LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend/Policia e Shtetit sulmon gazetarët dhe mediat: Po publikoni pamje

9 Tetor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend/Policia

TIRANË- Policia e Shtetit në një reagim të sajin për mediat, ka shkruar se  me anë të së, opinioni publik po bombardohet me pamje filmike të viteve të shkuara.

“Policia e Shtetit është e gatshme të mbështesë çdo media të interesuar me informacion të saktë lidhur me çështjet e rendit publik, ku përfshihet edhe tentativat për kultivim apo trafikim të kanabisit si dhe mirëpret bashkëpunimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë në luftën e përbashkët për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike”, thekson Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë Policisë së Shtetit

Ditët e fundit, është vënë re një aktivizim i pakuptueshëm i disa individëve dhe mediave të caktuara për të krijuar një alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend. Insistimi për të përhapur opinione të pambështetura në realitet, artikulimi i konkluzioneve krejt arbitrare dhe mungesa e çfarëdo fakti apo treguesi objektiv është synuar të mbulohet nga bombardimi i opinionit publik me imazhe filmike të viteve të kaluara. Në kapërcim të çdo standardi etik dhe profesional, komentet në disa panele televizive janë “ilustruar” me pamje të parcelave masive të mbjella me kanabis të nxjerra nga arkivat e mediave, pa asnjë shënim, duke tentuar kështu që në rrugë spekulative të përcillen mesazhe të rreme tek opinioni publik. Aq e dukshme është kjo sa mjafton të shihen uniformat e punonjësve të Policisë në këto materiale filmike, për të kuptuar se bëhet fjalë për një periudhë kur Policia kishte uniforma dhe simbole të tjera nga ato që ka sot. Në të njëjtën kohë, disa protagonistë të këtyre insinuatave nuk kanë treguar asnjë lloj gatishmërie për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit lidhur me faktet kriminale të pretenduara, duke penguar kështu hapur përpjekjet për goditjen e veprimtarisë kriminale. Hezitimi për të ndarë informacion me Policinë e Shtetit e rrit edhe më shumë dyshimin për vërtetësinë e pretendimeve të bëra publike. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët e saj ndërkombëtarë është e përfshirë në një angazhim shumë serioz për të vijuar goditjen ndaj tentativave për kultivimin e kanabisit në vend. Në bazë të të dhënave dhe fakteve të administruara nga Policia e Shtetit, rezulton se viti 2020 është një tjetër vit i thellimit të suksesit në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Niveli i kontrollit të territorit gjatë vitit 2020 është rritur ndjeshëm falë edhe kapaciteteve të shtuara të Policisë dhe atyre të vëna në dispozicion nga partnerët. Në të njëjtën kohë, niveli i goditjes ligjore kundër tentativave kriminale në këtë fushë ka qenë shumë i fuqishëm. Kjo ka bërë që sasia e kanabisit të hedhur në tregun kriminal në vend të arrijnë në nivele shumë të ulëta, ndërkohë që sasia e kapur në vendet fqinje, që kanë qenë tradicionalisht destinacione për këtë veprimtari kriminale, ka arritur në nivelet më të ulëta historike të regjistruara. Këto arritje të padiskutueshme të Policisë së Shtetit e kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Europian. Të njëjtin vlerësim pozitiv ka marrë Policia edhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, që monitorojnë punën e saj. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve mediatikë, publikë dhe politikë, që të distancohen nga përpjekjet për të hedhur baltë mbi punën e saj, si dhe për të krijuar opinione të gabuara të mbështetura mbi lajme të rreme. Mediat janë gjithashtu të ftuara për të zbatuar standardet profesionale në dhënien e lajmeve, më qëllim që publikut t’i jepen fakte të verifikuara dhe opinione të bazuara. Insinuatat e papërgjegjshme dhe pamjet filmike të arkivave që “shiten” si pamje aktuale vetëm sa dezinformojnë qytetarët dhe dëmtojnë pa të drejtë imazhin e vendit.

(a.k.dosja.al)

Policia e Shtetit është e gatshme të mbështesë çdo media të interesuar me informacion të saktë lidhur me çështjet e rendit publik, ku përfshihet edhe tentativat për kultivim apo trafikim të kanabisit si dhe mirëpret bashkëpunimin e mediave dhe të aktorëve të tjerë në luftën e përbashkët për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike“.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet