LIVE UPDATES
Editorial

‘Detyrë e Posaçme’, ose për kë bien këmbanat…?

9 Korrik 2020, 07:42 Nga DOSJA
‘Detyrë e Posaçme’, ose për kë bien

Brezit të rritur para viteve 90-të, i kujtohet mirë një film i Kinostudios “Shqipëria e Re” me titull “Detyrë e Posaçme”. Me nota të larta i thureshin lavde heroit të sigurimit që  i infiltruar në agjenturat e huaja shkatërronte armiqtë, që sot quhen “Ndërkombëtarë” për të mos thënë zot shtëpie.

Në klimën e acaruar politike ku një pjesë e madhe e popullsisë nuk figuron asgjëkund e përfaqësuar, u arrit nën protektorin amerikan një marrëveshje mes palëve politike ku nuk mungoi edhe firma e opozitares Hajdari. Por Znj.Hajdari njëherë e firmos dhe të nesërmen e ç’firmos atë që firmosi dhe në këto kohë pandemie ku janë ndaluar edhe grrumbullimet, si rrufe parlamentare u grumbulluan plot 29 firma deputetësh. Pëlhurën zgjedhore që me zor të madh u thurr nga Bylykbashi e Gjiknuri (që kësaj radhe nuk kish nevojë për djemtë problematikë) e bekoi edhe Znj. Kim e Z. Soreka, por, papritur e mallkoi Gjuzi, Majlinda e Murrizi.

Në këto ditë që rënkojnë nga gjëmimi i këmbanave të COVID zisë, po bien edhe këmbanat e fundit të asaj që i ka mbetur sistemit që ne e quajmë demokraci. Histori agjentësh përhapen me shpejtësi për dy figura të shquara të letrave, ndërsa flamurin e demokracisë e ka marrë në dorë deputeti Murrizi. Në popull, murrizi njihet si bimë medicinale që ul tensionin e lartë, ndërsa opozites së vendit, deputeti Murrizi po i shfaqet si ferra që nuk të lë të vazhdosh rrugën. Pyetja që shtrohet është: Përse Z. Murrizi apo Znj. Hajdari që u dhimbset kaq shumë demokracia dhe u duket i padrejtë sistemi, u bënë deputetë nga lista?

Kemi të bëjmë këtu me “heronj” të demokracisë, apo me individë që kanë një detyrë të posaçme? Po të shohësh votimet e deputetëve që quhen opozitë, ata kurrë nuk harojnë të ngrenë kartonin pro ligjeve të qeverisë. Madje edhe për shkarkimin e Presidentit Meta qenë dakort edhe Rudina e Murrizi. Opozitarë që kryqëzojnë Presidentin vetëm se shtyu me dekret datën e zgjedhjeve, vetëm te ne gjen. Madje edhe ekspertët e Komisionit të Venecias nuk gjetën shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, por te ligjet e qeverisë për median, apo për betimin e gjykatësve buzë Lanës. A mundet që një grup deputetësh që përfaqësojnë vetëm vullnetin e tyre dhe jo të zgjedhësve, të ndryshojnë Kushtetutën për të penguar koalicionet zgjedhore? Dikur nga fermerë të lirë na futën me detyrim në kooperativat socialiste, ndërsa tani duan të na imponojnë të mos kemi bashkime partish para zgjedhore që “pazarin” ta bëjnë pas zgjedhjeve?! Dhe këtë e bëjnë disa individë që kanë një grusht votash?!

Për kë bien Këmbanat?

Këmbanat po bien gjithandej. Kudo. Rënkojnë nga dhimbja. Dhimbje për të humburit e pandemisë, dhimbje për shkërrmoqjen e shtetit të së drejtës. Ato bien për qytetarët që nuk gjejnë të drejtën në dyert e gjykatave. Për padrejtësinë e “drejtësisë”, për tenderat e zhvatjes, për shtetin fantazëm që i shërben partisë. Kultura komuniste ku nënpunësit ishin shërbëtorë të partisë dhe jo të ligjit, vazhdon edhe sot. Dikur miku im Afrim Krasniqi shpëtoi “nderin” e Myslim Murrizit para partisë, ndërsa sot Murrizi edhe pse në dorë mban flamurin e demokracisë, si AS nën mëngë ka pilulat që do mbajnë në pushtet Rilindjen – jo të Shqipërisë…, të partisë që na qeveris.

O udhëtarë nëse dëgjon këmbanën të bjerrë, mos pyet për kë po bie, ajo bie edhe për ty.  Kështu na sygjeron Hemingueji.

Ps: Kur udhëheqësi dikur na la, një punëtore e prekur nga humbja e madhe tha para kolektivit: Po tani si do brohorasim? Parti Ramiz hajde të vemi për murriz”?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial damian gjiknuri ilir gjini myslim murrizi reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri ilir gjini myslim murrizi reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll
Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

Editorial 6 Korrik 2020, 08:52

A është në rrezik liria e besimit në BE?

TIRANË- Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të p...

Editorial 2 Korrik 2020, 09:21

Presidencë në kohën e Coronës

GJERMANI- Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjasht...

Editorial 1 Korrik 2020, 09:28

Edhe një i mllefosur më shumë

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për KosovënNëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e krye...

Editorial 1 Korrik 2020, 06:19

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

GJERMANI- Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu drejtua përmes një vid...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen