Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një deklaraate ka përshëndetur nënëshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në deklaratë Këshilli i Ambasadorëve shkruan se e konsideron marrëveshjet e arritura në Uashington, si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit të gjithmbarshëm të tërë rajonit. Ndër të tjera Këshilli thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.
“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.” thuhet ndër të tjera në deklaratë,
Deklarata e plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përcjellur me vëmendje zhvillimet rreth bisedimeve në Uashington, në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne konsiderojmë se marrëveshjet e arritura në Uashington, që kanë për synim parësor normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, janë një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit të gjithmbarshëm të tërë rajonit.
Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të të dyja vendeve, është një moment historik, që fuqizon pozicionin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe konfirmon lidhjet historike në mes të popullit shqiptar dhe popullit hebre.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i inkurajuar nga roli aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo konfirmon, edhe një herë, rolin e pazëvëndësueshëm që SHBA-të kanë luajtur në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për paqen dhe demokracinë në Ballkan.
Ombrella Euro-Atlantike është garancia më e fortë për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë dhe shtylla kryesore e vlerave të demokracisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë sociale.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet europiane, që për vite kanë kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, do e mbështesin përspektivën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian.
Në kohën kur në rajonin tonë vazhdojnë të jenë të pranishme agjenda dhe tendenca politike që të adhmen e rajonit e shohin jashtë kursit Euro-Atlanik, ankorimi i fuqishëm i NATO-s dhe BE-së në rajon bëhet edhe më i domosdoshëm.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përfiton nga rasti të theksojë se populli shqiptar, kudo ku ai jeton, është një komb me vokacion të fortë ndaj vlerave evropiane, një komb me diversitet besimesh, që jetojnë në harmoni të plotë ndërmjet tyre.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Bashkia e Vlorës ka fituar gjyqin në gjykatën e Arbritazhit në Paris ndaj kompanisë franceze “Tis Park”. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i q...
SHIJAK– Luçiano Boçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, akuzon qeverinë se nuk i ka ndërtuar shkollat e premtuarapër vitin e ri shkollor 20...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke ndarë me ndjekësit e tij edhe një shprehje të saj. Me an...
THUMANË- Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për...
TIRANË– 850 banesa individuale të rrënura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bash...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me disa pamje të rralla të Shënjtores me origjinë shqiptare Nënë Tereza. Në ditën e Shenjtërimit të saj, Rama ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në COD, një dorëshkrim origjinal të humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Rama tha në fjalën e tij, se N...
TIRANË – Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovën dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ...
TIRANE– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan në një postim në ‘Facebook’ se Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi...
TIRANË– Minsistrja e Mbrojtes Olta Xhaçka ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë që është nënshkruar d...