All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e DW/ Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç!

4 Prill 2022, 19:50 Nga DOSJA
Analiza e DW/ Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç!
All - Paragraf - 1

SERBI- A kishte pritur njeri gjë tjetër? Në realitet jo. Aleksander Vuçiçi, gjigandi me fytyrë fëmije, është fituesi i zgjedhjeve. Pavarësisht a do ta delegjitomosh atë nga jashtë si autokrat apo regjizor të një “demokracie hibride” – receta e suksesit të pushtetarit në post që prej dhjetë vjetësh ka të bëjë para së gjithash me ekonominë.

Megjithëse brezi i ri është gati për ta braktisur vendin, nëse nuk ka kohë që ka mbërritur në Vjenë apo në Frankfurt, zgjedhësit duket se e falenderojnë. Të ardhurat për frymë të Serbisë në pesë vitet e fundit u rritën në shumën e konsiderueshme prej 40%. Papunësia e shtetit me më pak se shtatë milionë banorë po bie, borxhi shtetëror është modest, rezervat në deviza të majme.

Pa ideologji drejt fitores

Kjo me sa duket ka sukses – në mënyrë shumë konkrete kur sheh frigoriferin dhe llogarinë bankare. Vuçiç, stabilokrati i kritikuar shumë herë, që u merr frymën medieve, që jep vende pune në bazë të përkatësisë partiake dhe që kontrollon policinë, shërbimet e fshehta dhe drejtësinë, zgjedhjet nuk i fitoi në asnjë mënyrë me patos nacionalist. Përkundrazi:

Politika e Vuçiçit është thuajse pa ideologji. Partia e tij Partia Serbe e Përparimit (SNS) vepron si lëvizje “catch-all”, që përqafon të gjitha dhe gjithçka. Opozitën ndërkohë ai i ka nxjerrë jashtë loje, nacionalistët ekstremë i ka margjinalizuar. Programi quhet “Vuçiç”, ai ka të bëjë vetëm me pushtetin.

Por tani ai duhet të vendosë. Brukselin apo Moskën?

Kursi i afrimit i Beogradit përballë Rusisë, i karakterizuar herë pas here si “dashuri patologjike”, po përjeton një test stresi në mes të luftës së Ukrainës.

Çështje identiteti

Sepse ata nuk e dinë se çfarë duan?, mund të përshkruhet situata e Beogradit. Vuçiçi luan ngjashëm si dikur Tito midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga rusët, shokët mjaft të mirë, Beogradi merr gaz me një çmim miqësor, por njëkohësisht ushqehet që prej 15 vjetësh me ndërkohë tre miliardë euro nga i ashtuquajturi Fond i Përafrimit me BE. Që prej vitit 2014 Serbia negocion me Brukselin për biletën e hyrjes në BE – në mënyrë irrituese të ngadaltë.

Pikërisht në këtë pikë tani vjen një vrull i ri në negociatat me gjysmë zemre të anëtarësimit. Lufta e Ukrainës ka ndryshuar shumë gjëra. Pas shumë kërkesave të përsëritura shumëvjeçare ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor – dera e BE është hapur tej e tej. Papritur nuk bëhet më fjalë në radhë të parë për garanci të shtetit ligjor, për medie të lira dhe për veprimin ndaj korrupsionit. Tani shtetet e Evropës Juglindore – në mënyrë fare të veçantë Serbia – duhet të mbrohen nga oreksi i Putinit. Por Beogradi duhet të vendosë.

Pak kritikë në drejtim të Moskës

Miku historik i sllavëve, Moska, është i dashur dhe i shtrenjtë për Beogradin. Vëllai ortodoks pengon prej kohësh, me veton e tij në Këshillin e Sigurimit, pranimin e Kosovës. Beogradi nuk ka dëshirë ta dorëzojë të ashtuquajturën “djep të serbizmit”. Faktikisht, Kosova është shpallur e pavarur që në vitin 2008. Gjë që Beogradi dhe Moska nuk e pranojnë, por që e pranojnë ndërkohë 100 shtete.

Në këtë kuadër nuk është për t’u çuditur që Vuçiçi e mbështet vetëm vjedhurazi rezolutën e OKB-së kundër Rusisë. Sanksione ai hezitoi të vinte, por atëherë vlenin ligjet e fushatës elektorale. Tani numërimi i votave përfundoi, burri i fortë u konfirmua në post dhe ai i morri të korrat politike.

Që prej tani, vlen pyetja: çfarë do të bëjë ai me rezultatin? Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës i jep Beogradit si dhuratë nga Brukseli një ofertë XXL mirëseradhjeje. Një shans historik – jo vetëm për shkak të kushteve. Serbia është evropiane dhe do të ishte mirë të bëhej evropiane e Bashkimit Evropian. Nga kjo do të përfitonte i gjithë rajoni.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët