LIVE UPDATES
Bota

Akuzuesja detajon ngacmimet seksuale të guvernatorit Cuomo: Kisha frikë të tregoja

9 Gusht 2021, 18:13 Nga DOSJA
Akuzuesja detajon ngacmimet seksuale të guvernatorit Cuomo: Kisha

Një punonjëse e zyrës së guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, e cila e ka akuzuar atë për ngacmime seksuale, tha në intervistën e parë televizive se fillimisht ajo kishte frikë të identifikohej pasi rrjeti i lidhjeve të guvernatorit mund ta dëmtonte atë.

Brittany Commisso, asistente ekzekutive në stafin e guvernatorit Cuomo, dha detaje rreth situatës me udhëheqësin demokrat të Nju Jorkut, gjatë një interviste të përbashkët me kanalin televiziv CBS dhe të përditshmen Times Union të qarkut Albany. Intervista u transmetua të hënën ndërsa një komision legjislativ u takua për të diskutuar seancat e mundshme për shkarkimin e tij.

Brittany Commisso e ka ngritur zërin edhe më parë, fillimisht dimrin e kaluar në një intervistë anonime me gazetën Times Union, dhe më pas si një nga 11 gratë që thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga guvernatori Cuomo. Akuzat e grave ndaj zyrtarit demokrat u detajuan javën e kaluar në një raport të zyrës së prokurores së përgjithshme të shtetit. Zonja Commisso ishte gjithashtu gruaja e parë që paraqiti një kallëzim penal kundër guvernatorit Cuomo, duke i dorëzuar dokumentet sherifit të qarkut të enjten.

Por deri më tani, publiku ende nuk e ka dëgjuar rrëfimin e ngjarjeve nga vetë ajo.

“Kisha frikë se po të tregoja se kush isha, guvernatori dhe njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht, do të njollosnin emrin tim, siç kisha parë dhe dëgjuar më parë për gjërat që ata u bënin njerëzve”, tha 32 vjeçarja Commisso. Ajo tha gjithashtu se donte të mbronte vajzën e saj, por tani ndjen se të folurit i tregon asaj se “ajo ka një zë”.

“Unë kurrë nuk dua që dikush të ketë frikë të flasë. Unë kurrë nuk dua që ajo të ketë frikë nga ndonjë person në pushtet, një burrë apo një grua”.

Intervista u transmetua ndërsa guvernatori Cuomo përballet me thirrje të mëtejshme për dorëheqje.

Shumë demokratë, përfshirë Presidentin Joe Biden, i kanë kërkuar guvernatorit Cuomo të japë dorëheqjen. Rreth dy të tretat e anëtarëve të asamblesë shtetërore kanë thënë se favorizojnë një proces për shkarkimin e tij nga puna nëse ai refuzon të japë dorëheqjen, sipas përllogaritjeve nga agjencia e lajmeve Associated Press. Vetëm një shumicë e thjeshtë votash nevojitet për fillimin e procesit të shkarkimit.

Komisioni juridik i asamblesë u mblodh të hënën në një seancë ekzekutive me dyer të mbyllura, për të diskutuar dhënien fund të një hetimi që vazhdon lidhur me veprimet e guverantorit Cuomo me gratë dhe çështje të tjera. Komisioni po ashtu po shqyrton përdorimin e stafit nga guvernatori për të ndihmuar me marrëveshjen 5 milion dollarëshe të librit të tij dhe vendimin e administratës për të fshehur statistikat e plota për vdekjet nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve.

“Hetimi mbetet konfidencial, ashtu siç duhet të jetë, dhe në kohën e duhur nga fundi i këtij muaji ne do t’i diskutojmë publikisht provat në një mënyrë të hapur dhe transparente”, tha kryetari i komisionit, Charles Lavine, një demokrat nga zona Long Island e Nju Jorkut.

Ai premtoi angazhimin e komisionit për të mbrojtur çdo dëshmitar nga hakmarrjet dhe për t’i dhënë guvernatorit Cuomo një shans për të mbrojtur veten.

“Guvernatori ka thënë se dëshiron të trajtohet në mënyrë të drejtë si kushdo tjetër në këtë vend dhe ai do të jetë”, tha zoti Lavine.

Ndërkohë zoti Cuomo do të vazhdojë betejen pa ndihmësen e tij të lartë, Melissa DeRosa, e cila dha dorëheqjen të dielën vonë, duke thënë se dy vitet e fundit kishin qenë “emocionalisht dhe mendërisht” shumë të ngarkuara.

Raporti i bërë publik nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit Letitia James thotë se ndihmësja DeRosa luajti një rol kryesor në përpjekjet për të mbrojtur guvernatorin Cuomo nga pretendimet për ngacmime seksuale.

Ndër të tjera, në raport thuhet se ajo u kishte dhënë gazetarëve dokumente zyrtare për Lindsey Boylan, gruan e parë që e akuzoi publikisht guvernatorin Cuomo për ngacmime seksuale. Dokumentet dhënë gazetarëve tregonin largimin e zonjës Boylan nga administrata mes akuzave se ajo kishte keqtrajtuar stafin e saj.

Në intervistën për kanalin televiziv CBS, zonja Commisso tha se vëmendja që guvernatori Cuomo i kushtoi asaj nuk ishte një miqësi normale, siç e ka karakterizuar guvernatori.

“Ndoshta për të, ai mendoi se kjo ishte normale. Por për mua dhe gratë e tjera që përjetuan veprimet e tij, nuk ishte normale. Nuk u mirëprit dhe sigurisht nuk ishte konsensuale”, tha ajo.

Ajo tha se ai e ngacmoi atë për herë të parë më 31 dhjetor 2019, kur guvernatori sugjeroi që të dy të bënin një selfie së bashku.

“Ai ishte në të majtën time. Unë bëra selfi me dorën e djathtë. Ndërsa po përpiqesha të bëja foton ndjeva dorën e tij të zhvendosej nga shpina tek të pasmet, dhe ai filloi t’i ledhatonte. Nuk ishte prekje e pavullnetshme. Por ai ledhatoi të pasmet e mia.”

Zonja Commisso, e cila filloi punën në zyrën e guvernatorit në vitin 2017, tha se kjo e bëri atë aq nervoze sa duart e saj filluan të dridhen, duke e bërë të vështirë për të që të bënte edhe fotografinë. “U turpërova”, tha ajo. Ajo tha se zoti Cuomo e ngacmoi atë për herë të dytë në rezidencën e guvernatorit nëntorin e vitit 2020.

Pasi mbylli derën, “ai u kthye tek unë dhe futi dorën poshtë bluzës dhe më kapi gjoksin mbi sytjena. Më kujtohet që shikoja poshtë, pashë dorën e tij, e cila është një dorë e madhe, duke menduar me vete, ‘O Zot. Kjo po ndodh’.

Guvernatori Cuomo ka mohuar vazhdimisht që kjo të ketë ndodhur. Në një intervistë me hetuesit e prokurorisë së përgjithshme të shtetit, ai tha, “Për të bërë një gjë të tillë do të duhet të jesh i çmendur” me një grua që pothuajse të panjohur për dhe me shumë pjestarë të stafit aty rrotull.

Zakonisht agjencia e lajmeve Associated Press nuk i identifikon viktimat e dyshuara të ngacmimeve seksuale, vetëm në rastet kur ato vëndosin të flasin publikisht, siç ka bërë zonja Commisso.

Avokatët e zotit Cuomo e kanë sulmuar hetimin e prokurores së përgjithshme si të njëanshëm, në favor të akuzueseve të tij femra.

Të paktën pesë prokurorë qarqesh kanë kërkuar materiale nga hetimi i prokurores së përgjithshme për të parë nëse ndonjë prej pretendimeve mund të rezultojë në akuza penale. Sherifi i qarkut Albany, Craig Apple, tha të shtunën se zoti Cuomo mund të përballet me akuza kriminale nëse hetuesit vërtetojnë akuzat ndaj tij./ VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo brittany commisso charles lavine andrew cuomo brittany commisso charles lavine

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni