LIVE UPDATES
Insights

Po i afrohemi pikës së shpërthimit, me shumë gjasa, nga sot dita e fundit e “gjumit” të virusit në Shqipëri

21 Mars 2020, 07:50 Nga DOSJA

Shqipëri-Kryeministri Rama ka dy arsye të forta që vendosi të bllokojë totalisht lëvizjen që prej të shtunës në mesditë deri të hënën: Të gjithë, izolim në shtëpi.

Arsyeja e parë dhe dukshme është se gjatë orareve të lira të lëvizjes në mëngjes 8-10 dhe pasdite 16-18, në kryeqytet një pjesë e qytetarëve kanë qenë indiferentë ndaj rregullave.  Me sy të lirë dalloje grumbullime me më shumë se dy vetë; nëpër lagje gjysmë fshehurazi shërbehej kafe; popullimi i rrugëve nuk ishte i vogël në kushtet e izolimit, duke e zhbërë kështu karantinën gjatë orëve të tjera të ditës. Polica e pati të pamundur të kontrollojë të gjitha automjetet dhe ato që kishin motiv punën dhe kudo, edhe në sheshet kryesore gjeje që lëviznin lirshëm qytetarë nga të gjitha moshat. Dukej si një nga ato fundjavat e verës në kryeqytet. Praktikisht, kjo situatë sjellje e rrit me probabilitet më të lartë shpëndarjen e virusit duke ia zvogëluar efektin izolimit.

Në Shqipëri numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 70, ka dy të vdekur dhe harta e shpërndarjes është zgjeruar me vatra të tjera të reja. Kjo rritje dhe liria e orëve të lëvizjes e kanë shtuar edhe më shumë rrezikun.

Por një arsye tjetër është edhe më e fortë. Që kur nis karantina dhe në Shqipëri u zbulua pacienti i parë i infektuar, më 8 mars, Gazeta “Si” ndërtoi një grafik të bazuar në të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për të treguar trendin e përhapjes së virusit në Shqipëri të krahasuar edhe me Kinën dhe Italinë si dy vendet më të prekura. Për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga Covid-19, që në fillim, të dhënat na treguan se kjo javë do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Ditët e para trendi i përhapjes së Shqipërisë ishte gati njësoj si në Kinë ashtu edhe në Itali.

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë gjetur se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është 14 ditë. Pra, potencialisht, jemi vetëm një ditë larg kur pritet që virusi të dalë nga inkubimi. Fundi i ditës së shtunë, nëse do të ecet sipas modelit të Kinës dhe Italisë, është dita ku virusi shpërthen. Siç treguan ditët në vijim në Kinë dhe Itali kurba e përhapjes pësoi kulme të tjera, por ne po marrim në shqyrtim vetmë momentin e parë kur numri i të prekurve del jashtë mesatares së këtyre ditëve duke qenë më i lartë.

Më 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët, djali nga Puka ishte i pari i zbuluar zyrtarisht, por ndoshta jo pacienti zero. Ato ditë bashkë me të kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i perudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 21- 22 mars, ku mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për një numër njerëzish të infektuar. Numri 1 në Grafikun e ndërtuar nga Gazeta “Si” tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars ose 13 ditë më parë.

Ne, në Gazetën “Si”, kemi vënë re se në ditën e 19 ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19, si në Kinë ashtu dhe në Itali. Në Kinë numri i të infektuarëve nga dita e 7 në atë të 14 është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re edhe në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëtin trend. Shqipëria – siç duket nga grafiku që kemi ndërtuar ne të Gazetës “Si” – ka luhatje nga trendi këto ditët e fundit, duke qenë me shpejtësi më të vogël të infektimit, ndoshta për shkak të karantinës më të shpejtë, por pse jo edhe për shkak të numrit të testeve. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero megjithëse e shikon rritjen e numrit të të infektuarve në mënyrë të moderuar në Shqipëri, i “trembet kësaj qetësie”. Të dhënat tregojnë së ndoshta data 27 mars do të jetë një tjetër kulm shpërthimi.

Duke qenë se po i afrohemi pikës së shpërthimit, vetëm një ditë larg, kjo mbetet një arsye e denjë për të shpjeguar urdhërin e fundit të Kryeministrit që në fundjavë të mbyllemi në shtëpi me patjetër. Ndonëse radikal, është një veprim i mirëpritur. Mos harroni, Covid-19 nuk diskriminon askënd. Mos i merni gjërat lehtë, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjienën, pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani!

Si ta sfidojmë korovirusin:

Trego shembullin tënd

Promovo qëndrimin në shtëpi kur je i sëmurë

Administro burimet me mençuri (ushqimet, detergjentet, etj.)

Kujdesu për më të rrezikuarit

Kujdesu për fëmijët dhe ushqimin e tyre

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi


Sondazh

Poll
Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Insights 19 Mars 2020, 20:21

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

TIRANË- I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri n...

Insights 18 Mars 2020, 18:16

Shënime për karantinën

TIRANË- Pallati nr. 13 e kishte humbur qetësinë. Virusi po ua hiqte mendjen. Ndaj, kryesia u mblodh dhe vendosi unanimisht që e para gjë që duhej të bënin ...

Insights 16 Mars 2020, 08:50

Pse duhet të durojmë!

Po më ndodh diçka që nuk e kam pasur asnjëherë të mjaftueshme më parë. Kam kohë. Shumë kohë. Qëndroj ulur përballë Tv me orë të tëra, por nuk përqëndrohe...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën