E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikisht në detyrat e tyre me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’
Kurti shkruan se ky është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster, ndërsa tha se së shpejti do t’i fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam pajtuar me propozimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, për lirimin e ambasadorëve të caktuar me çelës politik. Ky propozim i Zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës. Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster. Në koordinim me Zëvendëskryeministren Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, pa humbur kohë do t’i fillojmë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet tona diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës. Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare”, shkruan ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, ka miratuar më 19 maj propozimin e Qeverisë së Kosovës, për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ISLANDË- Në samitin e kësaj jave të Këshillit të Arktikut në Islandë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dha alarmin për përforcimin ushtarak të R...
HAGË-Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës.Mediat e Kosovës bëjn...
SPANJA-Të gjithë udhëtarët e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në Spanjë nga data 7 qershor. Mediat e huaja raportojnë se vendimi u njoftua nga kryeministri span...
INDI-Situata pandemike vazhdone rënduar në Indi dhe në mungesë të shërbimit mjekësor një burrë nga India është detyruar ta dergoje babanë e tij të sëmurë për në...
EUROPA- BE është kundër marrjes së dozës të dytë të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Reuters raporton se Agjencia Ev...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka propozuar një plan prej 50 miliardë dollarëve për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke vënë si synim vaksinimin e të pa...
GJERMANI– Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si el...
SHBA-Në një kohë që numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka arritur pothuajse në 3.5 milion, numri i tyre mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është rapo...
KOSOVË– 2 viktima dhe 58 raste të reja, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë. Insituti i Shëndetit Publik bën me dije se ka humbur jetën n...
SHBA– Presidenti Joe Biden takohet sot me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in. Moon është udhëheqësi i dytë botëror që do të pritet në Shtëpinë e Ba...