LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA/ Ditmir Bushati ‘thumbon’ kryeministrin Edi Rama: Shqipëria s’mund të ndërtojë marrëdhënie me Se

21 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
ANALIZA/ Ditmir Bushati ‘thumbon’ kryeministrin Edi Rama:

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm në mandatin e parë të qeverisë Rama 1, Ditmir Bushati ka thumbuar indirekt marrëdhënien e afërt të kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në një shkrim në rrjetet sociale, ku ndalet edhe tek Kosova, Bushati thotë se marrëdhëniet direkte Shqipëri-Serbi nuk mund të ndërtohen duke tejkaluar Kosovën.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë marrëdhënie direkte me Serbinë, duke tejkaluar Kosovën, pasi nuk e njeh mirë atë, e as nuk mund ta shoh dot pa sytë e kësaj të fundit. Sikundër, Kosova nuk e njeh Mesdheun e as garanton dot pjesëmarrjen në nismat rajonale pa Shqipërinë” shkruan ish ministri.

Nisur nga mesazhet e presidentes Vjosa Osmani dhe debatin që hapi vizita e saj në Shqipëri,(lexo këtu të plotë furtunën që pasoi ardhjen e saj), Bushati i kujton kryeministrit Edi Rama se politika nuk është treg futbolli.

“Politika, dhe aq më tepër interesi kombëtar, nuk mund të jetë si tregu i futbollit ku sportistët mund të veshin për një kohë fanellën e Real Madridit dhe për një kohë tjetër atë të Juventusit. Sepse në politikë historia dhe gjeografia janë elementë të pakapërcyeshëm” ka shkruar ish ministri i jashtëm.

SHKRIMI I PLOTË I DITMIR BUSHATIT:

RINDËRTIMI I BESIMIT

Mesazhet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në Tiranë, përtej intepretimeve partizane dhe epiteteve të papranueshme që u përdorën ndaj saj, nxorën edhe një herë tjetër në pah nevojën dramatike që ka shoqëria shqiptare për një regjim epistemik. Një treg idesh ku njerëzit kolektivisht kanë mundësi të arsyetojnë mbi atë që është e vërtetë. Në shoqëritë demokratike, ky regjim është një ekosistem i decentralizuar i akademikëve, klerit, shoqërisë civile, gazetarëve, sipërmarrjes dhe të tjerëve që nuk bien dakord për shumëçka, por bien dakord për një sistem të përbashkët rregullash për peshimin e provave dhe formësimin e njohurive. Një regjim, i cili po reziston me vështirësi ndaj epokës së të “vërtetave alternative” dhe garës brutale për klikime.

Në mungesë të regjimit epistemik, politika i dikton shoqërisë një agjendë mediatike, edhe për çështje të interesit kombëtar, e cila, në rastin më të mirë nuk mundëson shoshitjen e ideve që duhet t’i mbijetojnë kontrollit kolektiv, por përqendrohet tek artileria e përbaltjes dhe përbuzjes.

Le t’i marrim me radhë disa prej elementëve që duhet të përbëjnë parimet udhërrëfyese të një debati të shëndetshëm mbarëshqiptar.

I.
Ioannis Kasoulidis, ish ministër i jashtëm i Qipros dhe një prej mendjeve elegante të diplomacisë europiane nuk nguronte ta pranonte nëpër biseda se, “për arsye të njohura historike, qendra e helenizmit është Athina dhe jo Nikosia”. Kjo është e vetkuptueshme edhe për ne shqiptarët. Për Shqipërinë, Kosova është kryeçështje që prej themelimit të shtetit në vitin 1912, pavarësisht rrethanave gjeopolitike, formave të ndryshme të regjimit, qeverive që kanë shërbyer në Shqipëri dhe evoluimit të projektit të shtetësisë së Kosovës.

Mund të argumentohet e të debatohet hollësisht për peshën dhe influencën e Shqipërisë në Kosovë, për marrëdhëniet mes politikanëve dhe forcave politike, por nuk mund të vendoset në pikëpyetje roli i pazëvendësueshëm i Shqipërisë.

Për më tepër, Shqipëria është shteti amë i të gjithë shqiptarëve në rajon, e jo veç atyre që jetojnë në Kosovë. Kësisoj, pritshmëritë ndaj Shqipërisë janë gjithnjë të mëdha, sikurse përgjegjësitë e saj. Kujdesi nga Shqipëria për të mos u përfshirë dhe mos u perceptuar si e përfshirë në debatin politik të ditës në Kosovë është parakusht për një politike efektive.

I njejti kujdes duhet treguar edhe përsa i përket orientimeve dhe mbështetjeve që Shqipëria jep për fuqizimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Sa herë është synuar bashkimi dhe e mira e përbashkët, rezultatet nuk kanë munguar.

II.
Tingëllon e çuditshme, por duhet t’ia përsërisim sërish vetes se, avancimi i pozitave të shqiptarëve në rajon shkon në raport të drejtpërdrejt me ndërtimin e një marrëdhënie strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila duhet të jetë kapilare, në çdo fushë të jetës. Rrjedhimisht, edhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët e tjerë në rajon ndikohet nga ky bosht dhe ndarja e përgjegjësive e roleve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Bie fjala, Shqipëria nuk mund të ndërtojë marrëdhënie direkte me Serbinë, duke tejkaluar Kosovën, pasi nuk e njeh mirë atë, e as nuk mund ta shoh dot pa sytë e kësaj të fundit. Sikundër, Kosova nuk e njeh Mesdheun e as garanton dot pjesëmarrjen në nismat rajonale pa Shqipërinë.

Duke ndjerë këtë nevojë jetike, programi politik i Partisë Socialiste, që mori mbështetjen e shumicës së popullit në vitin 2013, parashikonte mekanizimin për arritjen e këtij qëllimi. Ne janar të 2014, në Prizren, vetëm pak muaj pasi erdhëm në krye të punëve të vendit, firmosëm dokumentin e partneritetit strategjik. Ky dokument, bashkë me praktikën e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, u kritikua në Tiranë e Prishtinë, si i panevojshëm. Ndërkohë që u kundërshtua zëshëm në Beograd, Banjaluka e Moskë, si kërcënim për rajonin.

Duhet thënë se dokumenti ishte produkt i një punë të mirëmenduar të strukturave shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, në konsultim me partnerët strategjik, i hartuar me një gjuhë të kujdesshme, plotësisht në pajtim me angazhimet ndërkombëtare, duke mos kompromentuar asnjë prej arritjeve të mundimshme historike të shqiptarëve. Një prej tyre, kishte të bënte me paprekshmërinë e kufijve, në përputhje me angazhimet e Aktit Final të Helsinkit.

Në dokument, partneriteti Shqipëri-Kosovë përkufizohet si strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen e tij euroatlantike. Në rast se do të respektohej fryma dhe mekanizmi bashkërendues i parashikuar në dokument, bazuar mbi katër shtylla: (i) politika e jashtme dhe e sigurisë; (ii) drejtësia dhe çështjet e brendshme; (iii) ekonomia, energjia, transporti, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit; (iv) kultura, arsimi dhe shkenca, sot do të kishim një bashkëpunim molekular me impakt të ndjeshëm për qytetarët në të dyja anët e Morinës, që do t’i paraprinte në të njëjtën kohë bashkëpunimit rajonal me fqinjët.

Sot, do të kishim gjithashtu dy shtete më funksionale dhe një debat me vështrim nga e ardhmja për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në shekullin e 21, në këtë kënd të Europës Juglindore dhe jo “importime interesash”. Nuk duhet të harrojmë se përfaqësimi në politikë është po aq jetik sa ç’është pulsi për njeriun. Politika, dhe aq më tepër interesi kombëtar, nuk mund të jetë si tregu i futbollit ku sportistët mund të veshin për një kohë fanellën e Real Madridit dhe për një kohë tjetër atë të Juventusit. Sepse në politikë historia dhe gjeografia janë elementë të pakapërcyeshëm.

Në rast se temat që vijojnë të mbajnë gjallë hapësirën mediatike, në lidhje me copëtimin territorial të Kosovës, mini-schengenin, gjykatën speciale, apo raportet me Serbinë, do të trajtoheshin përmes mekanizmit të ndërtuar nga partneriteti strategjik, e njëkohësisht duke siguruar mirëkuptim sa më të madh politik dhe shoqëror në Shqipëri dhe Kosovë, këto tema, do të prodhonin më shumë unitet dhe më pak përçarje. Mbase nuk do të arrinin kurrë të ishin pjesë e agjendës politike, apo t’i diktoheshin opinionit publik përmes oligarkëve propagandistik. Fatkeqësisht, këto tema i përçan shqiptarët si kurrë më parë.

III.
Mungesa e një regjimi epistemik, shoqëruar me shpërfilljen e parimeve udhërrëfyese të mësipërme, na largon nga objektivat strategjik, duke dobësuar rolin e shqiptarëve në rajon. Ndaj, le të ndalim rrugën e vetasgjësimit, e të përqendrohemi tek ndërtimi i një besimi të ndërsjellë që çliron energji pozitive.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama vizita e vjosa osmanit ne tirane vjosa osmani ditmir bushati edi rama vizita e vjosa osmanit ne tirane vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet