LIVE UPDATES
Bota

Tu tregojmë vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor

25 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA

GJERMANI- Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bosnja ka bërë kërkesë për anëtarësim ndërsa Serbia bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po si qëndron puna lidhur me vlerat e shumë përbetuara si demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në praktikë?

Që nga viti 1989 ka “përparime” edhe pse të vonuara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gëzojnë lirinë e udhëtimit gjë që shumë e përdorin për të migruar në perëndim. Në zinxhirët e supermarketeve, shumë prej tyre në duart gjermane, ka kryesisht mallra të importuara dhe vështirë gjen  për të blerë produkte vendase. Projekte të mëdha korruptive ndërtimi si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimi i pyjeve, grabitja e tokës dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit i bëjnë dëm të madh natyrës unike. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të gjendje të ulët, papunësia është e lartë. Shumë prej qytetarëve të këtyre vendeve nuk mund të mbijetojnë pa paratë që u dërgojnë familjarët nga jashtë apo pa një sektor të lartë informal. Ka ardhur koha ta pranojmë se transformimi neo-liberal në Ballkan ka dështuar.

Pjesëmarrja e ulët zgjedhore në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd e zbehën “shkëlqimin” e fitores së Presidentit Aleksandër Vuçiq në zgjedhje.

Maqedonia e Veriut po përballet pas një fushate të ndyrë zgjedhore me një formim gati të pamundur të qeverisë. Ish-shpresa, prokurorja speciale Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish-shefi i shërbimit sekret dhe kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sasho Mijalkov, “i forti i të fortëve” që dikur e kishin frikë të tërë dhe një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecin tani serbes nëpër Shkup. Kurse vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest.

Bosnja është një vend i paqëverisshëm në të cilin elitat, të kryesuara nga kleptokratë si Milorad Dodik dhe Bakir Izetbegoviq, ndajnë burimet mes njëri-tjetrit. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me ndihmën e një intrige amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballet me një akuzë për krime lufte në Hagë, gjë që Kryeministri shqiptar Edi Rama e quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje në muajin shtator, është i përçarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin për fenë midis Kishës Ortodokse ultrareaksionare ortodokse serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë, Presidentit Millo Gjukanoviq.

Pse nuk çudet askush që miliardat e BE-së, EBRD-së, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera zhduken?

Në varësi të këndvështrimit në Ballkan janë zhvilluar pas vitit 1989 demokraci hibride, kleptokraci ose shtete mafioze. Studiuesi me origjinë serbe Branko Milanović shprehet në blogun e tij për “kleptokraci shumëpartiake”; politologu Jasmin Mujanović shprehet në librin e tij Hunger and Fury për “autoritarizëm elastik”; kurse  drejtuesi i Transparencës Ndërkombëtare në Bosnje, Srđan Blagovčanin, flet në një studim të fundit për “sundimin e karteleve”. Sipas mendimit të Vedran Džihić nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare (OIIP) zgjedhjet në Serbi janë “gjoja demokraci në formë arti iluzionist”.

Fatkeqësisht situata në disa vende anëtare të BE-së nuk është më e mirë. Ato thjesht patën fat që u bënë më kohë anëtare të klubit, sikurse dëshmojnë shembuj nga Rumania dhe Bullgaria, Malta, Qiproja, Hungaria dhe Polonia. Sociologu hungarez Balint Magyar e quante Hungarinë që në vitin 2016 si “shtet mafioz post komunist” . Kriteret që përdor ai mund të përdoren edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracinë e atjshme nuk i shqetësojnë gjëra të tilla për shkak të përparësive të tjera. Dhe vërtet ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në ligje dhe rregulla” në Ballkan, kur vetë shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, i shpërfillin rregullat, sapo u preken “interesat e tyre”. Aleancat partiake evropiane, sidomos EPP dhe PSE, luajnë një rol për t’u shqetësuar në raportet e krijuara me kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatore, të krishtera, liberale, social-demokrate apo socialiste është thjesht mashtrim.

I ashtuquajtur proces i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është shndërruar në malin e famshëm që u mbars e polli një mi. Organizatën për shkëmbimin e të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), rezultati pothuajse i vetëm konkret i këtij procesi, nuk duhet të nënvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqësuesve të përkushtuar të shoqërisë civile.

Belgien Treffen Westbalkan-EU in Brüssel (European Union)Takim Ballkan-BE në Bruksel

Projektet e synuara të infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë madje edhe me financimin e BE-së, dhe po i josh vendet e Ballkanit në një kurth borxhesh. Qëndrueshmëria e këtyre projekteve është çështje tjetër. Gjithësesi ato janë ideale për të “tjetërsuar” miliona para.

Një zhvillimi i qëndrueshëm në përshtaje me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket se është në interes të elitave të Ballkanit ose të partnerëve të tyre evropianë. Rreziku është i madh që presioni për një “rikuperim ekonomik” të shpejtë pas Coronës do t’i shndërrojë në butafori mashtruese përpjekjet për një zhvillim dhe ndryshim që u shërben njerëzve dhe natyrës.

BE-ja duhet ta rishikojë urgjentisht në mënyrë themelore politikën e saj për Ballkanin. Një “metodologji” e re nuk ka më dobi. BE-ja duhet t’u tregojë vendin elitave të korruptuara në politikë dhe në biznes duhet të kundërshtohen. Dhe t‘i nxjerrë edhe personalisht përpara përgjegjësisë. Kjo është e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile të dobët, por të shumëllojshme dhe të gjallë. Për sa kohë të rinjtë do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes përshtatjes ose emigrimit, nuk do të jetë e mundur të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Brukseli, Berlini dhe Parisi duhet të tregohen më në fund të guximshëm dhe të flasin hapur me elitat e Ballkanit. Por kjo nënkupton gjithashtu edhe pranin e deficiteve vetiake dhe luftimin e tyre. Një “le të vazhdojmë kështu si deri tani” do të jete me pasoja fatale.

Gudrun Steinacker ka punuar mes viteve 1976 dhe 2016 për trembëdhjetë vjet në Ballkan, së fundmi si ambasadore e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut (dikur FYROM) dhe në Malin e Zi.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gudrun steinacker lideret e be lideret e korruptuar gudrun steinacker lideret e be lideret e korruptuar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet