Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Emisioni “Stop” në Tv Klan solli këtë të martë në vëmendje kórrúpsionin në universitet ku me para në dorë, nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.
Kamera e fshehtë “Stop” tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.
Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kírúrgjikále” kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.
Studentja: Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kírúrgjikále”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkuar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë. Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse unë nuk kam mundësi për të paguar këtë provim dhe për të marrë këtë notë kaluese.
Gazetarja: Të gjithë studentëve u kërkohej 150 Euro për të marrë një notë kaluese.
Studentja: Po. Kështu kam dëgjuar që të gjithë studentëve u kërkon 150 Euro për një notë kaluese, pastaj në varësi të notës, normalisht që një vlerë monetare më të lartë. Unë ndihem e pashpresë sepse nuk kam mundësi ta paguaj atë provim, por nuk jam as studente e keqe që të detyrohem të paguaj për një provim. Ndihem shumë e inatosur me sistemin arsimor në Shqipëri dhe mendoj se duhet bërë diçka për këtë gjë.
Fillimisht, studentja kontakton më profesorin për t’u takuar në lidhje me provimin. Pedagogu i thotë se notat janë dërguar tek sekretarja.
Për të parë VIDEON klikoni këtu
Studentja: Alo!
Profesori: Alo!
Studentja: Profesor, si kalove?
Profesori: Mirë!
Studentja: Jam një studente e Masterit Shkencor. Ke mundësi të takohemi në lidhje me atë provimin?
Profesori: Në lidhje me atë provimin…
Studentja: Me atë provimin e kírúrgjisë.
Profesori: Tani unë i çova ato, se Margi (sekretarja) i donte urgjent, urgjent. Unë nuk e di, ca ka bërë Margi, nëse ajo nuk i ka hedh në sistem… Në qoftë se ajo i ka çuar për firmë te Dekani pastaj…
Studentja: Po gjithsesi takohemi njëherë dhe flasim!
Profesori: Po takohemi, kur të duash. Unë jam te fakulteti tani, se kam mësim deri në 10 e gjysmë.
Studentja: Në rregull! Në orën 10 e gjysmë të të telefonoj përsëri, që ta lëmë, për t’u takuar?
Profesori: Po! Ok! Flasim.
Studentja: Në rregull! Faleminderit!
Emisioni “Stop” ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4. Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.
Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem.
Studentja: Si ke qenë ti profesor?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirë mo, mirë! Si shpirt! Mund të jetë ndonjë rrufë, ndonjë gjë.
Pedagogu Besnik Faskaj: Tani unë po bëj këtë: Unë fola çikë me Margin (sekretaren) dje dhe i thashë kështu, kështu, kështu, kështu… Asnjëra nga këto i thashë, që thua ti, nuk ka probleme me atë… me bursën. Ata mbi 6, që the ti në vit të parë, marrin bursë, apo nuk është për Masterin kjo?
Studentja: Jo, nuk është për Masterin.
Pedagogu Besnik Faskaj: Është vetëm për Bachelorin. Dhe i thashë këto nuk kanë probleme kështu. “Jo, se unë do dorëzoj aneksin.” Mirë, mirë, i thashë unë. Gjithë ideja është, që të bëjmë ato ndryshimet…
Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).
Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.
(I jep 150 Euro)
Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.
Studentja: Jemi në rregull bashkë?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.
Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!
Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!
Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.
Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!
Studentja: Mirupafshim!
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirupafshim!
Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë.
“Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.
Marrë nga: Klan TV
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Le të shohim disa tendera të çuditshëm. Bashkia e Përrenjasit ka shpallur fituesin e një tenderi, një kompani që do të presë pyjet. Kjo kalo...
KORÇË- Dy aksidènte me pasojë plagosjèn kanë ndodhur pak minuta më parë në Korçë dhe Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se në aksidèntin e...
TIRANË-Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale këshillon shofërët të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të automjetëve në...
Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërisht të merret me një çështje prioritare siç është Spak. Një ...
MALLAKASTËR- Kunati i viktímës në Mallakastër, Lazer Saliaj ka folur për mediat pas ngjajrès së rèndë. Ai ka treguar detaje se kur ka ndodhur ngjarja dhe ë...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka próvókuar me një status që ka shpërndarë në rrjetin e saj social, Facebook. Lala kërkon ndíhëm e një psíkólógeje që t’i ...
FIER– Kunata e Drita Saliaj, Mjaftonia ka folur për mediat pas vràsjes së 50-vjeçares nga nipi i bashkëshortit dhe dy shokët e tij. Mjaftoni Saliaj ka tr...
TIRANË- Polícia e Tiranës ka reaguar pas grabítjes së ndodhur tek “Komuna e Parisit”. Sipas një njoftimi për mediat, Polícia bën me dije se janë marrë 50 m...