LIVE UPDATES
Politike

Analistët amerikanë bëjnë thirrje për vazhdimin e reformave dhe forcimit të institucioneve në Shqipëri

27 Prill 2021, 20:29 Nga DOSJA
Analistët amerikanë bëjnë thirrje për vazhdimin e

SHBA- Dy analistë amerikanë thonë se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe demokratizimit. Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. Me analistët bisedoi Keida Kostreci.

Zoti Serwer thotë se pas zgjedhjeve duhert të respektohen rezultatet dhe duhet punuar drejt konsolidimit të institucioneve.

“Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe duke respektuar opozitën, por edhe respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe përgjegjësive të partisë qeverisëse. Dhe ato përgjegjësi përfshijnë konsolidimin e institucioneve demokratike, veçanërisht të gjyqësorit të pavarur”, thotë ai.

Zoti Wilson, zv/president ekzekutiv në Këshillin e Atlantikut thotë se ka pasur shumë pasiguri në Bruksel dhe Uashington për ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kështu shpresoj që ky mandat të jetë sinjal për qeverinë, por edhe për opozitën se ky është një mandat që i duhet vendit për të ecur përpara në disa nga çështjet kryesore si sundimi i ligjit dhe masat antikorrupsion, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ky proces të fillojë në verë. Zoti Wilson thotë gjithashtu se zgjedhjet dërguan edhe sinjalin që njerëzit duan të shohin opozitën të luajë rolin e saj.

“Njerëzit duan të shohin demokracinë në funksionim, duan të shohin opozitën të marrë pjesë në demokracinë parlamentare të Shqipërisë dhe të jetë opozitë aktive brenda parlamentit, mbështetëse e interesave të vendit”, shton zoti Wilson.

Zoti Serwer dhe zoti Wilson thonë se megjithë disa probleme duket se zgjedhjet ishim më të mira se në të kaluarën.

Zoti Serwer është dakord me përfundimet e vëzhguesve të ODIHR-it si për anët pozitive edhe për shqetësimet që ngrenë ata. Zoti Serwer thotë në lidhje me shitblerjen e votave se sa më shumë rritet mirëqenia dhe të ardhurat individuale, aq më e kushtueshme bëhet të blihet vota.

Por ai shqetësohet sidomos për përdorimin e administratës në shërbim të partisë, pasi e sheh si një problem më afatgjatë.

“Abuzimi me detyrën më duket se është një kritikë shumë më e thellë. Dhe ne duhet të shmangim kapjen e shtetit nga forcat politike. Dhe sidomos kur zgjidhet i njëjti kryeministër tre herë me radhë ka një rrezik për kapjen e shtetit”, tha ai.

Zoti Wilson bie dakord me nevojën për ta shmangur një gjë të tillë.

“Shqipëria po shqyrtohet me kujdes. Ende nuk ka filluar procesin e pranimit real për Bashkimin Evropian për shkak të disa dyshimeve që shumë hartues të politikave në Evropë që kanëlidhje me angazhimin e saj për sundimin e ligjit”, tha ai.

Zoti Serwer thotë se megjithëse ka pasur përparim në vend, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të shqetësuara për probleme si sundimi i ligjit dhe korrupsioni. Ashtu si edhe shqiptarët, thotë ai.

“Unë nuk pres nga askush në demokraci që të jetë i kënaqur. Ata duhet të kërkojnë nga qeveria e tyre atë që duan. Dhe një nga shqetësimet kryesore të popullit shqiptar tani është korrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe vendet e punës.”

Zoti Wilson thotë se SHBA nuk mbështet palët por Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbështesin një kandidat të veçantë, apo një person apo një individ. Nuk funskionon kështu, kur je një anëtar i NATO-s dhe je në rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, thotë ai.

Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut thotë se mandati i tretë do të jetë një shans për shumicën për të fituar besimin e duhur për integrim.

“Është një mandat për ta marrë seriozisht këtë proces, për të përshpejtuar përpjekjen e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bashkuar me familjen e vendeve të BE-së, ashtu siç ka hyrë në aleancën e NATO-s. Tani është koha për të parë Shqipërinë në atë familje dhe në atë komunitet.”

Të dy analistët bien dakord se angazhimi i shprehur nga Shtetet e Bashkuara ndaj proceseve në Ballkan, është që sinjal që Shqipëria dhe vendet e tjera të vazhdojnë në rrugën e reformave të nevojshme dhe demokratizimit.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike damon wilson daniel serwer zgjedhjet 25 prill 2021 damon wilson daniel serwer zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës