LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi me Sorecën/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon përjashtimin e gjyqtares Vitore Tusha: Të kthehet besimi tek drej

2 Korrik 2021, 07:58 Nga DOSJA
Takimi me Sorecën/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar kërkesën në Gkykatë Kushtetuese për përjashtimin e gjyqtares Vitore Tusha nga çështja për shembjen e godinës së godinës së Teatrit Kombëtar. Në kërkesën e bërë, arsyetohet se gjyqtarja Tusha dyshohet se mund të ndikojë tek vendmarrja pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. 

“Të bindur se qasja dhe reagimi i Trupës Gjyqësore pranë Gjykatës Kushtetuese do jetë në respektim të Kushtetutës dhe lartësinë e detyrës, jemi në pritje të një vendnimi konform dispozitave ligjore në fuqi, për pranimin e kërkesës tonë lidhur me përjashtimin e Gjyqtares Tusha nga vendimmamrrja e çështjes së TEATRIT. Ky vendim i Juaji, jo vetëm që duhet të jetë në respektim të Kushtetutës, por duhet të kthejë besimin e qytetarëve taksapagues të këtij vendi, te drejtësia e pavarur dhe se: “Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë”. Ne kemi dëshmuar dhe jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar këtë kauzë dhe këtë betejë ligjore deri në fund,”-shkruhet në kërkesë.

Disa ditë më parë, Adriana Kalaja ka denoncuar se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Soreca ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Megjithatë akuzat janë mohuar nga ana e delegacionit të BE në Shqipëri.

Më poshtë gjeni të plotë kerkesën: KËRKESË

NGA: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE PËR DIJENI: PRESIDENTI I REPUBLIKËS.

OBJEKTI: PËRJASHTIMI NGA TRUPA GJYQËSORE E KËSAJ GJYKATE, GJYQTARES VITORE TUSHA. BAZA LIGJORE: NENET 36 DHE 37 TË LIGJIT NR.8577 DATË “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIM E GJYKATËS KUSHTETUESE”, TË NDRYSHUAR. E NDERUAR KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE, TË NDERUAR ANETARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE, E NDERUAR RELATORE E ÇËSHTJES,

Ju jeni tërhequr për të marë vendim në lidhje konfliktin kushtetues me palë ndërgjygjëse:
KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS. PALË TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË; KËSHILLI I MINISTRAVE; MINISTRIA E KULTURËS; MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË; BASHKIA E TIRANËS.

PALE E TRETË: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

OBJEKTI: 1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;

2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;

3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.

3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;

4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.
___________________________________________________________________________
Duke respektuar maksimalisht periudhën e pritjes deri në daljen e vendimit nga ana e Trupës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, më datë 30.06.2021, nisur nga ngjarjet dhe informacionet e mara në rrugë jozyrtare, ne u detyruam t`i drejtohemi kësaj të nderuare gjykatë, me një kërkesë me objekt: Dhënie informacioni në lidhje me takimin e bërë brënda ambienteve të kësaj gjykate midis Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadorit të Delegacionit të BE-së në Tiranë z. Luigi Soreca, në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Shqetësimi i drejtë dhe shumë i madh i yni është se, jo vetëm që ky takim u mbajt i fshehtë si nga Gjykata Kushtetuese ashtu dhe nga ambasadori Soreca, por edhe kur ne e bëmë publik këtë fakt (fakt i pranuar edhe nga vetë palët në këtë takim), reagimi i papjekur dhe flakë për flakë i Delegacionit të BE-së dhe ambasadorit të saj, vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje më ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor.

Duke inkurajuar Delegacionin e BE-së dhe z. Soreca për ushtrimin e të drejtave të tyre për të ndjekur ligjërisht deklaratat (në shpifje sipas tyre), të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, vazhdojmë të insistojmë në pyetjen se: Përse Ambasadori i Delegacionit të BE-së, z. Luigi Soreca shkon në një takim JOZYRTAR në Gjykatën Kushtetuese, pa axhendë, pa protokoll dhe pikërisht në datën e seancës së Teatrit?

Sjellim në vëmëndje të publikut se, Delegacioni i BE-së në Tiranë është ndër përfaqësitë diplomatike të rangut më të lartë në Shqipëri dhe, takimi midis Kreut të këtij institucioni me Kreun e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të shihen dhe trajtohen:

Si çështje private;
Jashtë kushtit zyrtar të transparencës formale;
Jashtë rezonimit publik.

Në ditët në vijim, ne do njekim të gjithë rrugët ligjore, ne institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e më gjërë, për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm në dhënien e përgjigjeve mbi pyetjet e drejta dhe legjitime tonat se:

A ka qënë i planifikuar ky takim?
Ku është protokulluar kërkesa për takim?
Pse u zhvillua pikërisht në datën e seancës së Teatrit?
Kush ka qënë objekti i bisedimeve?
Ku është protokolluar dhe kush ka mbajtur diskutimet midis palëve?
Pse nuk u bë publik takimi?
Pse nuk u bë publike objekti i bisedimeve?

Po kështu do kërkojmë nga struktura e SPAK, konfiskimin e të gjithë kamerave brënda dhe jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjithë aparaturave të komunikimit si celular, kompjuter, laptop dhe çdo provë tjetër të personave të dyshuar, që do të shërbejnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Duke ditur se Gjykata Kushtetuese, është një ndër institucionet më të larta të vëndit jo vetëm në kuadër të sistemit të drejtësisë pasi, sipas Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, në Nenin 19 “Marrëdhëniet protokollare”, pika 2 sanksionohet se: “Në marrëdhëniet protokollare Kryetari i Gjykatës Kushtetuese vjen menjëherë pas Kryeministrit”, shqetësimi ynë për një takim pa protokoll, pa transparencë dhe jashtë syve të publikut, EDHE nëse pranojmë versionin e ambasadorit Soreca se takimi ka patur në fokus plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese (dhe për këtë nuk ka asnjë rol Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pasi kandidaturat propozohen nga KED ku znj. Tushe nuk është as Kryetare e as anëtare), dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi (aq më shumë që për këtë fakt takimi do duhej bërë publik), ka sjellë më shumë dëme se përfitime në interes të drejtësisë dhe po kështu edhe të publikut të gjërë.

Po të mbajmë në konsiderratë që vetë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është më mandat të përfunduar që nga 22 prilli i vitit 2017 (pra mbi 4 vjet), takimi me ambasadorin e BE-së kokë më kokë dhe pa praninë e të gjithë Trupës Gjyqësore pranë kësaj gjykate, ngrejnë dyshime të forta dhe të arsyeshme, se ky takim nuk ka lidhje me vakancat dhe me reformën në drejtësi, por për interesa të ngushta dhe korruptive të ambasadorit Soreca (fakte dhe prova të cilat po ja referojmë dhe Bashkimit Europian).

Në këto kushte, ne çmojmë se ky takim ka ulur ndjeshëm jo vetëm legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese në paanësinë dhe sovranitetin e saj, por edhe ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe posaçërisht e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si palë e tretë në këtë gjykim, në një vendim të drejtë dhe bazuar në Kushtetutë, kjo sidomos në raport me pozicionin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Cënimi i besimit tonë për një vendim të drejtë dhe të papanshëm, u shtua edhe më shumë nisur nga përgjigja që ne morëm nga Gjykata Kushtetuese, Nr.284/1 Prot., datë 30.06.2021, në raport me kërkesën tonë, përgjigje e cila ishte jo vetëm shumë e vaket dhe e cekët në përmbajtje, por nuk dha asnjë provë bindëse për ne si palë, se ky takim nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë në vendimarrjen e çështjes së TEATRIT.

Shqetësimit tonë publik në lidhje me këtë takim “zyrtar” jashtë formatit standart të transparencës, jo vetëm që i duhej kthyer një përgjigje në lartësinë e shqetësimit publik në lidhje me efektet që ka prodhura ky takim, por edhe një transparencë e plotë bazuar në dispozita ligjore në lidhje me protokollin e këtij takimi.

Në referim të parashikimeve të Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, jo vetëm duhet të kishim marë një reagim serioz dhe transparent të këtij takimi (me numër kërkese dhe protokolli të takimit si dhe temën e diskutimeve të zbardhura), por do duhej që në zbatim të Nenit 36 të këtij ligji, “Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes”, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të hiqte dorë nga shqyrtimi dhe vendimmarrja në lidhje me këtë çështje, kjo sipas pikës ç), të këtij neni i cili sanksionon se rastet e dorëheqjes aplikohen kur: “paanshmëria e tij vihet në dyshim për shkaqe të tjera”.

Nisur nga fakti se jo vetëm nuk morëm një përgjigje serioze lidhur me shqetësimin tonë dhe të bazuar në prova dhë në ligj, nisur edhe nga fakti se Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk hoqi dorë me inisiativë nga vendimmamrrja në këtë çështje, në zbatim të nenit 37 të Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, pika 1. dhe 2., jemi të DETYRUAR të:

KËRKOJMË:

Përjashtimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtares Vitore Tusha nga vendimmarrja në lidhje me këtë çështje pasi plotësohen kërkesat e nenit 36 pika ç) e Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar.

Të bindur se qasja dhe reagimi i Trupës Gjyqësore pranë Gjykatës Kushtetuese do jetë në respektim të Kushtetutës dhe lartësinë e detyrës, jemi në pritje të një vendnimi konform dispozitave ligjore në fuqi, për pranimin e kërkesës tonë lidhur me përjashtimin e Gjyqtares Tusha nga vendimmamrrja e çështjes së TEATRIT. Ky vendim i Juaji, jo vetëm që duhet të jetë në respektim të Kushtetutës, por duhet të kthejë besimin e qytetarëve taksapagues të këtij vendi, te drejtësia e pavarur dhe se: “Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë”. Ne kemi dëshmuar dhe jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar këtë kauzë dhe këtë betejë ligjore deri në fund.

DREJTËSI PËR TEATRIN TEATRI ATY DHE ASHTU SI ISHTE
Tiranë më datë, 02.07.2021
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per sorecen aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar luigi soreca vitore tusha akuzat per sorecen aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar luigi soreca vitore tusha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë