Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Alibeaj:Shumë e qetë seanca, pse s’flisni për raportin? Prisni Ramën të vijë nga SHBA apo..
14 Prill 2022, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nisi fjalimin e tij në Kuvend duke u shprehur se seanca e sotme është shumë e qetë. Ai komentoi raportin e DASH për Shqipërinë, për të cilën tha se tregon se qeveria Rama nuk është mazhorancë. Po ashtu ai kërkoi nga ministrat prezentë të PS-së që të flasin për këtë raport. Duke mos marrë përgjigje ai iu shpreh: Prisni që t’ju vijë Rama nga SHBA? Mesa duket Alibeaj nuk është në dijeni se sot Rama është në Azerbajxhan.
‘Shumë e qetë seanca, nuk e kuptoj ndërkohë që kanë ndodhur cështje të mëdha. Unë po e filloj nga e para. Ju e prekët raportin e DASH, po e lexoni pavarësisht se i pari juaj tha se ishte copy paste. Konkluzionet tregojnë se në zgjedhje janë përdorur patronazhistët. Një koleg i juaji, ka qënë ai që i dha fund komisionit hetimor. Duhet të reflektoni dhe studioni. Ka ndodhur një dizenjim. Nuk flet askush për të mbajtur një qendrim, është cështja juaj, përgjegjësinë më të madhe duhet ta mbaje Rama. Çfarë qëndrimi mbani ju? Cili është qëndrimi juaj, që duhet të vendosni përtej emrave individual, cfarë mendoni ju për justifikimin për atë që ka vendosur SHBA. Keni një opinion? S’mund ta mbanin kokën ulur dhe për të lexuar celularin, do të prisni kur të vijë ai nga Amerika a ku është. E diskutova dje në grup, është përgjegjësi publike, e të gjithëve këtu, se bëhet fjalë për atë që është fati i qeverisjes së Shqipërisë. Raporti tregoi se nuk jeni mazhorancë dhe nuk keni të drejtë të qeverisni shqiptarët, është karakteri dhe morali i gjithsecilit prej jush. ‘– deklaroi Alibeaj.
TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj komentoi nga foltorja e Kuvendit raportin e DASH për Shqipërinë. Ai deklaroi se raporti është i rëndësishë...
TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar që politikanët e shpallur non-grata të lihen jashtë politikës. Në një prononcim jashtë Kuvendit, Ba...
TIRANË– Ish-kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një mashtrim deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë kongresit të PS-së u shpreh se...
TIRANË– Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet për personat e shpallur non-grata. Në një prononcim për mediat, p...
TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje fikse kur është pyetur për vizën për të udhëtuar drejt...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi nga foltorja e Kuvendit shpalljen non grata të Aqif Rakipit. Tabaku u shpreh se u san...
TIRANË– Ne seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi shpalljen non grada të ish deputetit Aqif Rakipi. Tabaku ...
TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbardhur dy herët e vetme në të cilat ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama. Në një pron...