All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Aleanca për Ndryshim po fiton”/ Basha nga Vora: Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më

18 Prill 2021, 17:13 Nga DOSJA
“Aleanca për Ndryshim po fiton”/ Basha nga Vora: Rama që
All - Paragraf - 1

VORË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Vorës, ku dhe ka bërë fushatën elektorale. Në fjalën e tij Basha tha se Aleanca për Ndryshim do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe se kjo gjë shihet nga veriu në jug. Basha u shpreh se të gjithë shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimet boshe të Ramës. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota për numrin 9 do shkoj për punësimin, për mirëqenien e familjeve shqiptare, për fermerët shqiptarë dhe për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, banorë dhe banore të portës së kryeqytetit të Vorës, Vorës së punës, Vorës së rinisë të përkushtuar ndaj dijes, Vorës së fermerëve punëtorë dhe fjalë pak. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjë këtë pasdite teksa dielli perëndon, por fushata jonë, rrugëtimi ynë drejt ndryshimit me 25 prill vazhdon pa ndalur, çdo ditë, çdo orë, ditë e natë. Bashkë kemi qenë gjithë këto vite, rrugët e qytetit të Vorës i njoh pëllëmbë më pëllëmbë. Falë kryetarit të bashkisë që ka merituar besimin tuaj gjatë këtyre viteve dhe ja e shikoni si e kanë katandisur Vorës, shikoni si kanë katandisur fermerët, shikoni sa të pashpirt që janë edhe me ata që humbën strehën mbi kokë prej tërmetit.

8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura dhe tani merr guximin të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Përgjigja e shqiptarëve në çdo shesh është e qartë. Ai që nuk bëri dot asgjë për 8 vite nuk bën dot asgjë për 4 vite të tjera. Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Ai duket në sytë tuaj, ai dëgjohet në brohorimat e shqiptarëve, nga Vlora në Shkodër, Nga Saranda në Tropojë, e fort e më fort nga zemra, nga kryeqyteti, nga metropoli, nga Vora, nga Bërxulli, nga e gjithë Shqipëria, bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të varfërisë, të skamjes, të padrejtësisë. Fitore dhe fitorja po vjen. Aleanca për ndryshim do ti fitoj zgjedhjet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo tashmë duket kudo, tek nënat që takoj me sytë të përlotur për fatin e fëmijëve të tyre, tek baballarët kokulur që kërkojnë punë tek të rinjtë të cilët thonë o sot o kurrë. E pra miqtë e mi më 25 prill nuk është më dorën e tij, nuk është më në dorën e tyre, është në dorën tuaj. Ndaj për nënat tona votojmë numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme, votojmë numrin 9, për punësimin, për mirëqenien e familjeve shqiptare, votojmë numrin 9, për fermerët shqiptarë, subvencionet, për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë, votojmë numrin 9. Dhe kështu do të bëjmë sepse me 25 prill do të vendoset fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, janë zgjedhjet për shqiptarët dhe shqiptarët vetëm dy rrugë kanë, ose 4 vite të tjera dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton, duke votuar numrin 9.

Po vëllezër dhe motra, sepse plani ynë dhe ekipi ynë i mrekullueshëm nuk do të sjellë mrekulli por do të sjellë gjera normale, duke filluar me fytyrën njerëzore të politikës, duke i dhënë fund masave çnjerëzore. A nuk është çnjerëzore t’i marrësh çdo familje 28 mijë deri në 30 mijë lekë në muaj me atë marrëveshjen e famshme të OSHEE-së dhe pastaj me ato lekë ta blesh 1000 dollarë biftekun te Nusret-i?! A nuk është çnjerëzore t’i lesh njerëzit në errësirë sepse nuk paguajnë dot faturat e rritura të dritave kur 8 vjet premtove se do ta ulësh çmimin?! A ka fjalë tjetër përveçse dështim për një njeri që popullit më të varfëruar këto 8 vite ja ka çuar çmimin e naftës të 3-in më të lartin në botë pas Suedisë dhe Singaporit.

Kjo nuk është qeverisje, ky është poshtërim, ky është varfërim, ky është dështim. Me 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar sepse është në dorën tuaj, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë, e mos t’i lëmë nënat tona, bashkëshortet tuaja me zemër të ngrirë se dështimi do t’ju vjedh e katër vite të tjera. Fëmijëve të Vorës e mbarë Shqipërisë të bëjmë të mundur që prindërit tanë që kanë sakrifikuar gjithçka të marrin një pension të denjë, jo vetëm për të mbijetuar, por për të jetuar me nder dhe për të marrë vendin që ju takon në vatër dhe në shoqëri për sakrificat e tyre. Të bëjmë të mundur që fermerët shqiptarë mos të jenë të vetmit fermerë në Ballkan që nuk e njohin subvencionin.

Të bëjmë të mundur që edhe dështimi i fundit i tij, ai i rindërtimit ku i ndau 5 të nënës dhe 95 të njerkës. Ky dështim që i la shqiptarët 2 dimra në çadra të marri fund me 25 prill dhe unë zotohem sot para banorëve të Vorës dhe të gjithë zonave të tjera të dëmtuara nga tërmeti se me 25 prill duke votuar për ndryshimin, ju do të votoni jo vetëm për një kryeministër të të gjithë shqiptarëve dhe një qeveri të njerëzve por dhe për vlerësimin e drejtë me transparencë, pa ia ngrënë hakun askujt, dhe rindërtimin e shpejtë, rindërtimin dhe kompensimin financiar për të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti.

Do ti japim fund kësisoj mafies të truallit, mafies së tokave që bashkë me kryeministrin në ikje kanë bërë skema të grabitjes së trojeve nga Vora në Kombinat, nga Durrësi në mes të Tiranës me aferat, me shkollat. Prandaj paratë e taksapaguesve europian nuk mbërrijnë tek njerëzit, prandaj dera e Europës mbetet e mbyllur për ne, por jo për gjatë. 8 vite janë shumë. Nuk mund të dështosh për 8 vite dhe të kërkosh edhe 4 vite të tjera. Vetëm ne jemi garancia për ndryshimin e vërtetë. Ndaj për ndryshimin e çdo familje shqiptare, demokratë dhe socialistë ka vetëm një alternativë, vetëm një alternativë: më 25 Prill, të dielën e ardhshme votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Vora fiton! Shqipëria fiton!”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 18 Prill 2021, 15:53

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me ma...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet