LIVE UPDATES
Bota

AKUZAT/ Prokurori i Përgjithshëm: Kina e angazhuar në një “luftë ekonomike” për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara

17 Korrik 2020, 06:41 Nga DOSJA
AKUZAT/ Prokurori i Përgjithshëm: Kina e angazhuar në një

Kina është e angazhuar në një “luftë ekonomike” për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara si superfuqi e vetme në botë, deklaroi të enjten Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Kjo është deklarata më i fundit në një seri komentesh të ashpra ndaj Pekinit nga zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Duke folur në muzeun presidencial të Gerald R. Ford në Grand Rapids të Miçiganit, zoti Barr tha se përgjigjja amerikane ndaj ambicieve globale të Kinës “do të tregojë se kjo është çështja më e rëndësishme për kombin tonë dhe botën në shekullin njëzet e një”, siç tha ai.

Sipas zotit Barr, Kina përdor një shumëllojshmëri “taktikash grabitqare, shpesh të paligjshme” për të siguruar avantazh ndaj SHBA.

“Mënyra se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj kësaj sfide do të ketë ndërlikime historike dhe do të përcaktojë nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj liberalë demokratë do të vazhdojnë të formësojnë fatin e tyre apo nëse e ardhmja do të kontrollohet nga Partia Komuniste e Kinës dhe degët e saj autokrate”, tha zoti Barr.

Ndër praktikat grabitqare që dyshohet se përdoren nga Kina, zoti Barr renditi manipulimin e monedhës, çështjne e tarifave, kuotave, investimet dhe blerjet strategjike të drejtuara nga shteti, vjedhjen dhe transferimin e detyruar të pronësisë intelektuale, subvencionet shtetërore, sulmet në internet dhe spiunazhin.

Pekini i ka kundërshtuar prej kohësh shumë nga pohimet e bëra në fjalimin e zotit Barr. Ministri i Jashtëm kinez paralajmëroi të mërkurën se Pekini do të hakmerret me sanksione ndaj individëve dhe subjekteve amerikane. Sipas njoftimeve në media zyrtarë të kësaj ministrie thanë se “punët e Hong Kongut janë thjesht punët e brendshme të Kinës dhe se asnjë vend i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë”.

Operacionet kineze që synojnë ndikimin tek të huajt janë përqëndruar tek udhëheqësit e bizneseve amerikane, tha Prokurori i Përgjithshëm Barr. Ai paralajmëroi ata drejtues biznesesh që dështojnë të bëjnë të ditur të dhëna mbi marrëdhëniet e tyre me Kinën, se mund të jenë në shkelje të aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj. FARA kërkon që agjentët e qeverive të huaja të bëjnë të ditur aktivitetet dhe marrëdhëniet e tyre me subjektet e huaja.

“Duhet të jeni vigjilentë rreth asaj se si mund të përdoreni dhe se si përpjekjet tuaja në emër të një kompanie apo një qeverie të huaj mund t’a përfshijnë ligjin”, tha zoti Barr.

Fjalimi i Prokurorit të Përgjithshëm vjen ndërsa tensionet mes SHBA dhe Kinës janë rritur. Ky është fjalimi më i fundit ndër pohimesh shpesh të ashpra të zyrtarëve të administratës Trump rreth ambicieve globale të Pekinit gjatë javëve të fundit. Muajin e kaluar, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien tha se përpjekjet ndër dekada të ShBA për ta zbutur sistemin komunist kinez rezultuan në “dështimin më të madh të politikës së jashtme amerikane që nga vitet ‘30.”

“Ditët e pasivitetit dhe naivitetit amerikan në lidhje me Republikën Popullore të Kinës kanë mbaruar”, i tha zoti O’Brien një grupi drejtuesish biznesesh në Arizona më 24 qershor.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha javën e kaluar se Kina paraqet “kërcënimin më të madh afatgjatë” për sigurinë ekonomike dhe kombëtare të SHBA-së. Pothuajse gjysma e 5 mijë çështjeve të zbulimit që ka në dorë FBI-ja përfshijnë Kinën. Çdo dhjetë orë zyra hap një çështje të re që lidhet me Kinën tha zoti Wray.

“Edhe në këtë moment, Kina po punon për të kompromentuar organizatat e kujdesit shëndetësor amerikan, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike që kryejnë hulumtime thelbësore për COVID-19”, tha zoti Wray gjatë një fjalimi në institutin “Hudson” më 7 korrik.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se “shpreson se këto fjalime ta frymëzojnë popullin Amerikan në mënyrë të rivlerësojë marrëdhëniet me Kinën, për sa kohë që ajo vazhdon të qeveriset nga Partia Komuniste”, siç tha ai.

Komentet vijnë ndërsa SHBA dhe Kina janë përplasur mbi një mori çështjesh që nga tregtia deri tek autonomia e Hong Kongut dhe pandemia e koronavirusit.

Të mërkurën zoti Trump nënshkroi një ligj dhe një urdhër ekzekutiv ku thuhej se SHBA “do ta mbajë Kinën përgjegjëse për veprimet e saj shtypëse kundër popullit të Hong Kongut”.

Legjislacioni vendos sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që minojnë autonominë e Hong Kongut, ndërsa urdhri ekzekutiv i jep fund trajtimit preferencial të Hong Kongut.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota william barr william barr

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit