LIVE UPDATES
Aktualitet

AMA organizon konferencën mediatike “Radiot fetare në gjuhën shqipe” (FOTO)

2 Tetor 2019, 13:17 Nga DOSJA
AMA organizon konferencën mediatike “Radiot fetare në

TIRANË– Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblodhën paraditen e sotme në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në rolin e organizatorit të aktivitetit synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit të nxjerrë në pah rolin dhe kontributin e redaksive fetare të komunitetit, në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve.

Ministrja e Kulturës znj.Elva Margariti në fjalën e saj u përqendrua tek rëndësia e këtij takimi edhe pse “ gjatë këtyre 30 viteve toleranca fetare është një nga vlerat më të mëdha që i është njohur Shqiptarëve”. Ministrja Margariti, u shpreh se temat që trajtojnë mediat fetare promovojnë mjedisin e tolerancës në Shqipëri dhe i bëjnë një shërbim të mirë asaj.

Nga Selia e Shenjtë mori pjesë Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimet Shoqërore, Dr. Paolo Ruffini, i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e komunikimit në shoqëri i radiove fetare dhe roli i tyre në krijimin e një mjedisi sa më të drejtë dhe të shëndetshëm për fjalën. Sipas tij, “asgjë sa radioja nuk u jep kaq kuptim fjalëve”.

Në këtë drejtim ai nënvizoi rëndësinë e radio Vatikanit, e cila prej 68 vitesh transmeton në gjuhën shqipe, zhvillimet historike të Shqiptarëve, përfshirë ndryshimin e sistemeve dhe sfidat më të mëdha më të cilat përballet shoqëria jonë.

Zëri i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe e shoqëroi udhën e bashkatdhetarëve tuaj gjatë kalvarit të diktaturës komuniste. Mbrojti dinjitetin e njeriut nga çdo formë abuzimi. Tregoi historinë e kombit tuaj, duke filluar nga ajo e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “Athleta Christi”. I bëri të njohura vlerat, nënvizoi ndryshimet themelore e sinjalizoi ngjarjet më të rëndësishme, deri në agimin e lirisë e të demokracisë”, theksoi ai.

Rëndësia e radiove fetare,  vijoi Ruffini, shihet gjerësisht në rolin e tyre për të hedhur farën e paqes, duke dëshmuar fenë. Sic edhe pohon Dokumenti për Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar në Abu Dabi, “dialog ndërmjet besimtarëve do të thotë të takohemi në hapësirën e jashtëzakonshme të vlerave të përbashkëta shpirtërore, njerëzore e shoqërore e ta investojmë gjithë këtë në përhapjen e virtyteve më të larta morale, nxitur nga fetë”.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizve z.Gentian Sala, u ndal tek vlera e këtij aktiviteti për nxitjen e bashkëpunimit fetar dhe forcimin e mëtejshëm të mesazheve paqtuese që këto institucione kanë dhënë në shoqëri. Z.Sala vlerësoi kontributin e radiove fetare të komunitetit të cilat përbëjnë një segment të tregut audioviz që dallon nga pjesa tjetër, për qëndrueshmërinë e aktivitetit, vullnetarizmin e angazhimit të stafit në redaksi dhe për sasinë dhe larminë e temave që përgatiten nga vetë radioja.

Kryetari i AMA-s vijoi më tej se “ fillesat e këtyre radiove në vitin e “Mbrapshtë” 1997 kanë një domethënie të qartë për angazhimin e komuniteteve fetare në momentet e kaosit dhe trazirave sociale dhe politike të asaj periudhe”.

Radiot fetare janë refleksion i tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në vendin tonë dhe kjo konferencë shërben si prezantim i rolit dhe ndikimit të tyre pozitiv në shoqërinë tonë multifetare, angazhimin për produkte cilësore dhe pasurimin me më shumë pozitivitet të besimit fetar brenda dhe jashtë objekteve të kultit, përfundoi z.Sala.

Për herë të parë transmetimet me përmbajtje fetare si dhe zyrtarë nga publiku shqiptar janë ndjekur prej 3 tetorit të vitit 1951, me fillimin nga puna të seksionit shqip të Radio Vatikanit.

Megjithëse aktiviteti fetar dhe liria e ushtrimit të besimit kanë qenë të ndaluara në Shqipërinë komuniste, sërish ka pasur shumë dëgjues të Radio Vatikanit që ndiqnin fshehurazi programet e saj.

Pas miratimit të ligjit për mediat audiovizive të vitit 2013, AMA, ka miratuar akte nënligjore që kanë bërë të mundur qartësimin e procedurave të licencimit të tyre, duke e konsoliduar këtë pjesë të tregut audioviziv, në shërbim të komuniteteve fetare dhe ndjekësve të transmetimeve të tyre. Aktualisht operojnë katër subjekte, radio Spektrum e komunitetit Musliman, Radio Maria e besimit Katolik, Radio Ngjallja e Kishës Ortodokse dhe Radio Dodona e Kryegjyshatës Bektashianë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “radiot fetare në gjuhën shqipe” konferenca mediatike “radiot fetare në gjuhën shqipe” konferenca mediatike


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet