LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel, presin kompromis dhe pragmatizëm

19 Shkurt 2021, 07:20 Nga DOSJA
Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel, presin kompromis dhe

KOSOVË– Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së. Zyrtarët e BE reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të “kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut me Beogradin”.

“Rruga evropiane e Kosovës çon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”,- thanë shefi i Politikës së Jashtme dhe kryenegociatori i BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Zyrtarisht, BE thotë se do të presë formimin e një parlamenti dhe qeverie të re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedime serioze për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. Jozyrtarisht, vlerësohet se Albin Kurti, si kryeministri i mundshëm i Kosovës, duhet të ketë të qartë se çfarë nënkupton mandati i tij dhe procesi i dialogut për të ardhmen e Kosovës respektivisht për qytetarët që i besuan votën.

Perspektiva evropiane e Kosovës dhe një “rrugë e shpejtë” e mundshme e pranimit në BE, me përmbushjen e reformave, është e mundur vetëm përmes “tunelit të dialogut”. Ky tunel tani duket i errët dhe plot probleme. Por në fund të tunelit shihet  dritë, në formën e normalizimit të marrëdhënieve. “Në dallim nga lideri politik Albin Kurti, si burrështetas ai duhet të pranojë realitetin dhe artin e kompromisit, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve që votuan për të atë që dëshirojnë – e kjo është e ardhmja evropiane”, thonë  burimet diplomatike në Bruksel.

Ka vend për pragmatizëm

Se e ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, e thekson edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Në një deklaratë për DW, ajo vlerësoi se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të vazhdojë punën që filloi vitin e kaluar nën mandatin e përfaqësuesit special të BE, Miroslav Lajçak.

“Personalisht nuk mund ta imagjinoj që qytetarët e Kosovës do të dëshironin të ktheheshin në fillim ose të mbeten diku në ndonjë cep pa ndonjë perspektivë të integrimit evropian. Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe në shtëpi është një parakusht për një dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete “,– thotë von Cramon.

”Ata që e njohin nga afër Albin Kurtin thonë, se kompromisi dhe pragmatizmi nuk janë anët e tij më të forta. Ndaj nuk ka qenë përzgjedhja “as e Brukselit dhe as e Uashingtonit” për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Kurti do t’i mbetet besnik vetes së tij dhe nuk do të shkojë në Bruksel për të marë mendim orë e çast. Do të jetë më e vështirë që ai të kontrollohet nga Uashingtoni, Berlini ose Brukseli”,– thotë analisti i Këshillit të Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Toby Vogel.

Ai shprehet se një sjellje e tillë e Kurtit “mund ta bëjë dialogun më të vështirë”. Por ai gjithashtu shtron pyetjen nëse do të kishte ndonjë palë në proces që shkon atje për të kënaqur Brukselin ose Uashingtonin dhe çfarë mbështetje do të kishte një delegacion i tillë në shtëpinë e vet. “Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të ketë legjitimitet demokratik në shtëpi – në Serbi ose Kosovë. “Unë mendoj se Kurti do të jetë pragmatik dhe do të punojë për kompromise të caktuara në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron Kosova, e kjo është njohja nga Serbia dhe pesë vendet e BE që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Vogel.

Cramon: Kurti nuk duhet ta humbasë momentin

Përveç ndryshimit në krye të Kosovës, konteksti i dialogut Beograd-Prishtinë po ndryshon thelbësisht edhe me ardhjen e një administrate të re në Uashington. Bashkëbiseduesit e DW besojnë se ky ndryshim është në favor të menaxhimit më të mirë të dialogut, por edhe në favor të vet Albin Kurtit. “Ajo që kemi tani është një moment i ri, tani kemi interesa të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut dhe mendoj se kjo është një mundësi që z. Kurti nuk duhet ta humbasë,” thotë Viola von Cramon për DW.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. Pas më pak se dy muajve të mandatit, qeveria u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament, e cila u mbështet nga SHBA, ndryshe nga disa vende të BE. Vet Kurti përmendi si shkas të shkarkimit të tij mospëlqimin e idesë për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ai e kundërshtoi në mënyrë të prerë.

“Sot Uashingtoni e bën të qartë se qëllimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke. Kjo nuk është ndonjë risi, por tani thuhet qartë. Kjo qartësi është po aq e dobishme për dialogun sa edhe vet administrata e Bidenit. Nuk do të ketë më lojëra të Richard Grenellit”,- beson Vogel.

BE, si ndërmjetësi kryesor në dialog, të paktën zyrtarisht, deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkret, si zakonisht, janë partnerët nga SHBA. Presidenti i ri Joseph Biden, në urimet e tij me rastin e Ditës së Shtetësisë, tha se zgjidhjen e procesit midis Serbisë dhe Kosovës e sheh në njohjen reciproke, i cili është pozicioni me të cilin pajtohet edhe Albin Kurti. Ndërkohë BE po punon për të zgjatur mandatin e Lajçakut si ndërmjetës. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e “rrugës me zigzage”, deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, këtë herë me një lojtar të ri në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion