LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar, pasqyrë e dështimit të Ramës me arsimin

19 Nëntor 2020, 16:16 Nga DOSJA
Albana Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar,

TIRANË-Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ishte ditën e sotme në Kryevidh, prej nga raportoi se gjendja në shkollën 9 vjeçare ‘Rreth Greth’ është e mjerueshme.

Ajo u shpreh se nxënësit janë larguar për të mësuar në fshatra të tjerë pasi kushtet në atë shkollë janë si në mesjetë.

Vokshi ka biseduar me profesor Markun i cili gjithashtu ka qënë drejtor i shkollës. Ai u shpreh se në shkollë ngrohja ka qënë e dobët, nuk ka asnjë bazë materiale nuk ka banjo, kompjuter dhe nuk bëhet fjalë për internet. Në fund ish deputetja tha se më 25 prill do ti rikthejnë atë çka 7 vite kanë humbur shqiptarët.


DEKLARATË E PD, ALBANA VOKSHI

Kam ardhur sot në Kryevidh. Kam ardhur sepse regjia lëvizezë e Edi Ramës nuk kaloi sot këtej, sepse nuk donte të informonte publikun mbi gjendjen reale të të arsimt në Shqipëri. Jam këtu pranë shkollës 9-vjeçare “Rreth Greth” në Kryevidh. Për shkak të kushteve të kësaj shkolle që edhe në mesjetë mund të mos gjendeshin ashtu siç jaën kushtet këtu gjysma e fëmijëve janë larguar për në fshatra të tjerë.  Do të doja që profesor Marku i cili ka qenë mësues në këtë shkollë të na tregojë dicka më shumë.

Ish-drejtori i shkollës: Unë jam prej shumë kohësh këtu. Kam punuar edhe si drejtor edhe si mësues por kjo ka ardhur drejt lënies në mëshirë të fatit, pa kushte, pa ambiente, pa banjo. Edhe ngrohja ka qenë e dobët, ndërkohë që nuk ka as bazë materiale, nuk ka kompjuter. Internet nuk bëhet fjalë.

Albana Vokshi: Në fakt shkolla si kjo janë fytyra e vërtetë e arsimit të Edi Ramës. Nuk është e vetmja shkollë. Janë edhe dhjetëra shkolla të tjera që gjenden në të njejtat kushte, në të njejtën situatë të mjeruar mesjetare. Ndaj dhe prindërit, një pjesë e mirë e tyre detyrohen që ti heqin fëmijët nga shkollat si kjo dhe ti dërgojnë me kilometra larg për tiu siguruar kushte pak më të mira fëmijëve të tyre, deri edhe 15 kilometra larg nga këtu. Është shkolla e parë shqipe në zonë dhe mendoni si e kanë lënë. Ndaj edhe Edi Rama nuk donte që ne të hynim brenda dhe ta shihnim. I kërkuam leje edhe drejtorit të shkollës, e telefonuam por sigurisht me urdhër nga lart na refuzoi që të na jepte leje të shihnim ambientet e brendshme të shkollës, për të parë klasat, për të parë korridoret, për të parë sesi respektohet protokolli i sigurisë, për të parë tualetet. Për të parë të gjithë situatën reale. Gjithsesi ne kemi siguruar foto të ambienteve të brendshme.
Kjo shkollë është simboli i dështimit të Edi Ramës në arsimin publik. Janë 80-90% e shkollave në gjithë Shqipërinë që nuk kanë kushtet higjieno sanitare për të respektuar protokollin e sigurisë në kushte pandemie. Nuk kanë as ujë të rrjedhshëm. Por përse është kjo gjendje?! Kjo gjendje është sepse Edi Rama ka dështuar me buxhetin në arsim. Premtoi 5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto që do ti alokonte për arsimin. Jo vetëm që nuk është 5%, por në vitin 2019 buxheti për arsimin ka qenë 2.4%, pra më pak se gjysma e asaj që Edi Rama ka premtuar si buxhet për arsimin. Në vitin 2020 është akoma më i ulët, është vetëm 2.3%. Pse?! Sepse Edi Rama mori fondet nga arsimi dhe i çoi për kontrata korruptive sekrete, gjoja për përballimin e pandemisë.
Kjo është arsyeja që shkolla si kjo që është shkolla e parë shqipe në zonën e Kryevidhit është në këto kushte, sepse ai nuk ka hedhur asnjë qindarkë për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj shkolle apo dhjetëra shkollave të tjera si kjo, por paratë ka vendosur ti japë për projekte korruptive. 36 milionë euro ka planifikuar Edi Rama për një projekt korruptiv, skandaloz të Teatrit Kombëtar me kulla.  Me 36 milionë euro a e dini ju se sa shkolla mund të ishin rindërtuar apo ndërtuar nga e para me standarde europiane, nëse i referohemi projektit të BE për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Me 700 mijë euro një shkollë, me infrastrukturë supermoderne, me standardet e Bashkimit Europian, me laboratore, me kabinete, me bazë materiale, pajisje për sportin dhe argëtimit, do të ishin ndërtuar jo vetëm kjo shkollë me kushte dhe standarde europiane por edhe 50 shkolla të tjera në të gjithë Shqiperinë. Mendoni pak që vetëm për një projekt korruptiv, abuziv, vetëm prej babëzisë së Edi Ramës për të zhvatur shumë nga taksat e shqiptarëve, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë por edhe mijëra mësuesve do tiu mungojnë 50 shkolla me standarde ndërkombëtare. Edi Rama ka dështuar edhe në projektin e rindërtimit të shkollave.  Ju e dini në Rrogozhinë janë dëmtuar 4 shkolla. Vetëm njërën prej tyre po e rindërton, ajo që sot po e viziton. Për shkollat e tjera të dëmtuara nuk është vënë asnjë fond.  Pse?! Sepse Edi Rama nuk e ka prioritet as arsimin, as shëndetin e mësuesve dhe nxënësve të cilët i përdor vetëm për propagadnë dhe për pushtetin e tij personal. Por më 25 prill kjo gjë do të marrë fund. Më 25 prill ne do ti kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë sepse arsimi për Partinë Demokratikë është një ndër prioritetet kryesore. Ne do ndërtojmë, do rindërtojmë të gjitha shkollat në çdo cep të Shqipërisë, do sigurojmë që ato të kenë kushte modern, infrastrukturë me standarde europiane apo më të mirat ndërkombëtare, do të sigurojmë që çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë të ketë mundësi të barabarta për arsimim cilësor.  Pra, më 25 prill ne do ti rikthejmë atë çka 7 vite kanë humbur shqiptarët. Ne do ta rikthejmë shpresën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi partia demokratike e shqiperise shkolla rreth greth ne kryevidh albana vokshi partia demokratike e shqiperise shkolla rreth greth ne kryevidh

Sondazh

Poll
Politike 19 Nëntor 2020, 13:16

KAVAJË- Redjan Krali, kryetar i Bashkisë Kavajë ka sqaruar sot debatin publik pas incidentit në stadiumin e qytetit, ku futbollisti Andi Lila u nxorr jasht...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën