LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi: AMA dhe RTSH-ja kontrollohen nga qeveria, liria e medias në rrezik. Vjedhja e pushtetit po çon në kapjen total

25 Maj 2021, 11:49 Nga DOSJA
Albana Vokshi: AMA dhe RTSH-ja kontrollohen nga qeveria, liria e medias në

TIRANË– Albana Vokshi ka denoncuar sot se Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion i pavarur sipas ligjit, po merret nën kontroll nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se në ditët e fundit të mandatit, parlamenti ilegjitim, ka vendosur të hapë të ashtuquajturën garë për emërimin e militantëve partiakë, që nuk i shërbejnë interesit publik, por vetëm pushtetit të vjedhur të Edi Ramës

Sipas Vokshit, vendimi për të emëruar anëtarët e AMA-s nga një parlament monopartiak është i paligjshëm, shkon kundër rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe përkeqëson imazhin e Shqipërisë si një vend jodemokratik, ku liria e medias është në rrezik. Ajo shtoi se nga 30 ditë për paraqitjen e aplikimeve, janë lënë në dispozicion vetëm 20 ditë për aplikimet për kryetar, duke treguar qartë për një vendim të paracaktuar.

Vokshi shtoi se Këshillin Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, Rama e kontrollon plotësisht prej disa javësh dhe se me një vendim antiligjor, për herë të parë në 30 vjet, anëtarët e tij i përkasin të gjithë partisë në pushtet.

Deklarata e plotë:

Vjedhja e mandateve përmes blerjes së votave në të gjithë Shqipërinë po sjell kapjen totale të shtetit në çdo qelizë të saj nga aleanca kriminale Rama-Doshi. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion i pavarur sipas ligjit, po merret nën kontroll nga qeveria. Në ditët e fundit të mandatit, parlamenti ilegjitim, ka vendosur të hapë të ashtuquajturën garë për emërimin e militantëve partiakë, që nuk i shërbejnë interesit publik, por vetëm pushtetit të vjedhur të Edi Ramës. Garë nuk do të ketë edhe për faktin se në shkelje të ligjit, nga 30 ditë për paraqitjen e aplikimeve, lihen në dispozicion vetëm 20 ditë për aplikimet për kryetar, duke treguar qartë për një vendim të paracaktuar. Vendimi për të emëruar anëtarët e AMA-s nga një parlament monopartiak është i paligjshëm, shkon kundër rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe përkeqëson imazhin e Shqipërisë si një vend jodemokratik, ku liria e medias është në rrezik. Disa muaj më parë, Komisioni i Venecias rekomandoi në mënyrë të qartë se “përbërja e Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive apo Komisionit të Ankesave duhet të sigurojë autonominë e tyre nga kontrolli i qeverisë dhe i korporatave.

Ky rekomandim po shkelet hapur nga qeveria antidemokratike e Edi Ramës, duke shkuar drejt kapjes totale të të gjithë institucioneve që kanë lidhje me median për t’I mbyllur gojën kujtdo që denoncon vjedhjen e zgjedhjeve, vjedhjen me tenderat, bashkëpunimin e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar. Autoritetin e Komunikimeve Elektronike, AKEP, Rama e kontrollon plotësisht përmes emërimit të shefit të protokollit. Këshillin Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, Rama e kontrollon plotësisht prej disa javësh. Me një vendim antiligjor, për herë të parë në 30 vjet, anëtarët e tij i përkasin të gjithë partisë në pushtet. Transmetuesi publik, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, është shndërruar në transmetuesin e partisë shtet dhe njësoj si në diktaturë, do t’i shërbejë një njeriu të vetëm. Partia Demokratike kërkon të ndalojë menjëherë ky skenar antidemokratik i parlamentit monopartiak. Kontrolli i plotë nga qeveria i institucioneve të medias që duhet të jenë të pavarura, dëmton lirinë e medias, ushtron presion politik mbi televizionet dhe shantazhon gazetarët. Nëse skenari i kontrollit nga qeveria të Autoritetit Mbikqyrës Audioviziv dhe të çdo institucioni të pavarur që lidhet me mediat, avancon, nuk do të jetë e largët dita kur Edi Rama, njësoj si Llukashenko i Bjellorusisë, të burgosë gazetarët që nuk i kontrollon dot.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet