LIVE UPDATES
Editorial

Analiza: Një kokërr rrushi të thatë për të gjithë

13 Prill 2020, 11:01 Nga DOSJA
Analiza: Një kokërr rrushi të thatë për të

Nga Veton Surroi

1. Ja dy rrëfime paralele.

Në tërë botën – te fqinjët, në BE, në Amerikë – po merr hov parësor debati se si dhe kur të dilet prej karantinës. E, në Kosovë po zhvillohet debati se kush duhet të jetë në krye të pushtetit kur të dalim prej karantinës.

Presidenti amerikan deklaroi se gjendet para vendimit më të rëndë të jetës së tij, atë për formën se si të rikthehen njerëzit në punë e fëmijët në shkolla. Presidenti i Kosovës, ndërkaq, deklaroi se ka obligim kushtetues “sigurimin e emërimit të kandidatit apo kandidates për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës” (një formulim që nuk ekziston në 30 pikat e nenit kushtetues mbi obligimet e Presidentit).

Nëse hiqet elementi (gjithsesi i rëndësishëm) i garës presidenciale, burim i madh stresi për presidentin amerikan në vendimmarrje është konflikti konceptual, me vlerë të veçantë për shoqërinë amerikane: nëse e ndal ekonominë i zvogëlon vdekjet nga COVID-19, por i rrit ato nga papunësia e varfëria. Stresit i ndihmon analiza që i servohet nga ekipi i ekspertëve që po e këshillon: po të mos ishin ndërmarrë masat e distancimit social, numri i të vdekurve, sipas projeksioneve, do të mbërrinte 300 mijë, por nëse masat e karantinës hiqen numri i vdekjeve mund të mbërrijë në 200 mijë edhe nëse shkollat mbesin të mbyllura tërë verën, një e katërta e SHBA-së punon nga shtëpia dhe vazhdojnë disa masa të distancimit social.

Në duart e ekipit të presidentit amerikan janë këshillat nga Instituti për Vlerësime Shëndetësore të Universitetit të Washingtonit kundër heqjes së masave të karantinimit: “Mjafton të thuhet se nëse në nivel të shtetit ato i ndalim më 1 maj, do të kthehemi në gjendjen në të cilën jemi sot dikur nga korriku”.

Ndërkohë, në duart e ekipit të ngushtë këshillues të presidentit të Kosovës janë opsionet për shkarje nga Kushtetuta, në mënyrë që të zgjidhet një qeveri që do t’i përshtatej atij.

2.Te H. Thaçi përsëritet diçka që ka bërë më herët. Ai, më 1999, në Rambouillet e Paris llogariste se përderisa me çlirimin e Kosovës do të merreshin Amerika e NATO, ai duhet të merrej me postin e tij personal në Kosovën e çliruar. Tash llogarit se me pandeminë do të merret Amerika (dhe çdokush tjetër) e ai duhet të merret me formimin e një qeverie sipas qejfit të tij. Në kalkulimet e tij, më 1999 nuk duhej lejuar që fundi i luftës ta zinte Rugovën në pozitën e autoritetit që ka; njëjtë tash nuk duhet lejuar që fundi i kësaj faze të pandemisë, posaçërisht nëse është me sukses për Kosovën e qytetarët e saj, ta zërë qeverinë e tanishme në detyrë.

Ekzistojnë, megjithatë, dy dallime thelbësore në këtë analogji. I pari është se këtë krizë të COVID-19 nuk do t’ia zgjidhë Kosovës Amerika (zaten as Evropa e askush tjetër). Për dallim prej vitit 1999, nuk ka avionë bombardues e as raketa Tomahawk që do ta shporrin virusin korona prej këtej; kjo është tash detyrë e çdo shteti veç e veç, e në fund e njerëzimit në tërësi. Dallimi i dytë është se ky relacion mes një shumice që merret me çështje thelbësore (çlirimi, lufta kundër pandemisë) dhe një pakice të përfaqësuar nga Thaçi që merret me çështje të statusit personal të pushtetit nuk mund të fshihet sikur më 1999. Atëbotë, në kushte lufte dhe nevoje për kohezion, nuk u përhap se kishte dallime në Rambouillet dhe se shumica donte marrëveshje për Kosovën, e një njeri, H. Thaçi, donte marrëveshje për postin e vet. Në narracionin kolektiv kosovar nuk doli se njeriu që i bëri më së shumti dëm Kosovës në Rambouillet ishte H. Thaçi. Nuk dolën narracione të ndryshme të luftës për pushtet, por doli vetëm një narracion: se kosovarët po bëheshin bashkë.

Tash kemi narracion qartazi të ndarë. Në çdo vend të botës, dhe do të qe e pritshme e njëjta gjë edhe në Kosovë, shumica dërrmuese e njerëzve kanë një brengë pandeminë- dhe çdo gjë që lidhet me të, shëndetësore, ekonomike e sociale. Por, kjo nuk reflektohet në debatin publik në Kosovë. Në të ekziston hapësirë e ndarë, madje konkuruese mes politikës dhe koronaviruesit e shumë çështjeve të tjera. Dhe kjo, për momentin, është fitorja e madhe e Hashim Thaçit( e humbja e Kosovës) që arriti ta relativizojë koronavirusin si temë për ta futur temën e pushtetit në diskursin publik.

3.Rrëfimi paralel mes asaj që po ndodh në botë dhe asaj që po ndodh në Kosovë është rrëfimi për dy procese të ndryshme, madje të kundërta e të matshme në shkenca kognitive. Në njërin po ndodh përqëndrimi (ndonëse është diçka e vështirë në administratën Trump), përmbledhja e analizave të ndryshme, vendosja e një “treni” të të menduarit, që duhet të krijojë proces vendimmarrjeje dhe vendimmarrje.

Në tjetrin, atë kosovar, po ndodh një shkapërderdhje e përditshme argumentesh e temash, diçka si topi pinball(i “fliperave”) që shkon prej një pengese në tjetren, duke krijuar zhurmë dhe numra rezultatesh që në fund nuk thonë gjë.

Brenda 4 javësh, vëmendja e qytetarëve të Kosovës ishte e zënë me marrëveshje për këmbim territoresh, marrëveshje që ishte sekrete, marrëveshje që nuk është marrëveshje dhe që nuk është sekrete, politikanë e parti proamerikane dhe politikanë dhe parti antiamerikane, vijues dhe kundërshtues të Rugovës, mustaqet e një ministri, shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, tifozërinë interpretuese të çdo neni, përfshirë edhe nenet joekzistuese të Kushtetutës së Kosovës, taksën 100 për 100 dhe domethënien apo mungesën e domethënies së saj historike… dhe kështu me rradhë, në pafund.

4.Diskursi publik ka filluar t’i ngjasojë në ritëm, përmbajtje dhe shpërqëndrim atij të rrjeteve sociale. Për më tepër, kjo po ndodh pasi po rritet numri i të infektuarve në Kosovë dhe për herë të parë pas vitit 1999 Prishtina është vënë në karantinë. Si të dalim nga kjo gjendje e të folurit publik?

Fillimisht, ta ndërpresim trajtimin e realitetit tonë si status Facebooku. Një shoqëri nuk mund të qëndrojë në gjendje të përhershme shpërqendrimi, duke pritut statusin e ardhshëm.

Pastaj, të marrim pak mësim prej diçkaje që në terapitë kognitive quhet si “mindfulness”, e që më duket se në shqipe më së miri do të quhej “mendjembledhje”, pra gjendja e përmbledhjes së mendimeve. Ideja është që ti vihet freni për një moment tërë këtij treni të mendimeve me të vilin ballafaqohemi dhe të përpiqemi të kuptojmë se çka është sot, në këtë moment, me rëndësi. Terapistët e inspiruar nga budizmi, për ta ilusruar rrugën drejt kësaj gjendjeje, përdorin një kokërr rrushi të thatë. Udhëzimi i tyre është që kokrra të merret, preket, të ndihet konfiguracioni i rrudhave, symbyllur të imagjinohet forma e kokrrës, ti ndihet era, shija në majën e gjuhës…. tërë një rrjedhe e të kuptuarit, e të qenët aty, në atë moment, me vetëmnjë çështje me të cilën mund dhe duhet të merresh me tërë shqisat e tua.

Kokrra e rrushit të thatë për këtë shoqëri sot është kriza COVID-19. Të gjitha tjerat vijnë më pas. Dhe mund të presin. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial nga veton surroi editorial nga veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2020, 19:59

Çka kanë shqiptarët e që nuk ka Evropa?

KOSOVË- Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ d...

Editorial 3 Prill 2020, 14:09

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj