LIVE UPDATES
Editorial

Ndalimi i koalicioneve për të përmbushur një marrëzi që s’njeh më kufij

10 Korrik 2020, 14:27 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve për të përmbushur një marrëzi

Nuk është çështje teknike, as listash të hapura, ajo që ndodhi sot. Edi Rama, me besnikët e verbër në Parlament dhe me llumin që mbeti pasi opozita iku nga Kuvendi, ka vendosur ta mbajë pushtetin me Kushtetutë.

Nuk do lejojë koalicionet, ngre pragun për partitë me 5 për qind, shfrytëzon votën e administratës publike që e gjeti me 110 mijë punonjës dhe e çoi me 172 mijë sot, blen sa mundet vota dhe del partia e parë në zgjedhje.

Kështu mund të marrë me ligj votat e gjitha aleatëve të PD-së që nuk arrijnë dot pragun vetëm, blen ndonjë deputet nëse i duhet, ose i ofron Lulzim Bashës një koalicion të madh.

Nëse dështon e bën me LSI.

Këto ishin fantazi të çmendura, që dukeshin si paranoja deri sot. Analizoheshin si një variant utopik i një njeriu të dëshpëruar që nuk do ta lëshojë karrigen nga frika e atyre që ka bërë 8 vjet dhe nga pangopësia për pushtet dhe para, por fjalë për fjalë u pranuan nga Edi Rama.

U duk si fantazi e çmendur që të hidhej poshtë marrëveshja e 5 qershorit që u arrit me shumë mund, por sot në Komisionin e Ligjeve, krejt papritur deputetët e PS dhe të asaj që nuk dihet pse, quhet opozitë parlamentare, u votua për shkeljen e saj.

Pas pak, Edi Rama doli për ta justifikuar në Konferencë shtypi. Shkelësi i marrëveshjes tha se nuk ka ndryshuar rregullat e lojës, ndërsa po ndryshonte Kushtetutën.

Madje tha se asgjë nuk do preket nga marrëveshja në Këshillin Politik, por i duhet marrëveshje edhe me opozitën Parlamentare.

Foli me argumentet e Myslym Murrizit, kur tha se koalicionet janë dëmi më i madh që i bëhet vendit, ndërkohë që në 2013 vetëm koalicioni e solli në pushtet. Tha se koalicionet tjetërsojnë vullnetin e votuesit, që voton për tjetërkënd dhe votën e merr tjetërkush dhe i minimizoi ndryshimet e tjera, për t’i fshehur me listat e hapura.

Le t’i marrim një nga një argumentet e Edi Ramës. E para është se nuk e ka prishur marrëveshjen, sepse çdo gjë që është në marrëveshje do votohet, por do ndryshojnë disa gjëra të tjera. Këto gjërat e tjera lidhen pikërisht me zgjedhjet, madje me organizimin e opozitës në zgjedhje.

Moslejimi i koalicioneve ndikon direkt mbi opozitën, por ai e quan që nuk ndryshon rregullat dhe nuk prish marrëveshjen. Po sikur në Kushtetutë të shtohet një nen që thotë “Edi Rama do të jetë kryeministër pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, a është prishje e marrëveshjes? Me logjikën e Ramës jo, sepse në marrëveshjen e 5 qershorit nuk shkruhet asgjë që ta ndalojë këtë.

E dyta, është që Rama pretendon se i duhet të bëjë 2 marrëveshje, edhe me opozitën jashtë parlamentit edhe me atë brenda. Formatimi i Këshillit politik e përgënjeshtron këtë.

Në përbërje të tij ishte edhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e asaj që quhet nga Rama, opozitë Parlamentare.

Ajo firmosi pro marrëveshjes, kështu që argumenti i dy marrëveshjeve bie. Për më tepër, që ishte maxhoranca që e hodhi poshtë propozimin e Rudina Hajdarit për rishikimin e sistemit në Këshillin Politik.

Pse e hodhi poshtë në Këshillin Politik dhe pse negocioi jashtë këshillit me “opozitën parlamentare”? Sepse propozimet nuk qenë të njëjta.

Rudina Hajdari kërkonte vetëm ndryshim të sistemit zgjedhor dhe lista të hapura, ndërsa propozimi i Murrizit dhe çfarë dolën pas Murrizit, kërkonte moslejimin e koalicioneve.

Pra Rama, nuk donte të negocionte me “opozitën parlamentare” të Murrizit, por me veten, me draftin e përgatitur nga Ilir Rusmajli për llogari të Gramoz Ruçit dhe të firmosur nga mbetjet e opozitës.

E treta është që koalicionet nuk e deformojnë vullnetin e votuesve, përkundrazi janë garanci që vota për partinë që do të mos shkojë në favor të një force që nuk ka asnjë lidhje me të.

Nëse dikush voton LZHK e Dashamir Shehit, për shembull, e di paraprakisht që vota e tij do t’i shkojë Shehit dhe koalicionit që ka zgjedhur ai. Nëse nuk lejohen koalicionet, vota për Shehin ndahet mes PS dhe PD dhe, në rastin më të mirë, në çdo 2 vota, 1 i shkon kundërshtarit të Shehit.

Në fund, pretendimi i Edi Ramës se po i shërben interesave të vendit, mbetet më qesharaku. SHBA dhe BE, njëzëri këtë herë kanë kërkuar kodifikimin e shpejtë të marrëveshjes dhe kanë paralajmëruar reagim kundër ndryshimeve të njëanshme.

Ambasadori gjerman, Zingraf, dje në Deutch Welle, i përmendi 3 kushtet për të marrë datën e takimit të parë për Kornizën e Negociatave. I pari ishte votimi i marrëveshjes së 5 qershorit, i dyti hetimi i akuzave për blerjen e votave dhe i treti, fillimi i punës së Gjykatave Kushrtetuese dhe të Lartë.

Edi Rama e ktheu në pikën zero, vendosi ta izolojë vendin, të krijojë një problem me SHBA dhe BE, për të nisur kursin e pushtetit të pakufijshëm që e varfëron vendin më shumë dhe i largon shqiptarët përgjithmonë. Prandaj, përtej teknikaliteteve, ky vendim është shkatërrimtar për vendin.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama lulzim basha ndalimi i koalicioneve edi rama lulzim basha ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

Editorial 6 Korrik 2020, 08:52

A është në rrezik liria e besimit në BE?

TIRANË- Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj