LIVE UPDATES
Insights

Pse ne të shkretët, duhet të jemi të gjithë sot me Edi Ramën!

18 Mars 2020, 17:08 Nga DOSJA
Pse ne të shkretët, duhet të jemi të gjithë sot me Edi

TIRANË- Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiqet me të gjitha fuqitë që ka, të bëjë një punë të mirë. I ndërgjegjshëm, se edhe pa koronavirusin, ai është në krye të një vendi copë copë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë (të tillë e ka bërë së pari ai vetë, pa harruar edhe paraardhësit e tij), ai po bën sot një gjë të vërtetë. Edi Rama është në krye të një vendi, pa institucione, me një sistem shëndetësor të nivelit zero, me një shtet të një niveli zhvillimi primitiv. Kryeministri ynë i di të gjitha këto, ndaj sot po punon me një stërmundim të paparë, për të shpëtuar së pari veten dhe për pasojë edhe ne të tjerët, shtetasit e tij.

Edi Rama ka kyçur vendin në një shtet-rrethim absolut, me pamje nga më surrealet. Dhe ka arsye të rëndësishme pse Edi Rama po e bën këtë gjë. Së pari, ai po përpiqet të ngadalsojë sa të mundet përhapjen e infeksionit dhe së dyti, ajo çka është më e rëndësishmja, ai po përpiqet me të gjitha mënyrat, për të mos formalizuar kolapsin e plotë të vendit  dhe sidomos atë në shëndetësi. Ky kolaps edhe pa koronavirusin, ishte dhe është prezent në çdo qelizë të këtij vendi, por Ramës i intereson vetëm, që ne të mos e shohim atë.

Përfytyroni për një çast, sikur në Shqipëri të kishte sot zyrtarisht të testuar, pesë mijë të infektuar. Përfytyroni, që një mijë prej tyre të ishin në gjendje më të rënduar dhe të kishin nevojë për ndihmë mjekësore, pra hospitalizim. Ku do të shkonin dhe ku do t’i sistemonte Edi Rama ata?! Përfytyroni sikur 500 prej tyre të kishin nevojë për respiratorë, kur spitalet e Edi Ramës disponojnë vetëm një të tretën e tyre.

Këto janë arsyet që Edi Rama, ndoshta sot për herë të parë në jetën e tij, duke ditur gjendjen ku është shteti, na mbylli të gjithëve brenda, për t’u sëmurur më pak dhe mbi të gjitha, për t’u sëmurur me rradhë. Dhe po u sëmurëm me rradhë, pak e nga pak, Rama mendon se shmang kolapsin e madh. Këtë ai e sheh si të vetmin shpëtim të tij. Por, ç’rëndësi ka kjo gjë? Fakt është, se sot Edi Rama po bën gjënë më të mirë që mund të bënte dhe të vetmen gjë që ka në dorë, të na mbyllë brenda.  Kaq mundet, kuptojeni këtë!

Kjo është arsyeja, pse edhe unë, që jam një nga njerëzit që nuk e dua vërtet Edi Ramën, po zbatoj pikë për pikë, shtet-rrethimin e tij. Është hera e parë, që unë dëgjoj me kujdes dhe vëmendje të madhe këshillat e tij, që na i jep orë e çast, i rrethuar nga mjekrra si e Ismail Qemalit dhe betoni i Surrelit. Edi Rama është sot në këto ditë të këqija edhe kryeministri im! Ndaj e dëgjoj me kujdes edhe kur ai gënjen, sepse është e vërtetë që ai gënjen për të shpëtuar veten, por këtë gjë ai mund ta realizojë, vetëm duke na shpëtuar edhe ne, ose të paktën duke u përpjekur të na shpëtojë.

Edi Rama, kryeministri ynë, po bën sot të vetmen gjë që ka në dorë. Të na mbyllë brenda, të na kyçë dhe po u sëmurëm, të paktën të sëmuremi me rradhë. Ndaj unë, ju lutem të gjithëve, që të jeni sot me Edi Ramën dhe ta dëgjoni atë! Ju lutem, mos i kërkoni sot Edi Ramës shtretër, mos i kërkoni tamponë, mos i kërkoni tuba dhe respiratorë! Mos i kërkoni gjëra që ai, as i ka menduar kurrë më parë dhe as nuk ka ku ti gjejë! Ai ka sot me shumicë, koncesione dhe PPP, për check up, sterilizim, laboratorë, kamera dhe dronë propagande… Ka edhe televizion me emrin e tij. Ai ka sot, koncesione për inceneratorë, ka mender, sa të dhj***, siç thotë ai vetë edhe zhvillim edhe modernizim.

Por, mos i kërkoni gjëra të cilat nuk i ka dhe nuk i ka interesuar kurrë t’i ketë! Le t’i bindemi sot Edi Ramës! Duke dashur të shpëtojë veten, ai ndoshta mund të na shpëtojë edhe ne. Le të jemi sot të bashkuar rreth Edi Ramës edhe kur ai na gënjen! E keni dëgjuar, kur çdo ditë thotë, “po zbatojmë këshillat e OBSH-së”? I zuri goja lesh, duke thënë “OBSH, OBSH, OBSH”.

Dhe kur drejtori i OBSH-së, deklaroi se “duhen vetëm teste, teste, teste”, Edi Rama ynë tha se “ne do të ndjekim rrugën e Zvicrës, me sa më pak teste”, duke na shpjeguar gjerë dhe gjatë, si një doktor i madh, që Zoti e ka hedhur në këtë humbëtirë, për të na treguar, kur, si  dhe pse bëhen testet. Dëgjojeni dhe bashkohuni me Edi Ramën sot! Për të shpëtuar veten, ai po përpiqet të na shpëtojë edhe ne. Le të kyçemi brenda në shtet-rrethim dhe të paktën, nëse sëmuremi, le të sëmuremi me rradhë! Sot unë jam me Edi Ramën dhe ju lutem të gjithëve edhe po të mos e doni, të jeni me të!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ylli rakipi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ylli rakipi

Sondazh

Poll
Insights 16 Mars 2020, 08:50

Pse duhet të durojmë!

Po më ndodh diçka që nuk e kam pasur asnjëherë të mjaftueshme më parë. Kam kohë. Shumë kohë. Qëndroj ulur përballë Tv me orë të tëra, por nuk përqëndrohe...

Insights 14 Mars 2020, 09:07

Nga Artan FugaC’ja fut kot kjo doktoresha!!!Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë : shkoni kurohuni te futboll...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit