LIVE UPDATES
Bota

Ambasadorja e SHBA në OKB: Shqetësuese dërgimet me forcë të mijëra ukrainas në Rusi

20 Mars 2022, 19:30 Nga DOSJA
Ambasadorja e SHBA në OKB: Shqetësuese dërgimet me forcë

BRUKSEL- Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield i cilësoi si shqetësuese njoftimet për marrjen me forcë të mijëra banorëve të qytetit të Mariupolit dhe dërgimin e tyre në Rusi. Gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv CNN, zonja Thomas-Greenfield tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin konfirmuar ende pretendimet e bëra të shtunën nga këshilli i qytetit të Mariupolit përmes platformës Telegram.

“I kam dëgjuar këto njoftime, por nuk mund t’i konfirmoj”, tha ajo. “Por mund të them se është shqetësuese dhe e gabuar që Rusia të detyrojë qytetarët ukrainas të shkojnë në Rusi e t’i fusë ata praktikisht në ato që do të jenë kampe përqendrimi apo të burgosurish”, shtoi ambasadorja.

Të shtunën autoritetet e Mariupolit njoftuan se me mijëra banorë ishin marrë me forcë nga shtëpitë e tyre.

“Gjatë javës së kaluar, disa mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në territorin rus”, thuhej në një deklaratë të këshillit të qytetit të Mariupolit. “Okupatorët morën ilegalisht njerëzit nga Livoberezhny dhe nga godinë sportive, ku strehoheshin më shumë se një mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë. Është e vështirë të imagjinohet se si në shekullin e 21-të njerëzit mund të çohen me forcë në një vend tjetër”, thuhej në deklaratën e kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko.

“Ajo që pushtuesit po bëjnë sot është diça e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i merrnin njerëzit me forcë”, tha zoti Boichenko.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se ajo që po ndodh sjellja në Mariupol do të hyjë në histori si një krim lufte. Zoti Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse paqejeje me Moskën.

“Ka ardhur koha për një takim, është koha për të biseduar”, tha zoti Zelenskyy. “Ka ardhur koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’u duhen disa breza për të rikuperuar”, shtoi ai.

Apeli i zotit Zelenskyy për një raund tjetër bisedimesh erdhi një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak shkruante në Twitter se pozicionet e Kievit janë të pandryshuara, duke përmendur kërkesën për armëpushim, tërheqje të trupave ushtarake ruse dhe garanci të forta sigurie, shoqëruar me një formulë konkrete.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë ende të ditur numrin e të vdekurve pas një sulmi me raketa ruse të premten në një bazë ushtarake ndërsa ushtarët po flinin në kazerma tashmë të shkatërruara plotësisht. Baza ndodhet në qytetin jugor të Ukrainës Mikolaiv.

“Nuk na lejohet të themi asgjë sepse operacioni i shpëtimit nuk ka përfunduar dhe familjet nuk janë njoftuar të gjitha”, tha zëdhënësja e ushtrisë Olga Malarchuk për agjencinë France-Presse.

Një ushtar i tha agjencisë (AFP-së) se ishin gjetur 50 trupa, ndërsa një tjetër tha se nën rrënoja mund të ketë rreth 100 persona të vdekur. Qyteti i Mikolaivit ndodhet 130 kilometra larg portit strategjik ushtarak të Odesës. Forcat ushtarake të Rusisë goditën edhe një shkollë arti në Mariupol ku strehoheshin rreth 400 persona. Këshilli i qytetit thanë të dielën se ndërtesa ishte shkatërruar tërësisht. Ende nuk ka informacion mbi numrin e viktimave dhe të mbijetuarve.

Më 24 shkurt, Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, duke ndezur një konflikt që ka shkaktuar që nga 19 marsi vdekjen e më shumë se 900 civilëve dhe afro 1500 të tjerëve të plagosur , sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak olga malarchuk thomas-greenfield volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak olga malarchuk thomas-greenfield volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri