrisë së Shendetësisë, siguroi dosjen e plotë dhe të dhënat për procesin e tenderit, e cila rezulton të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendohet nga Partia Demokratike.

Tenderi me objekt “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për Covid-19”, është hapur nga Ministria e Shëndetësisë, rreth 2 javë më parë. Sipas dokumentit që disponon Gazeta SHQIP, në tender kanë marrë pjesë 11 kompani, mes të cilave njëra prej tyre është tërhequr që në fillim të garës, për shkak të pamundësisë për të siguruar ne kohe respiratorët në tregun botëror. Këtu bie edhe alibia e parë e ish deputetit Alibeaj, pasi nuk mund të cilësohet një tender “sekret”, në një kohë që marrin pjesë 11 kompani dhe per me tepër hapja e zarfave te ofertave dhe u bë njekohësisht  në prani të të gjithë garuesve.

Vijojmë më tej!

Sipas vendimit për vlerësimin e ofertave, kompania “TBS 96”, është kualifikuar si oferta e dytë më e mirë, duke u pikëzuar me 74.8 pikë. Fituese e këtij tenderi, fillimisht ishte kompania “BNT Electronics”, por kjo kompani është tërhequr pas disa ditësh, pasi nuk ka mundur të sigurojë respiratorët nga furnitorët. Duhet theksuar, se tregu i respiratorëve sot është një problem i madh në të gjithë botën, pasi të gjitha shtetet e prekura nga Covid-19, kanë kryer me mijëra porosi për terapitë intensive te strukturave spitalore. Te gjithë furnitorët europianë dhe aziatikë, nderkohe e kanë 4-fishuar çmimin për shkak të kërkesave tepër të larta, vështiresive te mëdha per sigurimin e lëndëve te para per prodhimin e tyre si edhe mangësive te tjera te shkaktuara nga pandemia.

Pas dorëheqjes së kompanisw fituese “BNT Electronics”, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në bazë të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik, shpall fituese kompaninë pasardhese, klasifikuar e dyta, pra “TBS 96”. Vlen të theksohet se cmimi i ofruar nga “BNT Electronics” ishte 57% më i lartë se ai i ofruar nga fituesi TBS 96.

Akuzat ndaj “TBS 96”

Opozita ngre një sërë akuzash të pabazuara ndaj kompanisë “TBS 96”, duke evidentuar mungesën e eksperiencës dhe cilësinë e respiratorëve që ata do të sjellin në Shqipëri.

Për të dy këto akuza, Gazeta SHQIP hulumtoi për të parë vërtetësinë e deklaratave të Partisë Demokratike. Lidhur me eksperiencën, kompania “TBS 96” ka një eksperincë 14 vjeçare në pajisjet elektronike dhe prej dy vitesh ka siguruar liçencën për të importuar pajisje mjekësore. Dukeqenëse respiratori është një pajisje elektronike mjekësore, atëherë kësaj kompanie i lindte e drejta për të garuar në një tender të tillë. Nëse shohim dokumentin e publikuar nga Gazeta SHQIP, edhe fituesi i parë (i cili u tërhoq për mungesë të sigurimit ne kohe të produktit) është një kompani që merret me importin e pajisjeve elektronike.

Mjeku Petrit Vargu që është edhe ish kandidat për deputet i LSI, denoncon gjithashtu se pajisjet respiratore që do të vijnë nga kompania “TBS 96”, janë me origjinë kineze. Gazeta SHQIP hulumtoi dosjen e kompanisë fituese, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe rezultoi se këto pajisje do të importoheshin nga kompania “Axcent Medical GmbH”, me bazë në Gjermani. Pajisjet respiratore janë të publikuara edhe në faqen e kompanisë gjermane, https://www.axcentmedical.com/icu.html,  disa prej tyre kane ardhur janë instaluar dhe po përdoren , te tjera priten të vijnë në vijim në Shqipëri.

Per hir të së vertetës duhet thënë se prodhuesit dhe furnitoret kinezë po furnizojnë pajisje të tilla në të gjithe boten dhe origjina Kineze nuk është aspak pengesë per furnizimin e tyre qoftë në Shqipëri qoftë në cilindo vend tjeter Europian për aq kohë sa ato janë të pajisura me Certifikatat CE perkatëse.

Gjithashtu vlen për tu theksuar, se oferta e “TBS 96”, ishte 42% më e lirë se fondi limit i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, duke i kursyer mbi 500 milionë lekë të vjetra buxhetit të shtetit.

Ky shkrim ishte një fact-checking, mbi disa akuza politike të bëra ditët e fundit. Gazeta SHQIP do të ekspozojë çdo deklaratë të politikanëve dhe më pas do t’i përballë ato me të vërtetën.

Marrë nga Gazeta Shqip 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tenderi i aparateve respiratore tenderi i aparateve respiratore

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron