Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Luçiano Boçit deklaroi se në Shijak nuk është ndërtuar asnjë shkollë. Përmes një statusi. Statusi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se ndërkohë që ai punon, Partia Demokratike shpif. Përsa u përket akuzave, Arbana shkruan se në Shijak po ndërtohen dy gjimnaze dhe kopshti nr.1 që pritet të përfundojnë brenda nëntorit, shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” kanë nisur, janë në proces demolimi, ndërsa shkolla “Rilindja” dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin.
Kryebashkiaku i Shijakut shton se në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë.
Statusi i plotë
Në tetë orë pune ju SHPIFNI, NE PUNOJMË! Bllofi i dytë i PD, të presim të tretin…‼ Kur u bëra pjesë e politikës e dija që në një moment suksesi do të isha dëshmitar i shpifjeve mbi punën time. Por unë zgjodha të jem I VËRTETË dhe I DREJTË me njerëzit. Ti shërbej atyre pa kushte. Është fatkeq ai njeri që kthen si qëllim në vetvete SHPIFJEN. Dhe nuk lodhet nga ky ushqim i përditshëm profesional, edhe pse del bllof përpara fakteve. Gjithmonë kam dashur të hesht kundër polemikave që sjellin gjuhën e urrejtjes dhe bëhen në emër të një xhelozie mbi suksesin e vërtetë të tjetrit. Puna e Kryeministrit dhe e bashkisë Shijak flet më shumë se çdo fjalë e juaja. Mund të bindni njerëzit që kanë zgjedhur të jenë nën verbërinë e një militanti me shpifjet tuaja, por kurrë qytetarët e ndershëm që çdo ditë e shikojnë ndryshimin pozitiv që po përjeton Shijaku. Dhe e dini ku qëndron diferenca mes nesh. Sepse ne mendojmë dhe veprojmë POZITIVISHT. Ju mendoni dhe veproni NEGATIVISHT. E mira triumfon mbi të keqen. FAKTE Në Shijak po ndërtohen dy gjimnaze dhe kopshti nr.1 që pritet të përfundojnë brenda nëntorit. Shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” kanë nisur, janë në proces demolimi. Shkolla “Rilindja” dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin. Në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë. Disa shkolla financohen nga buxheti i shtetit, disa nga UNDP. Sigurisht që procedurat janë të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja që në paketën e parë me 143 shkolla përfshihet:
?️ Gjimnazi “16 shtatori” Shijak
?️ Gjimnazi “Kajo Karafili” Maminas
?️ Kopshti nr.1 Shijak.
Bashkangjitur me foto Vendimi nr.84 datë 26.08.2020 me nr protokolli 7458/4 Për miratimin e prishjes së shkollës 9-vjeçare “Petrit Llaftiu” Shijak, miratuar nga Këshilli bashkiak dhe me verifikimin ligjor të prefektit të Qarkut Durrës, Roland Nasto. Data e inspektimit nga Instituti i Ndërtimit është 23.07.2020, pas së cilës Bashkia Shijak ka vijuar procedurën e rregullt ligjore për të kryer procesin e demolimit dhe rindërtimit. Sistemimi i shkollave nga ZVA Shijak. Materiali i detajuar më poshtë me foto. Distanca mes shkollave pritëse është 5 minuta. Shkolla më e largët është 1 km, gjë që nuk ngarkon fëmijët në përditshmërinë e tyre. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!
Paraditen e sotme, në një deklaratë për mediat nga Shijaku, Boçi tha se Rama premtoi 143 objekte mësimore gati për në shtator, por sot fëmijët do të bëjnë mësim në kushte skandaloze me 4 turne. Boçi tha gjithashtu se Kryebashkiakëve ilegjtimë, në vend që tu japë fonde për shkollat u kërkon vota për pushtetin e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PWRRENJAS- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dirtën e sotme ka zhvilluar një takim me Asamblenw e PS- të Përrenjasit.Gjatë fjali...
TIRANË– Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një deklaraate ka përshëndetur nënëshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Shtet...
VLORË– Bashkia e Vlorës ka fituar gjyqin në gjykatën e Arbritazhit në Paris ndaj kompanisë franceze “Tis Park”. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i q...
SHIJAK– Luçiano Boçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, akuzon qeverinë se nuk i ka ndërtuar shkollat e premtuarapër vitin e ri shkollor 20...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke ndarë me ndjekësit e tij edhe një shprehje të saj. Me an...
THUMANË- Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për...
TIRANË– 850 banesa individuale të rrënura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bash...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me disa pamje të rralla të Shënjtores me origjinë shqiptare Nënë Tereza. Në ditën e Shenjtërimit të saj, Rama ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në COD, një dorëshkrim origjinal të humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Rama tha në fjalën e tij, se N...
TIRANË – Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovën dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ...