LIVE UPDATES
Editorial

Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde – për momentin

10 Prill 2020, 09:16 Nga DOSJA
Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde – për momentin

BE ra dakord për masa të menjëhershme, që do të mbështesin financat publike, bizneset dhe individët të përballojnë krizën ekonomike për shkak të virusit Corona. Kredi të favorshme prej mbi 500 miliardë eurosh ofrohen kryesisht nga strukturat ekzistuese të BE:

Banka Evropiane e Investimeve, instituti për nxitjen e ekonomisë në BE, do të ngrejë një fond garancie prej 200 miliardë eurosh, për kredi shtesë për sipërmarrjet e mesme e të vogla në shtetet e BE.

Komisioni Evropian u ofron shteteve kredi të favorshme, për të financuar punën me orar të reduktuar. 100 miliardë euro janë në dispozicion për shtetet, po të kenë vështirësi aktualisht, të financojnë punën me orar të reduktuar, që njihet edhe si “Kurzarbeit”.

Ky instrument zbatohet për herë të parë dhe u deklarua i përkohshëm. Kjo kur kërkesa për një skemë të përbashkët të përhershme për sigurimin për të papunët e BE është e vjetër.

Si për kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, ashtu edhe për kreditë për punën me orar të reduktuar, shtetet anëtare japin secila 25 miliardë euro garanci.

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), mekanizmi i krizës i BE, do të japë më tej kredi parandaluese ndaj një kolapsi – në shumën dy përqind të prodhimit ekonomik të një shteti. Gjithsej 240 miliardë euro.

Çfarë arritën ministrat e financave të BE?

Kemi një kompromis, që konsiston në dy elementë: së pari që kreditë nga Mekanizmi i Stabilizimit të Euros, ESM jepen thuajse pa kushte. Kërkohet vetëm që ato të përdoren për pasojat “direkte dhe indirekte” të pandemisë në shëndetësi. Jo për programe konjukturore. Deri tani ESM kërkonte programe strukturimi të ekonomisë, si kusht që të jepte kredi. Për shoqërimin me kushte të kredive të ESM rezistoi deri në fund Holanda.

Së dyti, ndahet paketa e masave, nga fondi për rindërtimin e ekonomisë në shtetet e BE. Për këtë fond do të diskutohet në vjeshtë. Kjo pasi ka mosmarrëveshje të mëdha për mënyrën me se do të financohet ky fond rindërtimi.

Në mbledhjen e ministrave të financave të BE, të martën, nëntë shtete të BE, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkuan që ky fond të financohet me eurobonde – me letra me vlerë me interesa fikse, për emetimin e të cilave hyjnë në borxh të gjitha shtetet e BE.

Kurse 10 shtete kërkuan që të mos merren borxhe të përbashkëta për fondin e rindërtimit. Ndër to bën pjesë Gjermania, Holanda, Austria e Finlanda. Gjermania përfytyron që ky fond rindërtimi të financohet duke zgjeruar buxhetin e ri të BE, të viteve 2021-2027 me një fond të posaçëm. Propozimin për këtë do ta paraqesë në 29 prill presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Çfarë mbeti nga kundërshtimi i ashpër i Veriut të Evropës Corona-bondeve?

Emetimi i Corona-Bondeve nuk u përjashtua kategorikisht përgjithmonë. Kjo temë do të diskutohet sërish në vjeshtë.

Por për momentin nuk shihet e nevojshme që të gjitha shtetet e BE të hyjnë në borxh me obligacione për Coronan, pasi mjete për ta ndihmuar Italinë dhe Spanjën po jepen. Jepen jo falas, janë kredi, por pa kushte për ristrukturim ekonomik vendeve marrëse, si Italia e Spanja. Kjo ka qenë deri tani kusht për kreditë e ESM.

Më tej është fakt që tani nuk ka të dhëna të sakta për humbjet ekonomike të shteteve nga kriza e Coronas. Që disa shtete mund të duan të shfrytëzojnë shokun e Coronas për kërkesën e vjetër për borxhe të përbashkëta me eurobonde, kjo nuk përjashtohet. Prandaj u la që të diskutohet me me qetësi në vjeshtë, nëse vërtet nuk bëhet dot pa Corona-Bonde.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e Lisbonës e BE e ndalon hyrjen në borxh të një shteti, për hir të një shteti tjetër.

Një pikë për të mos u nënvleftësuar: marrja e borxheve ka kosto për çdo vend. Ajo do të thotë për çdo shtet rëndesa vjetore, në përputhje me prodhimin ekonomik. Gjermanisë do t’i duhej të paguante çdo vit 12 miliardë euro shtesë për borxhet e reja. Pasi barra mund të ishte deri 0,36 përqind e prodhimit ekonomik. Holandës do t’i duhej të paguante deri 1,4 miliardë euro në vit shtesë, për borxhet e reja. Këto i ka llogaritur Banka Amerikane e Investimeve Jefferies, të cilën e citon Handelsblatt.

Një veçanti është se në Gjermani Eurobondet (apo Corona-bondet në këtë rast) duhet t’i aprovonte Bundestagu, me dy të tretat e votave. Kjo është kërkesë e Gjykatës Kushtetuese Gjermane.

Gjithçka është proces sa financiar, sa parimor, aq edhe psikologjik në shtetet anëtare të BE.

Sinjale për braktisje të vijave të kuqe në Gjermani

Kriza e përbotshme e gjen Gjermaninë në gjendje të mirë. Brenda vendit: arkat publike janë plot. Megjithatë kalim të vijave të kuqe ka edhe në Gjermani. P.sh. në marrjen e borxheve të reja: borxhi i shtetit u thellua, pa diskutime, me 150 miliardë euro. Deri tani prej gati një dekade në fuqi ishte doktrina: sa të ardhura, aq edhe borxhe – për të cilën iniciatori kryesor ishte ish-ministri i Financave, Wolfgang Schäuble.

Në politikën e jashtme: edhe në Gjermani vritet mendja si të mbështetet më mirë Italia dhe Spanja. Borxhi i Italisë aktualisht është 130 përqind e prodhimit ekonomik. Po arriti 160 përqind mbas kësaj krize, Italia ndodhet aty ku ishte Greqia. Dhe një kolaps i Italisë do të kishte pasoja më të rënda për bashkësinë, se ai që kërcënoi Greqinë.

Për herë të parë edhe në Gjermani ngrihen zëra që kërkojnë lejimin e eurobondeve, të Corona-Bondeve si masë e përkohshme. Përfaqësues të industrisë automobilistike i kërkuan këto ditë në një bisedë kancelares Merkel ndihma të gjithanshme për Italinë e Spanjën. 800 furnizues për 20.000 pjesë këmbimi për automjetet kanë gjermanët në këto dy vende. Përfaqësuesit e industrisë automobilistike thonë se nuk ka asnjë vlerë rihapja e fabrikave të automjeteve në Gjermani, po nuk eci e sinkronizuar puna me furnizuesit. Ekonomitë janë të ndërthurrura në BE.  

Edhe nga radhët e CDU-së, politikani i njohur Roderich Kieseweter kujtoi që BE ka marrë eurobonde në vitin 1974, në krizën e naftës. Dhe këtë mund ta përsëritë. Shtatë ekonomistë të njohur gjermanë kërkuan gjithashtu së fundi eurobonde.

Po kjo temë mbetet e vështirë t’u përcillet për momentin taksapaguesve gjermanë. Prandaj u la të diskutohet në një kohë më të qetë. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial bashkimi evropian ekonomia pas koronavirusit bashkimi evropian ekonomia pas koronavirusit

Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2020, 14:09

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të...

Editorial 31 Mars 2020, 14:59

Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam

Qazim Ismaili u bë, pa dëshirën e tij, personazhi kryesor i ditës. Ishte personazh edhe dje me një intervistë për Report Tv. Një intervstë që Dosja.al e publiko...

Editorial 30 Mars 2020, 18:50

Shoqëria civile vdiq?! Rroftë Mbreti!

TIRANË– Që Kryeministri Shqiptar nuk ka ndonjë simpati të veçantë për shoqërinë civile dhe median, sidomos për ata që shpesh kanë guxuar hapta...

Editorial 30 Mars 2020, 08:58

Strategjia amerikane në Kosovë po shkrin

Republika e Kosovës ka refuzuar të nënshtrohet nën presionin e ashpër nga Richard Grenell, drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare i cili gjithashtu shë...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit