Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë në Pressing, ka folur dhe per dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kosnett, duke iu bazuar deklaratës së Kurtit që dialogu nuk do të jetë prioritet, ai ka thënë se bota nuk mund të pres, ndaj kjo çështje duhet të zgjidhet.
“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë gjatë 20 viteve të shkuara. Nuk ka pikë dyshimi në këtë. Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, deklaroi diplomati amerikan.
Po ashtu, Ambasadori Kosnett ka thënë se nuk duhet të hidhet poshtë mundi i së kaluarës për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se ka biseduar me Kurtin lidhur me çështjen e dialogut.
“Po dhe e kam thënë privatisht dhe publikisht se, e them sërish, se duam të kemi marrëdhënie bashkëpunuese. Duam të dëgjojmë e jo vetëm t’ju flasim, por t’i dëgjojmë partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi, në rajon për çështje si dialogu, si integrimi ekonomik rajonal. Pra, dëshirojmë që të ecim përpara me mendje të hapur, e në këtë aspekt kemi thënë, Sekretari i Shtetit Blinken ka thënë se nuk do të hedhim poshtë tërë punën që është bërë për Ballkanin nga administrata paraprake. Duam t’i rishikojmë me kujdes, t’i rimendojmë dhe të mbajmë atë që e vlen për të mbajtur. Prandaj, gjithashtu do të inkurajoja edhe të tjerët që të jenë mendjehapur dhe të shqyrtojnë bahkërisht çka është bërë në të kaluarën që ia vlen për t’u ruajtur për të ardhmen,”-ka thënë ai.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj.
Më pas, qeveria e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.
Më 4 shtator, pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka ardhur menjëherë edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është i ftuar në emision Pressig. Sipas Gazeta Express, ai është shprehur i...
SHBA-Nasa ka publikuar një video mahnitëse të robotit të saj Perseverance që zbret në Mars. Video është publikuar në BBC, aty shfaqin minutat e fundit të ngritj...
BOTË-Vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të jetë thelbësor për të fituar betejën me Covid-19. Sipas TheGuardian, ekspertët kanë sugjeruar se vaksi...
KOSOVË – Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ambasadori Wisner thotë se se e kupton se Kurti do që të përqendrohet tek përmirësimi i gjendjes në Ko...
KENIA– Pamje të rënda vijnë nga një park në Kenia ku kanë ngodhur 3 gjirafa.Njëra u vra kur ra në kontakt me kabllin elektrik të dielën, kurse dy të tjera ishin...
KOSOVË-Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Sipas Gazeta Express, Elezi ka thënë ...
KOSOVË- Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Veton Berisha. 10 ulëse i kanë të siguruara në Parlament. Por duket se...
SHBA– Amerikanët, të cilët kanë rrjetet sociale si burimin kryesor të informimit, kanë më shumë mundësi të besojnë në informacion të pakonfirmuar për &cce...
KOSOVË-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas dhunës që ka ndodhur ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiç.Me a...